Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kanë festuar natën e tyre të paharrueshme, në përmbyllje të një kapitulli të rëndësishëm dhe nisjes së një etape të re në jetë.
Pedonalja e qytetit të Bilishtit u kthye në një skenë të vërtetë festive, ku muzika, emocionet dhe urimet ishin kryefjala e mbrëmjes.
Bashkia Devoll organizoi gjithçka me kujdes të veçantë për të krijuar një atmosferë sa më të bukur për të rinjtë.
Një numër i madh qytetarësh morën pjesë për të uruar maturantët, ndërsa performancat e artistëve Klajdi Haruni dhe Bruno ndezën atmosferën edhe më tej, duke bërë që festa të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.
Në një mesazh për të rinjtë, kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, uroi maturantët për rrugëtimin e deritanishëm dhe për sukses në kapitullin e ri që i pret.
"Sot është dita ku pjesa e maturantëve të Maturës 2025 fillon udhëtimin e tyre të ri. Unë i'u uroj të gjithë maturantëve, jo vetëm atyre të Bilishtit por të gjithë bashkisë Devoll, suksese në rrugën e tyre të gjatë dhe të bukur. Çdo arritje e tyre do të jetë e mrekullueshme sepse janë e ardhmja e këtij vendi."
Vetë maturantët nuk e fshehën emocionin dhe gëzimin për këtë ditë simbolike, duke u shprehur krenarë që arritën ta përmbyllnin me sukses këtë kapitull të jetës së tyre.
"Sot jam shumë e emocionuar për faktin se gjimnazi mbaroi dhe po fillon një jetë e re për ne. Jam shumë e lumtur që jam këtu sot dhe po festoj me gjithë shokët e mi. Ende nuk e kam vendosur, por besoj se do të zgjedh degën që kam dëshirë dhe do t'ia dal."
"Sot nuk e di si ta shpjegoj, por është një ndjenjë që s'kam për ta përjetuar asnjëherë në jetën time. Rrugëtimi ka qenë shumë i vështirë, por me mbështetje të shokëve, mësuesve dhe familjes kam arritur t'ia dal deri këtu ku jam sot. Akoma nuk e di çfarë dege do të zgjedh, por do bëj kujdes shumë të madh kur ta zgjedh atë sepse kjo do më diktojë gjithë jetën time dhe çfarë do të ndjek."
"I emocionuar, por më shumë i gëzuar që arritëm në këtë pikë. Në disa faza ka qenë e vështirë, sidomos në fillimet e vitit të parë, pjesa e emocioneve, stresi, por ia arritëm. Degën që do të zgjedh e kam vendosur, por qëllimi kryesor për të ardhmen është t'ia dal e të kujtohem përpara se të iki. Fatkeqësisht do të më duhet të largohem, s'do të mund të jetoj në Shqipëri. Nuk është se ka shumë shanse për mua të vazhdoj një jetesë, le të themi jo ekselente, por të mirë."
Me emocione të sinqerta, ëndrra që sapo nisin dhe premtime për të ardhmen, festa e maturantëve në Devoll u shndërrua në një kujtim të paharrueshëm për secilin prej tyre. Një natë që nuk shënoi vetëm fundin e gjimnazit, por edhe fillimin e një kapitulli të ri, me shpresën se secili do të ecë përpara me guxim, dije dhe pasion./ CNA
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Nga Ardi Stefa Në një kohë kur qytetet bregdetare për...
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...