Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...

Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijon bashkëpunimi ndërkombëtar mes ekspertëve zviceranë dhe arkeologëve shqiptarë, në një projekt kërkimesh arkeologjike që po sjell zbulesa mbresëlënëse për historinë e hershme të këtij vendbanimi.
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, znj. Ruth Huber, ishte sot në Lin ku vlerësoi punën disa vjeçare të ekspertëve të Universitetit të Bernit në bashkëpunim me arkeologët shqiptarë.
"Për ne si ambasadë e Zvicrës në Shqipëri është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga universiteti i Bernit me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të vjetër të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin”, tha Huber.
Ambasadorja Huber theksoi se projekti është një iniciativë e Universitetit të Bernit dhe jo e financuar drejtpërdrejt nga ambasada, ndërsa kujtoi se Zvicra vijon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të zhvillimit në Shqipëri.
"Pikë së pari dua të them se aktiviteti këtu nuk është financuar nga ambasada e Zvicrës, por është përfshirë universiteti i Bern. Ambasada zvicerane në Shqipëri ka një përfshirje të madhe me programe në fusha të ndryshme me Shqipërinë. Jemi ende financues të fuqishëm për Shqipërinë, nuk ka një reduktim specifik për agrikulturën. Një nga projektet më të mëdha që kemi mbështetur për 12 vite po përmbyllet tani, është një përfundim i planifikuar i projektit 12-vjeçar për punësimin e të rinjve, turizmin, agrikulturën. Siç e shihni, projekti ynë ka qenë shumë i gjerë edhe në kohë, në mbështetjen e procesit të zhvillimit edhe institucional për kohë të gjatë", u shpreh ambasadorja.
Ambasadorja ka komentuar edhe integrimin e Shqipërisë në BE, duke rikujtuar mbështetjen e Zvicrës për rrugëtimin e shtetit shqiptar drejt Europës.
"Zvicra nuk është anëtare e BE-së, por shohim që integrimi i Shqipërisë në Europë është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare. Me programin tonë për zhvillim ne mbështesim integrimin në BE. Shpresojmë që në fusha të ndryshme që ne mbështesim për zhvillimin e mëtejshëm, kontribuojmë që Shqipëria të arrijë standardet e kërkuara dhe ato që duhen për integrimin në BE. Duam të forcojmë institucionet e ndryshme të shtetit shqiptar dhe shohim një progres shumë të shpejtë", deklaroi ambasadorja Huber.
Nga ana tjetër, drejtuesi i projektit, arkeologu Adrian Anastasi, bëri të ditur se gërmimet janë ende në fazë aktive, me fokus sondazhe në tokë dhe nën ujë.
"Nuk ka përfunduar faza e parë, e cila mbaron në 15 korrik, por jemi në mes të punës. Jemi shumë të kënaqur për atë që po bëjmë. Strategjia e ndërhyrjes këtë vit ka qenë me një sondazh në tokë dhe dy sondazhe nën ujë. Kemi në përfundim sondazhin e nënujit të parë, ndërkohë që jemi në përfundim edhe të sondazhin nëntokë. Kemi gjetur material të bollshëm arkeologjik, qoftë në nivelin e qeramikës, qoftë të veglave të punës, të kockave, të gurit. Janë marrë analizat për të kryer studime më të thelluara në nivel kampionesh dhe jemi shumë të kënaqur se në nivel planimetrie, me këto ndërhyrje që kemi pas shpinës sime, ne arrijmë të lidhim të gjithë këto planimetri dhe jemi pak a shumë në fazën kur tani, nëpërmjet metodologjive të avancuara siç është dentrokronologjia, të fillojmë të krijojmë idetë e strukturave të banimit. Kjo është edhe pjesa më e rëndësishme e këtij gërmimi të këtij viti", tha arkeologu.
Zbulimi më i fundit është një gardh i madh mbrojtës prej druri, nën ujë, është dëshmi e një periudhe të dytë banimi që shtrihet në një hark kohor nga 8000 deri në 4000 vjet më parë.
"Ndërkohë që sa u përket kërkimeve nën ujë, kemi identifikuar një gardh të madh druri mbrojtës, i cili është një tregues i një faze tjetër brenda kronologjisë të 2000 viteve, nga 8000-4000 vite para. Jemi të kënaqur me rezultatet që kemi marrë gjatë këtyre gërmimeve", tregoi arkeologu Anastasi.
Profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernit, i cili viziton Linin për herë të katërt, konfirmon rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj zone.
"Është hera e 4-t për mua në Lin dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një vend i bukur, peizazh i bukur dhe fshati i Linit është jashtëzakonisht i ruajtur. Gërmimet kanë mundësuar përsëri rezultate shumë të mira, mund të konfirmojmë se ky është vendbanimi më i vjetër në Europë me materiale druri dhe organike të konservuara dhe është shumë special sepse gjetjet janë shumë premtuese dhe ne e dimë që për 2000 vite njerëzit kanë jetuar këtu mes vitit 6000-4000 para lindjes së krishtit, parashikoj dhjetëra fshatra ose më shumë", tha Hafner.
Zbulimet arkeologjike në Lin po shkruajnë një faqe të re të historisë së lashtë në Ballkan, duke vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të kërkimeve shkencore dhe trashëgimisë kulturore./ CNA
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...