Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...

Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo marrëveshje, sipas rektorit Tonin Gjuraj, do ta ketë vëmendjen kryesore te kujtesa kolektive, si dhe rishqyrtimi i veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, por edhe figurave të njohura publike në atë kohë.
“Kjo marrëveshje e Universitetit me Autoritetin e Dosjeve ka 4 synime kryesore. E para është që do nxisim dhe inkurajojmë kërkimin shkencor. Aty ka informacion ku kërkuesit që janë qartësisht të orientuar në këtë drejtim, kanë një punë të pafundme atje. E dyta është çështje e edukimit qytetar sepse ne do të ballafaqohemi me të kaluarën për ta ndriçuar si duhet në rrugë shkencore, por që të jetë në funksion të brezave të ri. E treta është që ne do të promovojmë të kaluarën komuniste për ta ndriçuar siç duhet atë dhe do ta zbardhim në mënyrë shkencore, duke e lidhur këtë që ne mund të dalim edhe me konferenca të përbashkëta. Kjo marrëveshje i shërben publikut për ta informuar si duhet dhe vëmendjen kryesore do ta ketë fushën e kujtesës kolektive dhe kemi shumë nevojë për këtë. Do të duhet që të rishqyrtojmë veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit dhe duhet që të rishqyrtojmë edhe veprimtarinë e figurave të njohura të asaj kohe. Do kemi mundësi që të kemi fotokopje të shumë dosjeve që janë të rëndësishme për studimet tona. Është një fushë interesante për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë dhe studentët që janë të interesuar mund të përqëndrohen këtu sepse ka studime, por nuk janë të mjaftueshme. Mund të organizojmë edhe ture në Autoritetin e Dosjeve me studentët tanë”,-tha Gjuraj.

Drejtorja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, tha se marrëveshja e çon në një tjetër nivel kujtesën kolektive përmes formës akademike që do marrë, për ta bërë më të besueshme dhe për të përmbyllur përçarjet.
“Jemi shumë entuziastë për këtë marrëveshje me Universitetin e Shkodrës. Nuk mjafton që dokumentet të jenë të aksesueshme apo të deklasifikuara sepse po nuk u lexuan nga mendjet e duhura, ato më pas nuk kanë aq shumë vlerë dhe mbeten ashtu. Jo se nuk është bërë kujtesë sepse që kur mbaroi sistemi nga Shkodra ka pasur shumë qytetarë të interesuar, është shoqata, është Muzeu i dëshmisë, bashkia ka qenë e interesuar, por tashmë me këtë marrëveshje merr një formë akademike për ta bërë të balancuar, të besueshme, të heqim stereotipet, të ndalim përçarjet dhe të krijojmë një të ardhme sa më të mirë. Me historitë lokale ngjarjet bëhen më intime dhe secili që ka jetuar atë kohë ka ngjarje që i vendos fytyrë, është komshiu, është tezja, është gjyshi dhe këtu në Shkodër është shumë e gjallë kjo dhe unë e kam prekur vetë. Shkodra për hir të së vërtetës ka pasur shumë qëndresë dhe qytetarët e Shkodrës kur vijnë janë shumë aktivë. Jemi shumë të gatshëm që t’ju mirëpresim dhe t’i shërbejmë Shkodrës, agjendës suaj akademike, por edhe punës sonë profesionale”,-tha Sula.

Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve u shprehën se shumë dosje të rëndësishme për historinë tonë i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe kjo marrëveshje me Universitetin e Shkodrës mund të bëjë që të dalin në dritë.
“Kur të shihen ato dosje, aty është rëndësia, sepse pluhuri i harresës i ka lënë atje të fshehura. Mjeshtëria e atyre që do dinë t’i përdorin do mbeten më pas në kujtesën sidomos të të rinjve dhe të rifreskojë historinë”,-tha Gjergj Marku, Anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
“Ky entuziazëm dhe kjo dëshirë e të dyja palëve t’i shërbejë zbardhjes sa më profesionale, sa më akademike gjithë asaj periudhe të së shkuarës dhe sigurisht duke u zbardhur dhe duke gjetur mënyra për t’u botuar është shërbimi më i mirë që i bëhet publikut dhe është rruga e duhur që historia të mos përsëritet”,-tha Altin Hoxha, Anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Marrëveshja mes Universitetit të Shkodrës dhe Autoritetit të Dosjeve do të shërbejë për të informuar publikun, për të hedhur dritë mbi të shkuarën dhe për të ndërgjegjësuar brezat e rinj, në kuadër të punës dhe të veprimtarisë për zbulimin e të vërtetave historike dhe në nxitjen e kërkimit shkencor, edukimit qytetar dhe promovimit mediatik për të kaluarën komuniste në Shqipëri./CNA
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...