Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Nga Ardi Stefa
Në një kohë kur qytetet bregdetare përballen me sfida të shumta për menaxhimin e sezonit turistik, Vlora, pavarësisht problematikave, po shndërrohet në një shembull të mirë organizimi dhe përkushtimi institucional. Turizmi është motor zhvillimi, por vetëm kur ka një administratë që punon me vizion dhe përkushtim dhe sidomos qytetarë të përgjegjshëm që respektojnë qytetin, veten, punën e të gjithëve.

Bashkia e Vlorës, me drejtimin aktual, ka ndërmarrë një seri aktivitetesh dhe nismash që e kthejnë qytetin jo vetëm në një destinacion të turizmit detar e malor, por në një qendër të kulturës, artit dhe argëtimit, në një qytet më të gjallë, më të hapur dhe më të përgatitur se kurrë për të mirëpritur mijëra vizitorë nga Shqipëria e gjithë bota.
Një verë plot gjallëri dhe ngjyra
Që prej muajit maj, kalendari i aktiviteteve në Vlorë është pasuruar me një mori eventesh që prekin çdo grupmoshë dhe interes. Koncertet në shëtitoren buzë detit, festivalet e luleve, festivalet folklorike dhe ekspozitat artistike kanë krijuar një atmosferë të veçantë për vendasit dhe vizitorët.

Artistë vendas dhe ndërkombëtarë kanë performuar në sheshe publike, duke krijuar një lidhje të gjallë mes komunitetit dhe artit.
Gastronomia, një tjetër magnet turistik
Bashkia ka mbështetur dhe promovuar evente të rëndësishme gastronomike, si panairet e gatimeve tradicionale dhe festivalet e ushqimit të detit, ku prodhimet vendase marrin vëmendjen që meritojnë.

Përmes bashkëpunimeve me bizneset lokale, është nxitur turizmi kulinar, duke ofruar për turistët një përvojë autentike shqiptare.
Panairi i Gastronomisë së prodhimeve të detit ishte risi, sukses dhe fillimi i një tradite për të ardhmen.
Sporti dhe aktivitetet për të rinjtë
Vlora këtë verë nuk është vetëm për pushim, por edhe për energji. Kampionate plazhi, aktivitete vrapimi, biçikleta dhe sporte ujore janë planifikuar për t'u organizuar në mënyrë të koordinuar nga bashkia, duke gjallëruar çdo cep të Lungomares dhe zonave përreth. Të rinjtë janë përfshirë edhe në konkurse arti, ekspozita pikture e fotografie, festivale të ndryshme dhe performanca rrugore, duke sjellë energji të re të shtuar në jetën publike.

Tradita që nuk harrohet
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar trashëgimisë kulturore dhe folklorit. Festat tradicionale të fshatrave të Vlorës janë rikthyer me forcë, duke krijuar ura të forta mes brezave dhe duke u treguar vizitorëve anën e rrallë të identitetit shqiptar. Vallet, kostumet popullore dhe muzika e jugut janë bërë pjesë e çdo feste, duke krijuar një mozaik të pasur kulturor.
Menaxhim dhe mikpritje
Përtej spektaklit dhe festave, bashkia ka treguar seriozitet edhe në aspektin logjistik dhe administrativ. Përpjekjet e vazhdueshme për pastrimin e zonave turistike, rritja e prezencës së shërbimeve publike, ndriçimi, sinjalistika dhe rregullimi i transportit publik janë pjesë e një plani të qartë për ta bërë Vlorën sa më funksionale dhe mikpritëse për pushuesit.
Në këtë kontekst: Vlora nuk është vetëm një destinacion, por një përvojë./CNA
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...