Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë i Vaut të Dejës, la zonën ku u rrit për t'u zhvendosur në Lezhë, si qytet me më shumë mundësi për rritjen e fëmijëve. Por lidhjet me vendin e saj nuk i shkëputi asnjëherë. Përpara dy vitesh vendosi të rikthehej për të çelur restorantin e saj. Vendosi ta quante “Kalaja e Sapës”, në nder edhe të emrit të zonës së Sapës.

“Unë jam nga Nënshati, jam lindur dhe rritur këtu dhe po ashtu jam e martuar në Nënshatë. Në rrugëtimin tonë të jetës, si shkak i kushteve të vështira këtu, 25 vite më parë, ne ikëm në Lezhë për të jetuar duke menduar për fëmijët. Atje punuam dhe jetuam dhe këtu në Nënshatë kishim tokën tonë, tokën e të parëve, tokën e burrit. Normalisht që lindi ideja duke parë që agroturizmi po merr një zhvillim të madh dhe duke pasur tokën dhe këtë hapësirë të bukur bashkë me prodhimet, ne menduam që ta hapnim duke pasur në mendje të ardhmen për djalin tonë”,-tregon Lula Hila, pronare e restorantit "Kalaja e Sapës".

Lula tregon edhe për vështirësitë e para.
“Ka dy vite që e kam hapur, me pak vështirësi sepse ishin kushte të vështira. Idenë e kishim shumë më përpara, por ishte e pamundur asokohe. Edhe pse jam në fillim, idetë i kam të qarta, edhe pse mundësitë janë që nuk na lejojnë fiks të zhvillohemi si duam ne, por duke shpresuar dhe me ide të mira të mund të arrij në pikën që dua.
Kalaja e Sapës, është emri i fshatit tim të dikurshëm, flasim para 960 vitesh. Vite më vonë më pas fshati është zhvendosur më poshtë. Në fakt Kalaja e Sapës thuhet se ka qenë një qytet dhe për shkak të luftrave, pastaj njerëzit kanë lëvizur duke mbërritur këtu ku jemi sot. Është ndryshuar edhe si emër i fshatit, por agroturizmi ynë nga ajo histori e ka marrë emrin që i kemi vendosur”,-tha Lula.
Fillimi mbetet i vështirë, por kjo nuk është arsye që Lula të tërhiqet. Tashmë krahas krijimit të klientelës, te "Kalaja e Sapës" vijnë turistë nga vende të ndryshme të botës, duke pëlqyer jo vetëm zonën e bukur të Nënshatit, por edhe gatimet tradicionale që servir Lula.
“Vitin e parë e kam pasur të them të drejtën shumë më të vështirë, por tani çdo ditë e më mirë. Normalisht që ka ndryshime, jo të forta, por ka ndryshim dhe kanë filluar që të vijnë turistë. Vijnë nga Gjermania, Italia, por ata kërkojnë edhe vend fjetjeje, por unë për momentin ende nuk e kam marrë atë hap, edhe pse jam drejt asaj dhe besoj se do ta zgjidhim.
Më shumë funksionon me porosi, por ka edhe të rastësishëm sepse kemi vendosur një poster në rrugë dhe kthejnë te ne. Mendoj se deri tani kanë mbetur të kënaqur sepse kuzhinën e njoh shumë mirë. Të gjitha janë bio duke filluar nga mishi i viçit, mishi i derrit, pulat i mbaj vetë sepse kam bërë një fermë të konsiderueshme pulash. Pastaj edhe prodhimet e tjera duke nisur nga djathi dhe të gjitha me radhë janë të zonës, të gjitha i bëjmë vetë.
Ajo që pëlqehet më shumë është mishi i derrit i pjekur në skarë, por edhe mishi i viçit dhe pulat bio janë të preferuara. Gatimet bëhen me dru sepse këtu jam mes druve. Mishin e pjekim më shumë, pastaj ushqimet e tjera janë të përgjithshme, por të zonës. Të them të drejtën, rruga është gjëja më e vështirë dhe unë jam marrë vetë me sistemin e saj aq sa kam pasur mundësi. Problemi më i madh mbetet rruga, e cila është funksionale, por jo në kushtet e duhura dhe për mua është një pengesë e fortë”,-tregon Lula.

Por përse duhet të vijnë vizitorët te Kalaja e Sapës?
“Turistët duhet të vijnë sepse duke ardhur dhe duke qëndruar tek unë, përveç gatimeve tradicionale dhe ushqimeve bio që kemi, ne kemi krijuar edhe një mundësi tjetër, një rrugë që nis nga restoranti ynë te shtegu i Shën Mëhillit dhe duke u lidhur me dioqezën e Sapës ku ndodhen murgeshat. Vizitorët mund ta eksplorojnë dhe është një shteg i bukur malor dhe në fund është pjesa e qytezës së dikurshme”,-tha Lula.
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë kërkojmë të rikthehemi te natyra, zona e Sapës na kujton se bukuria, paqja dhe historia shpesh gjenden shumë më afër sesa mendojmë. Me peizazhe që të lënë pa frymë, me gjurmët e një qytetërimi të lashtë dhe mikpritjen që të mbush zemrën, kjo zonë mbetet një thesar i pazbuluar që pret të vizitohet nga çdo udhëtar. Sapa nuk është thjesht një destinacion, është një përvojë që mbetet gjatë në kujtesë dhe që të fton të rikthehesh sërish. E bashkë me të edhe restoranti që qëndron si kurorë mbi fshat./CNA
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...