Korça çel sezonin turistik/ Kryebashkiaku Filo pret ministrin e Maqedonisë së Veriut, Limani
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...

Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme turistike, ngrihet një atraksion që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje: Maja e Vajushës.
Ecja në mëngjes nis nga Lëpusha në Malësinë e Madhe, një ecje mes shkurresh dhe shtigjesh që dredhojnë mbi këtë luginë. Rrugëtimi është i gjallë, në këmbë për afro 3 orë, plot frymë dhe kureshtje. Ndërsa ngjitesh, ajri bëhet pak më i freskët dhe pamja më e thellë. Gjatë ecjes turistët e huaj janë ata që dominojnë.
“Unë jam nga Beogradi dhe këtë vend e vizitoj për herë të dytë. Është e mrekullueshme, mjafton ta shohësh me sy dhe të mbet në kujtesën tëndë çdo ditë. I thashë vetes që duhet të rikthehesh në atë vend për ta përjetuar sërish. Ma kanë sugjeruar miqtë e mi që ata vetë e kanë parë në internet”, tha një turist.
“Po është hera ime e parë këtu. Po qëndroj prej një jave në Shkodër dhe vendosëm të vijmë në këtë vend kaq të bukur. Është fantastike, njerëz shumë të mirë, natyra shumë e bukur, ushqimi po ashtu ia vlen tepër dhe po kaloj një kohë të këndshme. Një ecje pak e vështirë këtu për disa orë por me një pamje magjepsëse. Unë jetoj në Londër dhe jam mësuar të bëj ecje atje”, u shpreh një turiste.
“Mendoj se nuk kam shumë fuqi për këtë ecje por po ia kaloj shumë mirë dhe dua ta bëj deri në fund. Më pëlqejnë njerëzit dhe gjithçka këtu. Një vend shumë i bukur dhe unë nuk kam parë kurrë në jetën timë diçka më të bukur se këtu”, tha një tjetër turiste.
“Ndjehem shumë i mrekulluar. Vend i bukur, njerëz të bukur, kulturë, ushqim, natyrë që më pëlqen. E bëra këtë shteg, gjë që ishte e mrekullueshme, e gjithë pista kur ngjitesh në majë, qëndron atje me flamurin e ngjitjes dhe është thjesht po. Është vërtet një ndjesi shumë e veçantë. E di që mund të shkosh në një kafene ose bar kudo dhe ishin shumë miqësor, je shumë i mirëpritur në të gjithë vendin, është fantastike. Oh, patjetër do ta sugjero sapo të kthehem në shtëpi dhe do t'ju them se po, kam takuar kaq shumë australianë këtu dhe mund ta kuptoj pse të gjithë vijmë këtu, është e bukur. Patjetër do t'u them të gjithë miqve të mi në shtëpi se duhet të merrni forcën këtu sepse është thjesht një fillim i mirë për të gjithë, është thjesht i mrekullueshëm i gjithë vendi dhe kam qenë këtu vetëm për një javë. Kam bërë vetëm male. Jam i emocionuar të vazhdoj udhëtimin dhe të përjetoj më shumë nga Shqipëria”, u shpreh një turist.
Më të paktë janë shqiptarët që vizitojnë majën e Vajushës, pasi për ta kjo ecje nuk është e lehtë për tu berë
“Në Lepushë kam qenë ndërsa në Majën e Vajushës po ngjitem për herë të parë. Për moshën time është pak e vështirë por dua ta bëj deri në fund sepse është një bukuri natyrore që dua ta shijoj. Shqiptarëve i them që përpara se të shkojnë jashtë shtetit të vizitojnë vendin e tyre sepse kemi shumë zona të bukura për të parë dhe duhen shijuar”, u shpreh një vizitor shqiptar.
“Unë jam nga Kosova dhe jam këtu bashkë me një grup të përbërë nga shqiptar dhe disa të huaj nga Australia, Amerika, Gjermania dhe disa vende të tjera. Kemi bërë ‘Peaks of Balkans” dhe kemi udhëtuar në të gjithë këto maja. Sot jemi në ditën e 9-të të udhëtimit dhe kemi edhe një ditë për ta përmbyllur. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Të huajt që kemi me vete në fakt janë mahnitur nga këto bukuri natyrore që kemi. Ata thonë se asnjëherë më parë nuk e kanë përjetuar një ndjesi të tillë kaq të bukur”, tha një shqiptar i ardhur nga Kosova.
“Unë e vizitoj dy herë në vit Majën e Vajushës sepse është shumë e bukur dhe merr shumë energji pozitive. Të bën shumë mirë edhe si sport dhe ia vlen. Këtu nuk ka nevojë fare për reklamë sepse është një perlë e natyrës së bukur shqiptare. Ne shqiptarët duhet që t’i vizitojmë këto vende përpara se të udhëtojmë jashtë shtetit. Në fakt kur vij më shumë shoh gjithmonë të huaj që vijnë dhe shumë më pak shqiptarë. Po të kisha mundësi do ta bëjë më shumë se dy herë në vit. Të huajt janë të mrekulluar me këtë vend”, tha një vizitor shqiptar.
Ngjitja në majën e Vajushës nuk është e lehtë, por nuk kërkon shumë pajisje profesionale, vetëm vullnet, pak përgatitje dhe shumë dashuri për natyrën.
Ndodhet 2050 metra mbi nivelin e detit duke qenë pikënisja e Bjeshkëve të Namuna me një pamje që shtrihet deri në Theth, Malin e Zi dhe malet e Kosovës.
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...