Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej kolosëve të letrave shqipe, ka nisur më në fund ndërtimi i Muzeut të Dritëro Agollit, një projekt i shumëpritur dhe thellësisht simbolik për të gjithë komunitetin dhe më gjerë.
Muzeu do të shërbejë si një vend nderimi për jetën, krijimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Dritëro Agollit, një autor që jo vetëm e pasuroi letërsinë shqipe, por edhe bëri të njohur emrin e Devollit brenda dhe jashtë kufijve.

Kryetar i Bashkisë Devoll, Eduard Duro shprehet se kjo vepër do t’i japë vlerën që i takon kolosit nga Devolli të letrave shqipe.
“Është një vepër e cila do t’i japë vlerën që i takon kolosit të letrave shqipe dhe atij që ne na ka nderuar si zonë, i cili është aset i mbarë vendit. Shpresoj që këto punime të ecin me ritmin e duhur e unë për këtë jam shumë optimist, brenda 6 muajve ne të kemi gati godinën dhe më pas të vazhdojmë përpjekjet e mëtejshme për muzealizimin e godinës, pasi duhet dhe një grup pune i veçantë për këtë pjesë. Shpresojmë që kjo vepër të shërbejë si një aset i shpalljes së kulturës devollite dhe vlerat që karakterizojnë popullin e Devollit. Kemi shumë për të shpalosur në Devollin e Sipërm dhe kjo të bëhet një atraksion dhe të jetë i vizitueshëm, jo vetëm nga nxënësit e shkollave, pasi do të jetë një kurrikul në programet mësimore të tyre, por të jetë e vizitueshme edhe nga turistë të huaj të cilët janë të njohur me figurën e Dritëro Agollit, pasi vepra e tij është përkthyer në shumë gjuhë të botës”,-tha Duro.

Kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë, Erion Nexhipi tha se ky projekt përfaqëson një nga emblemat e kulturës shqiptare, Dritëro Agollit, që nuk i takon vetëm Devollit.
“Në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, ne iniciuam këtë projekt vitin e kaluar, punuam për të përmirësuar projektin e krijuar para disa viteve, gjetëm financimin dhe pas proçedurave ligjore kemi filluar punimet për realizimin e këtij investimi. Ky projekt përfaqëson një nga emblemat e kulturës shqiptare, Dritëro Agollit, që nuk i takon vetëm Devollit. I takon rajonit, Shqipërisë, mbase edhe enciklopedisë botërore të kulturës. Besoj se me atë dashuri që ka filluar, ky projekt do të realizohet e do të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze këtë figurë të jashtëzakonshme të vendit tonë”,-tha Nexhipi.

I projektuar për vite me radhë, por i vonuar për arsye të ndryshme, ky muze po merr më në fund formë, duke u kthyer në një dëshmi konkrete të vlerësimit për trashëgiminë kulturore dhe për figurën e pavdekshme të shkrimtarit. Edhe miqtë dhe bashkëkohësit e tij kanë shprehur emocion dhe entuziazëm për realizimin e kësaj nisme.

Një nga miqtë e Dritëroit, Endri Fifo tregoi se ky muze realizon edhe një dëshirë të vetë devollinjve.
“Dritëro Agolli ka qenë dhe mbetet miku im, një nga figurat qëndrore të poezisë shqiptare dhe detyrimisht ndjej një kënaqësi sepse Dritëroin gjithmonë e kam patur mik, i kam bërë edhe këngë kur ishte gjallë dhe kur e ka dëgjuar, më ka përqafuar e më ka thënë: "Faleminderit, nuk do ta harroj gjithë jetën.". Është realizuar një dëshirë e gjithë devollinjve, por nuk mbaron me kaq. Dritëroi ka patur ëndërr që të ngrihet edhe një monument për punën në mes të Bilishtit. Është kënaqësi e madhe, personalisht për mua e për familjen time, që Dritëroit po i bëhet ky vlerësim dhe nuk është vetëm kaq. Do të jetë një atraksion turistik sepse shumë vizitorë kërkojnë të vijnë e të shohin muzeun e tij në Devoll”,-tha Fifo.
Vlera totale e kontratës kap shifrën mbi 15 milion lekë pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin rreth 19 milion lekë. Punimet pritet të zgjasin 6 muaj nga momenti i dorëzimit të sheshit të ndërtimit dhe nënshkrimit të procesverbalit për fillimin e punimeve./CNA
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...