Nata e Shna Ndout/ Përmbyllet pelegrinazhi 13-javor
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...

Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë administrative Pirg në Bashkinë e Maliqit, kanë protestuar sot për mungesën e ujit të vaditjes në këtë periudhë të nxehtë vere, duke ngritur alarmin për dëmtimin e të mbjellave dhe humbjen e investimeve bujqësore.
Sipas tyre, sasia aktuale që vjen përmes kanaleve vaditëse është shumë më e ulët se nevojat reale të kulturave bujqësore. Fermerët theksojnë se qepa dhe patatja, të mbjella në sipërfaqe të mëdha, janë në rrezik për tharje, ndërkohë që cikli i vaditjes kërkon ujë çdo ditë.
Banorët shprehen se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe se institucionet përgjegjëse nuk e menaxhojnë siç duhet shpërndarjen e ujit. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar dëmtimin e prodhimeve bujqësore, veçanërisht në kulmin e sezonit.
"Ka 30 vjet që jetoj këtu në Veliternë, një avaz është gjithmonë. Ne na duhet ujë, unë duhet të vadit pataten sot, qepën sot, se sot e do ujin. I kemi thënë administratorit, nuk shkojnë dot këta t'i thonë Gëzim Topçiut, nuk e fajësoj dot kryetarin. Të tërë kërkojnë ujë dhe asnjë nuk del përballë. Mendoj se nuk e menaxhojnë mirë. Sot e lëshon, nesër e pret ai dhe nuk mbushen pritat. Ne duam ujë të vaditim çdo ditë. Po nuk i vaditëm, prodhimet mbaruan. Kemi hedhur miliona lekë, nga 15-20 milionë lekë të vjetër dhe jemi të mbaruar, mirë t’ia bëjnë këtij populli", tha një banor.
"Ujë ka po nuk menaxhohet mirë dhe po të shkosh tani në bashki apo në komunën e Pirgut, të tërë i ka futur partia me mik dhe ruajnë njëri-tjetrin dhe ne këtej mbetemi. Ky fshat këtë avaz ka pasur gjithmonë për ujin. Fermerët kanë hequr dorë, unë këtë vit, edhe pse kam 6 dynym, nuk kam mbjellë asgjë", u shpreh një tjetër banor.
"Problemet e bashkëfshatarëve janë serioze, kemi tërë këto vite që nuk kemi ujë për të vaditur. Të vijë drejtori i ujërave t'i japë zgjidhje, sepse isha për të vaditur dhe nuk vadita dot se s'kisha ujë. Ne duam zgjidhje", u shpreh banori.
"Unë jam fermer, kam mbjellë qepë e patate, rreth 2 ha. Këtu e kemi problemin me dekada që nuk vjen uji zakonisht. E marrim me dy zetora, e hedhim ujin për të plotësuar kushtet e qepës ose patates. Unë dua që ky problem të dëgjohet deri te drejtori dhe kryetari i bashkisë. Të na sigurojnë ujin për vaditje pastaj për shitje s'i dihet. Mund t'i hedhim nëpër kanale siç i kemi hedhur vit për vit", u shpreh fermeri.
Nga ana tjetër, Besnik Dervishaj, përgjegjës për menaxhimin e ujit në zonë, pohon se janë lëshuar rreth 100 litra ujë nga rezervuari dhe se sasia e të mbjellave është më e ulët krahasuar me vitet e kaluara.
Ai sqaroi se gjatë muajve të verës është e vështirë të rritet volumi i ujit në rrjet, për shkak të kërkesës së lartë njëkohësisht nga të gjithë fermerët.
"Janë lëshuar 100 litra ujë nga rezervuari dhe për momentin nuk ka shumë të mbjella krahasuar me vitet e tjera. Janë përgjysmuar prodhimet e mbjella si qepa e patatja. Mund të jenë 100-120 litra ujë. Janë disa fshatra, unë përpiqem të menaxhoj aq ujë sa më vjen. Tani është sezoni i vaditjes dhe të gjithë duan të vaditin njëherësh, por kjo është e pamundur. Këto dy vaditje janë vendimtare. Nuk mendoj se prodhimet do thahen se fermerët kanë 5-6 ditë që po vaditin. Këta kanë hallin e qepës, se qepa do vaditje më tepër se patatja. Këta përpiqen të vadisin me 40 orë për ta marrë ujin diku e për ta hedhur te tokat", tha Dervishaj.
Ndërsa tensioni mes banorëve dhe strukturave përgjegjëse rritet, mbetet e paqartë nëse do të merren masa urgjente për rritjen e sasisë së ujit dhe përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, për të shmangur një sezon tjetër bujqësor të dështuar në zonën e Velitërnës.
Banorët paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa të menjëhershme, dëmet do të jenë të konsiderueshme./ CNA
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimi...
Korça është kthyer këtë fundjavë në kryeqytetin e festës, ...
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...