Përkujtohet 35-vjetori i martirit të demokracisë, Pëllumb Pëllumbi
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...

Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i vogël por plot ngjyra dhe aromë sjell një risi të veçantë për qytetin, përpunimin artizanal të qirinjve natyralë me aroma bioorganike. Shejni’s Candle Shop është një prej të paktëve në Shqipëri që ofron këtë eksperiencë unike, duke sjellë një art të rrallë në një formë bashkëkohore dhe të rafinuar.
Pas këtij biznesi që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, qëndron Jorida Koçibelli, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit “Fan Noli” të Korçës prej një dekade. Krahas profesionit të saj akademik, ajo ka ushqyer në heshtje një pasion që daton nga fëmijëria, artin e qirinjve. Emri “Shejni” nuk është zgjedhur rastësisht. Ai mban mbi vete dashurinë më të madhe të Joridës, vajzën e saj, nga e cila dyqani ka marrë emrin. Pas shumë përpjekjesh, ajo vendosi ta kthente këtë pasion në një projekt të mirëfilltë, duke kombinuar kreativitetin, durimin dhe përkushtimin.
“Shejni's Candle Shop" është një nga dyqanet e para në Shqipëri, e cila përpunon qiririn në mënyrë natyrale dhe duke përdorur aromat bioorganike. Është një pasion fëmijërie dhe u konkretizua në formën më të mirë me modelet më të ndryshme të qiririt”,-tregon Koçibelli.
Qirinjtë e Shejni’s Candle Shop janë të përpunuar në mënyrë tërësisht natyrale, kryesisht me bazë nga soja, një përbërës ekologjik që kërkon kushte specifike dhe një përkujdesje të veçantë për të ruajtur cilësinë. Procesi i prodhimit kërkon temperaturë të kontrolluar dhe përzierje të kujdesshme me aromat e zgjedhura, duke garantuar që çdo produkt të ketë qëndrueshmëri dhe intensitet të duhur të aromës.
“Përpunimi i qiririt është një proces i vështirë. Ju i shikoni kështu në formën më të mirë e më të bukur, por do që temperaturën ta ketë statike. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm në përpunimin e qiririt, gjithashtu dhe në momentin kur bëhet përzjeria me aromën. Duhet që çdo gjë të jetë në mënyrë të përqëndruar edhe temperatura të jetë në nivelin që kërkon qiriri, sidomos qiriri natyral i sojës, të cilin ne e përpunojmë”,-tregon Koçibelli.

Dyqani ofron një shumëllojshmëri modelesh, duke filluar nga buqetat dekorative me qirinj e lule të thata, të përshtatshme për dhurata apo evente, e deri tek kompozimet elegante në qelq që përdoren si elementë zbukurimi dhe krijojnë një atmosferë të ngrohtë. Çdo produkt është punuar me dorë dhe me një përkujdesje të jashtëzakonshme për detajet.
“Ashtu siç ju e shikoni, tek dyqani Shejni's Candle Shop ka shumë produkte qiriri të cilat janë punuar me shumë dashuri dhe përkujdesje. Mund të gjejnë modele të ndryshme, kompozime të luleve të cilat janë produktet më të shitura, por edhe modele të ndryshme të formave të cilat merren për festa dhe evenimente të ndryshme”,-thotë Jorida.
Interesimi për këto produkte ka kaluar kufijtë e qytetit të Korçës. Shejni’s Candle Shop ka tashmë klientë të shumtë në të gjithë Shqipërinë, me kërkesa të vazhdueshme nga Tirana, Elbasani dhe qytete të tjera, por edhe nga zonat rurale që po e përqafojnë gjithnjë e më shumë këtë lloj artizanati modern.
“Klientët e dyqanit ne i kemi në fakt në mbarë Shqipërinë, jo vetëm në qytetin apo rajonin e Korçës. Janë me preferenca nga më të ndryshmet, por pjesa e buqetave të punuara me qiri janë edhe të përzgjedhura me shumë dashuri, janë ndër produktet më të shitura. Po ashtu edhe kompozimet në qelq, të përzgjedhur për të qenë zjarrduruese, janë ndër kompozimet më të shitura. Klientët e Shejnit janë të shtrirë kudo në Shqipëri, më shumë klientë kemi nga Tirana, Elbasani. Pothuajse të gjitha qytetet dhe krahinat e ndryshme, pra nuk ka dallim, edhe zonat rurale tashmë janë bërë pjesë e klientëve tanë”,-tha Koçibelli.

Vlerësimet për këtë nismë kanë qenë pozitive dhe entuziaste. Njerëzit e shohin Shejni’s Candle Shop si një dyqan që sjell diçka të re dhe cilësore në tregun shqiptar, duke e vënë atë në një linjë me standardet europiane. Çfarë e dallon më shumë këtë dyqan është aroma që punohet brenda qiririt, një teknikë që ruan më gjatë freskinë dhe intensitetin, duke ofruar një eksperiencë tërësisht ndryshe për përdoruesin.
“Përshtypjet kanë qenë vërtet mbresëlënëse. Të gjithë që vijnë më përgëzojnë realisht për këtë iniciativë kaq të bukur e të vështirë njëkohësisht. Është diçka e re pasi edhe në vendet e Europës nuk gjen një dyqan të mirëfilltë qiriri dhe aq më tepër qiririn natyral të cilin ne e kemi kaq të veçantë”,-tha Koçibelli.
Me një gamë të gjerë aromash, nga vanilja dhe kanella tradicionale, tek notat më të veçanta si luleshtrydhe, pistachio apo bohemian rose, Shejni’s Candle Shop po kthehet në një markë të njohur për cilësinë, origjinalitetin dhe pasionin që përcjell. Një model frymëzues për ata që duan të ndërthurin ëndrrën me punën, e që i japin jetë qytetit përmes një forme arti sa të veçantë, aq edhe elegante.
“Në fakt, ne aromën e përpunojmë. Nuk është siç ndodh mbase në handmade-t e tjera, por aroma punohet bashkë me qiririn dhe atë që theksova pak më herët, duhet që temperatura të jetë fikse sepse në të kundërt nuk realizohet ai kombinimi i duhur apo edhe aroma të mbajë sa më gjatë. Aromat më të përdorura janë aromat e ëmbla si luleshtrydhje, pistaçhio dhe pastaj vijnë aromat bohemian, fresh cut ose aroma e trëndafilit. Tradicionalja e aromave është vanilje kanellë, pra është një gamë e shumëllojshme e tyre.”,-tha Koçibelli.
Shejni’s Candle Shop është dëshmia se kur pasioni takohet me përkushtimin, krijohen vlera që i japin frymë një komuniteti. Nëpërmjet punës së saj, Jorida Koçibelli nuk ka sjellë thjesht një produkt të ri në treg, por ka ndërtuar një hapësirë ku arti, natyra dhe ndjesitë harmonizohen. Në zemër të Korçës, ky dyqan nuk është vetëm një vend ku prodhohen qirinj, por një simbol i guximit për të ndjekur ëndrrat dhe për t’i dhënë jetë një ideje që ndriçon më shumë se çdo dritë./CNA
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimi...
Korça është kthyer këtë fundjavë në kryeqytetin e festës, ...
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...