“Nuk do të cenohet nga operatorët privatë”/ Nis aksioni për hapësirën publike në plazhin e Velipojës
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...

Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkohësh festoi ditën e kulturës pukjane që kremtohet çdo 9 qershor. Kjo ditë me aktivitete të ndryshme në Pukë shpalosi vlerat artistike dhe kulturore të trashëgimisë së këtij qyteti. Ajo që Bashkia e Pukës synon është turizmi gjithëvjetor.

“Kjo është një ditë e veçantë për qytetin tonë. Puka ka mundësi për një turizëm gjithëvjetor dhe ne shpresojmë që këtë ta promovojmë sa më shumë, por na duhet ndihma e të gjithë institucioneve. Ne po bëjmë gjithçka është e mundur për t’i promovuar këto resurse dhe për t’i vënë në jetë ato që vetë natyra ia ka falur Pukës dhe për të rigjallëruar jetën në qytetin tonë. Ishte një risi e veçantë hapja e këtij sezoni turistik me të gjitha detajet e përgatitura dhe jam i bindur që edhe me rrjetin e bujtinave, por edhe me atë që vetë Puka ofron si Zip-Line me një gjatësi 1.2 km ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, i jep vlera të shtuara Pukës. Gjej rastin që të ftoj çdo të ri apo këdo tjetër për të investuar në Pukë sepse ne si bashki do ta mbështesim plotësisht”,-tha Ferid Ringaj, Zëvendëskryetar i Bashkisë Pukë.

Drejtorja e Turizmit në Bashkinë Pukë, Dhurata Risto u shpreh se ligji për Paketën e Maleve është një mundësi e mirë për të investuar në atë vend.
“Unë ju falenderoj ju dhe gjithë aktorët e tjerë që merrni pjesë në këto aktivitete të rëndësishme për ne, për t’ju thënë që ne si bashki jemi këtu duke vënë në dispozicion të gjitha mundësitë tona sepse ne duam që të ofrojmë idetë tona dhe të tjerët të vijnë dhe të na mbështesin. Ligji për Paketën e Maleve është i rëndësishëm dhe ide e mirë për të rinjtë që kanë emigruar, por edhe biznesmenë të tjerë të vijnë dhe të investojnë sepse Puka bëhët e bukur siç është”,-tha Risto.

Në ditën kulturore pukjane dhe hapjen e sezonit turistik në Pukë u promovuan disa botime librash të autorëve të ndryshëm ndërsa vijoi me një panair ushqimesh dhe veshjesh tradicionale dhe aktivitete argëtuese./CNA
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimi...
Korça është kthyer këtë fundjavë në kryeqytetin e festës, ...
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...