Lëpusha, Fryma e pastër e maleve/ "Maja e Vajushës", atraksioni më i ri
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...

Korça është kthyer këtë fundjavë në kryeqytetin e festës, ngjyrave dhe kulturës, teksa çeli me madhështi edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve.
Me këtë aktivitet tradicional, u hap zyrtarisht edhe sezoni turistik në qytetin juglindor, që çdo vit pret me duart hapura vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj. Qindra qytetarë, artistë, të rinj e fëmijë vërshuan rrugët dhe sheshet kryesore të Korçës për të ndjekur një paradë plot ngjyra, ritëm dhe fantazi. Karnavalet këtë vit sollën jo vetëm argëtim dhe performanca tërheqëse, por edhe mesazhe të forta përmes simbolikës së kostumeve.
Zamira Kita, aktorja korçare që është çdo edicion pjesë e këtij festivali, tregon se përmasat këtë vit kanë qenë më të mëdha se kurrë më parë, me 400 kostume dhe dhjetra performanca e tematika.

"Si gjithmonë Karnavalet e Korçës sjellin gëzim, alegri, sigurisht edhe tematika. Shumë kostume, performanca, kemi shumë grupe të huaja këtë vit, shumë grupe korçare e shumë të rinj që duan të vishen. Siç e shihni, nëse i numërojmë, ne me listë kemi veshur 400 persona, pra janë 400 kostume. Kemi 6 grupe të huaja dhe 22 grupe të Korçës. Nga grupet e huaja kemi nga Greqia, Polonia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria që ka sjellë dy grupe bashkë", tha aktorja.
Kjo festë u kthye në një platformë të hapur për artin dhe kreativitetin, ku të gjithë patën mundësinë të shpalosin identitetin dhe mesazhin e tyre përmes kostumit. Aktorja Ilda Pepi ishte një nga surprizat e këtij edicioni. Ajo kishte krijuar pesë veshje të ndryshme për kolegët e saj, duke i përshtatur me dëshirat dhe ndjesitë e saj personale.
"Këtë vit ishte një maratonë komplet ndryshe për mua. Vendosa të zgjedh e të krijoj jo vetëm një veshje por pesë të tilla, të vesh të gjithë kolegët e mi, me dëshirat dhe pasionet e mia ti hedh në veshje karnavalesh. Meqënëse dy vite më parë bëra krahët e shqiponjës, vendosa që këtë vit të jap pak dritë, pak lule, pranverë edhe lumturi. Karnavalet shumë të bukura, mesa shoh nuk po mundem dot të jap edhe një intervistë sepse është radha e madhe mbrapa për të bërë foto. Kjo është kënaqësia jonë, ne dalim sot për të gjithë ju që vini, na shikoni dhe bëjmë foto bashkë."

Nën maska dhe ngjyra të ndryshme, fshiheshin edhe mesazhe të forta sociale. Një i ri korçar kishte zgjedhur të përfaqësohej me një arush dhe një kundër gas për të dhënë mesazhin e paqes.
"Unë jam nga Korça dhe siç duket, simbolika e veshjes time është ky kundër gas dhe ky arushi këtu që do të thotë, më mirë të heqim kundra gasët dhe të mbajmë dashurinë, që janë arushat e bukur. Është mesazhi kundër gjërave që po ndodhin sot në botë. Është hera ime e parë këtu dhe po e shijoj shumë, është super atmosferë."
Një nga momentet më të veçanta të festivalit ishte pjesëmarrja e grupeve ndërkombëtare, të ardhura nga vende të ndryshme si Greqia, Bullgaria, Polonia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Këta artistë sollën ngjyra dhe tradita të kulturave të tyre përmes kostumeve dhe performancave unike. Grupi bullgar përfaqësoi një dasmë tradicionale, me kostume të frikshme që, sipas tyre, kanë për qëllim të trembin shpirtrat e këqinj dhe të ruajnë fatin e mirë, ndërsa grupi nga Greqia solli engjëjt e parajsës, duke përfaqësuar vendin e tyre me krenari dhe elegancë.

"Ne vijmë nga Bullgaria. Ky është grupi jonë që përfaqëson një dasmë tradicionale bullgare. Me veshjet tona, ne trembim shpirtërat e këqinj dhe bëjmë që të dukemi të frikshëm që ti largojmë ata. Është hera jonë e parë këtu, është me të vërtet shumë bukur."
"Ne vijmë nga Greqia dhe jemi ëngjëj të parajsës. Jemi shumë të lumtura që po përfaqësojmë shtetin tonë. Është hera jonë e parë këtu. Është e mrekullueshme. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm, na pëlqen shumë qyteti. Faleminderit shumë që na mirëpritët."
Karnavalet e Korçës janë kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe turistike për të gjithë vendin, që nga viti në vit po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.
Ky festival nuk është thjesht një festë, por një manifestim i gjallë i shpirtit të lirë, artit, bashkëjetesës dhe respektit për diversitetin. Me një organizim gjithnjë e më profesional dhe me përfshirjen e gjeneratave të reja, Karnavalet e Korçës vazhdojnë të jenë një pikë referimi për promovimin e kulturës shqiptare dhe të turizmit në rajon./ CNA
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...