Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen kulturat, muzika dhe vallet e popujve ballkanikë.
Me ritme, ngjyra dhe trashëgimi shpirtërore, qyteti juglindor mirëpret edicionin e shtatë të festivalit shumëkulturor “Shpirti i Ballkanit”, një nga aktivitetet më të rëndësishme të verës që i kushtohet folklorit tradicional dhe muzikës bashkëkohore të rajonit.
Sheshet, rrugicat dhe pazari karakteristik janë mbushur me këngë, valle dhe paradë kostumesh që vijnë nga vende si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia, Rumania, Mali i Zi dhe Shqipëria. Ky festival nuk është thjesht një ngjarje artistike, por një urë që lidh identitetet dhe historinë e përbashkët të Ballkanit nëpërmjet artit.
Organizatorja Blerta Belliu thekson se ky është një nga edicionet më të veçanta të “Shpirtit të Ballkanit”, pasi për herë të parë, përveç ansambleve folklorike që sjellin vallet tradicionale, festivali hap skenën edhe për banda muzikore moderne me frymë ballkanike.
Sipas saj, ky bashkëdyzim mes trashëgimisë dhe rrymave të reja artistike e bën festivalin më dinamik dhe gjithëpërfshirës. Ajo nënvizon gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes së grupeve nga vende të ndryshme, si dhe bashkëpunimet unike që sjellin artistë nga Tirana, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Mali i Zi.
"Ky është edicioni i 7-të i 'Shpirtit të Ballkanit'. Në këtë edicion shumë të veçantë do ta cilësoja unë sepse përveç ansambleve folklorike që sjellin vallet burimore të të gjithë ballkanit, një traditë e jashtëzakonshme që ne kemi, do të kemi edhe shumë banda muzikore që është për herë të parë. Ky festival shtrihet në dy ditë dhe do të sjellë bandat më të mira ballkanike. Në natën e parë vjen një bashkëpunim nga Tirana, Maqedonia dhe Bullgaria, më pas vjen Fanfara e Korçës që janë një formacion me tunxhe fantastike që sjellin një muzikë ballkanike dhe alternative dhe do të kulmojmë me Dren Abazin dhe Zig Zag Orkestra. Sot kemi shijuar në të gjithë qytetin kostumet dhe paradën e grupeve që na kanë ardhur nga vendet tona fqinje ndërkohë që nesër do të kemi një performancë nga grupi më i madh ballkanik, i cili është mes Rumanisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. Do të kemi gjithashtu një trio nga Mali i Zi, Greqia dhe do të performojnë të gjitha ansamblet që sot patë në rrugë do të jenë të gjithë te sheshi i Pazarit", tha Blerta Belliu.
Përtej kufijve ballkanikë, këtë vit festivali “Shpirti i Ballkanit” ka hapur dyert edhe për pjesëmarrës nga Europa Perëndimore. Një ndër grupet që ka tërhequr vëmendje të veçantë është ai nga Franca, përfaqësues të rajonit malor të Savojës, një zonë me traditë të pasur folklorike në Alpet franceze.
Të veshur me kostume karakteristike dhe me një energji të veçantë, artistët francezë sollën në Korçë vallet e tyre tradicionale dhe një frymë të re në festival, duke u bërë një urë kulturore mes perëndimit dhe Ballkanit. Ata e konsiderojnë pjesëmarrjen si një përvojë të veçantë dhe emocionuese, jo vetëm për të ndarë traditën e tyre me të tjerët, por edhe për të zbuluar pasurinë kulturore të rajonit.
"Jemi të lumtur që jemi këtu. Është hera e parë që vijmë në Shqipëri, vijmë nga Franca, nga zona e Savojës, në Alpet franceze. Do të sjellim kërcimet tradicionale të vendit tonë."
"Jemi të lumtur që jemi këtu, njerëzit janë mikpritës."
"Kemi ardhur këtu dje dhe kemi mundur t’i takojmë pjesëmarrësit e tjerë. Na pëlqyen shumë traditat e tyre. Është kënaqësi të zbulojmë më shumë rreth traditave të tjera, është diçka e bukur."
"Jemi grupi që vjen nga Franca, nga provinca e Savojës, afër italisë dhe Zvicrës. Jemi këtu sepse këtë vit është një kremtim mes Shanberisë dhe Korçës. Jemi këtu për paradën, për të demonstruar kërcimet e Savojës. Savoja është një pjesë që iu kthye Francës në 1870, ndaj është e rëndësishme që t’u tregojmë të rinjve të gjitha vallet dhe traditat e vjetra të vendit."
"Vijmë nga Franca dhe përfaqësojmë rajonin e Savojës dhe qytetin e Shanberisë. Do të sjellim një prekje perëndimore për vendet e Ballkanit që përfaqësohen këtu sot. Korça është një qytet shumë i bukur, mikpritës, me njerëz që janë shumë të sjellshëm dhe me ushqim të mirë. Festivale të tilla janë të rëndësishme sepse bashkon tradita të ndryshme dhe ne jemi një plus për këtë festival dhe jemi ndryshe nga kulturat e tjera dhe është bukur të zbulojmë."
Kur kultura bëhet urë, çdo dallim shuhet. “Shpirti i Ballkanit” e ka treguar edhe këtë herë se muzika dhe tradita janë forca që i afron njerëzit, pavarësisht gjuhës apo kufijve.
Korça ka rrahur në ritmin e shumë kombeve dhe ka treguar se e vjetra dhe e reja mund të bashkëjetojnë në një skenë të përbashkët, ku gjithkush ka vendin e vet.
Nga tingujt e valleve tradicionale te meloditë moderne me frymë ballkanike, festivali ka lënë pas jo vetëm kujtime të bukura, por edhe një frymë bashkimi që zgjat përtej mbrëmjes.
“Shpirti i Ballkanit” largohet për këtë vit, por mesazhi i tij mbetet i gjallë. "Kultura është ajo që na lidh dhe na ngre mbi të gjitha dallimet."/ CNA
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimi...
Korça është kthyer këtë fundjavë në kryeqytetin e festës, ...
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...