Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...

Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe traditat kulturore shpesh mbeten në hije, këtë fundqershori ka sjellë një atmosferë të pazakontë. Festivali Ndërkombëtar i Monodramës, tashmë në edicionin e tij të 21-të, ka startuar të hënën, duke i rikthyer këtij qyteti frymën e artit që dikur gjallëronte çdo cep të godinës së teatrit të vjetër. Me një histori që fillon dekada më parë, ky festival mbart më shumë se thjesht shfaqje, duke sjellë kujtime, ambicie, përpjekje për t’i dhënë qytetit zërin që e meriton në hartën kulturore të vendit dhe më gjerë.
Artistë nga vende si Ukraina, Kroacia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë pjesë e këtij rrugëtimi artistik që e vë theksin mbi monodramën, një formë teatri që kërkon ndjeshmëri, disiplinë dhe përballje të drejtpërdrejtë mes aktorit dhe publikut.
Drejtori i Kulturës pranë Bashkisë Maliq, Festim Tomorri, tregon se festivali është përherë një sfidë organizimi, por edhe një vlerë që qyteti mban me krenari, pasi është pikërisht Maliqi vendi ku kjo ngjarje artistike ka nisur rrugëtimin e saj shumë vite më parë.
"Vetë festivali është një sfidë. Sot jemi në hapjen e edicionit të 21-të të tij. Sfida është gjithmonë në Maliq sepse këtu ka filluar Festivali Ndërkombëtar i Monodramës dhe këtu do të vazhdojë të bëhet. Nga kërkesat e shumta që kemi pasur, ne kemi përzgjedhur 8 që do të jenë pjesë e festivalit. Kemi pjesëmarrës nga Ukraina, Kroacia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia, por edhe nga Amerika. Nga New York-u vjen një vajzë që ka një interpretim shumë të mirë. Gjeografia e festivalit vazhdon të shtrihet e kjo tregon që dhe cilësia e tij është rritur. Festivali sjell aktorë të mirë, bashkëpunim mes tyre, ku ata shkëmbejnë eksperienca midis tyre", u shpreh Tomorri.
Një nga shfaqjet që zuri vend në hapje ishte “Medea” e Euripidit. Regjisori dhe aktori Klajdi Marku shpjegon se kjo vepër ka pasur një jehonë të gjerë në skena të tjera europiane dhe shqiptare, ku ka fituar vlerësime të shumta për regjinë dhe interpretimin.
"Është një vepër jashtëzakonisht e njohur e antikitetit, 'Medea' e Euripidit. Kjo është vepër që ka qenë në dy festivale shumë të rëndësishme, në festivalin e Korinthit para 2 vitesh, ku ka zënë vendin e parë dhe së dyti në festivalin e të rinjve në Berat vjet, ku kjo shfaqje zuri të gjitha vendet e para, 'Regjia më e mirë', 'Aktorja më e mirë', 'Shfaqja më e mirë' etj. Është një vepër që ne e kemi me dëshirë që e shfaqim para publikut dhe ndihemi krenarë me këtë performancë të bukur. Them se është një shfaqje e alternuar, moderne me klasike, i ka të dyja", tha regjisori.
Por ky festival nuk është thjesht një ngjarje artistike. Për shumë artistë të huaj, është një mundësi për të sjellë ndjenjat e tyre më të thella në skenë dhe për të shprehur emocionet që i lidhin me jetën dhe vendet e tyre të origjinës.
Kështu ndodhi edhe me aktoren dhe regjisoren ukrainase Inna Goncharova, e cila erdhi me një monodramë të frymëzuar nga një personazh i njohur i letërsisë, Agatha Christie.
"Këtë herë unë vij me një monodramë të Agatha Christie dhe ky personazh është shumë i ngjashëm me mua. Unë e shkrova sërish këtë monodramë dhe jam shumë e lumtur që po e shfaq këtu. Është hera ime e dytë këtu, herën e kaluar nuk aktroja, por isha regjisore e shfaqjes. Këtë radhë vij edhe si regjisore, por edhe si aktore. Ajo që ndiej është një miks ndjenjash sepse vijmë nga një luftë dhe ajo që duam është të shkëputemi nga ajo, e gjithashtu duam të marrim fuqi që të qetësohemi pak, të ndiejmë paqe edhe atmosferën e artit. Ajo që duam të bëjmë është të krijojmë diçka të bukur. Teatri jonë vazhdoi me shfaqjen që dy javë pasi nisi lufta dhe kjo gjë na jep fuqi të krijojmë. Arti na shëron ne, e ne shërojmë njerëzit që vijnë na shohin", u shpreh regjisorja ukrainase.
Maliqi, i cili dikur kishte një godinë të bukur teatri të ndërtuar në vitin 1952, përjetoi një humbje të madhe në vitin 2016 kur ndërtesa u dogj. Megjithatë, organizatorët besojnë se ky festival është jo vetëm një mënyrë për të ruajtur lidhjen me të kaluarën, por edhe një akt besimi në të ardhmen.
"Mesazhi është i përhershëm: 'Shikoni gjëra që i takojnë elitës'. Kjo ka qenë gjithmonë një skenë dinjitoze, që nga viti 1952 kur u ndërtua godina dhe deri në vitin 2016 kur u dogj. Mendojmë që do t'ua rikthejmë njerëzve atë mrekulli që ka pasur pasi shpresojmë që brenda vitit ne ta kemi të përfunduar", u shpreh Festim Tomorri.
Në një botë ku zhurmat shpesh mbysin zërat e brendshëm, monodrama vjen si një formë e pastër dhe e fuqishme arti, që flet drejtpërdrejt me shpirtin e spektatorit. Dhe është pikërisht kjo gjë që e bën Festivalin e Monodramës në Maliq, një ngjarje me peshë, jo vetëm për qytetin, por për gjithë ata që besojnë se teatri mbetet një nga format më të sinqerta të të shprehurit njerëzor.
Ndërsa skena e Maliqit mirëpret zëra nga e gjithë bota, ajo shndërrohet në një dritare për kulturën shqiptare, në një vend ku ndahen histori, përjetime dhe emocione që i tejkalojnë kufijtë./ CNA
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...