Homazhe në nder të publicistit Dashamir Dini/ Ish- drejtori i RTSH Shkodra, u përcoll në banesën e fundit
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...

Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet dhe fushat ndërthuren në harmoni të plotë, një histori e pazakontë po shkruhet çdo ditë mbi një parcelë të vogël toke. Kolonja, e njohur për natyrën e saj të egër dhe mikpritjen tradicionale, është kthyer në vendin ku një grua ka zgjedhur të mbjellë jo vetëm fara, por një mënyrë të re të jetesës. Filloreta Prifti, pedagoge në fushën e ekonomisë, e la jetën urbane të Tiranës për ta nisur nga e para në qytetin e saj të origjinës. Jo për të ndjekur rrjedhën e zakonshme të bujqësisë, por për të sjellë diçka të pazakontë, një varietet gruri thuajse i harruar nga bota moderne, i quajtur “kamut”.
Filloreta Prifti tregon për CNA TV se fara "kamut" është një lloj gruri i lashtë, që besohet të jetë ruajtur për shekuj në varret egjiptiane të faraonëve. I pamodifikuar gjenetikisht, ky grurë ka një cikël të shkurtër jetese dhe mbillet vonë, duke e dalluar menjëherë nga çdo grurë tjetër që jemi mësuar të shohim në fushat tona.
“Mbrapa shpinës sime është një parcelë e vogël, gati 1 dynym me grurë. Në pamje të parë duket e çuditshme sepse është grurë në fazat e para, sa ka çelur kalli. Pyetja e parë lind. Ç'është ky grurë kaq i vonë? Po, është një grurë shumë i vonë. Është një nga farat më të rralla, ose fara më e rrallë sot në botë që quhet 'kamut'. Është një farë diku nga Lufta e Dytë Botërore, e mbledhur në varret egjiptiane të faraonëve. U mor nga dikush dhe u shtua. U pa që ishte një farë shumë e lashtë dhe e pamodifikuar gjenetikisht. Ajo ka një cikël shumë të shkurtër jete, 90 ditë. Mbillet në dy javët e para të majit dhe korret në fund të gushtit”,-tha Filloreta.
Ky grurë nuk është thjesht një kuriozitet arkeologjik apo botanik. Ai ka një profil të pasur ushqimor, me përmbajtje të lartë proteinash, veti antioksiduese dhe antiinflamatore dhe mbi të gjitha, është shumë i lehtë për t’u tretur nga trupi i njeriut. Ai përfaqëson një alternativë reale për ata që kërkojnë një dietë sa më të pastër dhe natyrale.

“Është farë e pamodifikuar gjenetikisht dhe shumë e lashtë. Është farë që ka jashtëzakonisht pozitivitete në lidhje me ushqyerjen e njeriut. Për sistemin tretës është i lehtë për t'u tretur, nuk krijon asnjë lloj problemi. Është totalisht i asimilueshëm nga trupi dhe ka vlera antiinflamatore, antioksidante, ka proteina”,-tregon Filloreta.
Ideja për ta sjellë këtë farë në Shqipëri lindi nga një leksion i një mjekeje australiane që fliste për ushqime të pastra. E papërmendur në literaturën shqiptare, fara “kamut” u kërkua nga Filloreta me ngulm dhe përfundimisht u porosit në Itali. Megjithëse kostoja ishte shumë e lartë, dëshira për ta provuar ishte më e madhe se çdo hezitim.
“Nisjen e mora nga një mjeke popullore australiane, e cila në një nga leksionet e saj shpjegonte se cilat ishin farat e pamodifikuara gjenetikisht dhe shumë të mira për shëndetin. Një nga këto ishte fara 'kamut'. Hyra lexova, nuk njihet në Shqipëri, nuk ekziston në asnjë literaturë shqiptare, mora informacion dhe e kam gjetur si farë në Bolonja të Italisë. E porosita, është shumë i shtrenjtë sepse shkon gati 1000-1200€ kuintali, ose 12 mijë lek/kg. Megjithatë isha shumë kurioze ta provoja, nëse bëhet në Shqipëri dhe për ta përdorur për nevojat e mia. Thjesht kurioziteti! Mendoj se deri në këtë fazë ka funksionuar. Patjetër që do ta vazhdoj, por edhe do shikohet sipërfaqja. Mendoj që duhet të ketë një lloj interesi për këtë lloj gruri, në përgjithësi për njerëzit të cilët kërkojnë të ushqehen shumë shëndetshëm dhe të mos kenë probleme. Në përgjithësi, farat e modifikuara gjenetikisht nuk janë të mira, kështu që nëse kemi mundësi të kultivojmë këto lloj farash e bimësh, pse jo mos ta provojmë, pavarësisht kostos së lartë që ke”,-tha Filloreta.
Për Filloretën, kjo përpjekje ka qenë më shumë se një proces bujqësor. Ka qenë një zbulim. Rezultatet e para janë inkurajuese dhe ajo është e bindur se kultivimi i kësaj fare mund të zgjerohet, nëse rritet ndërgjegjësimi për vlerat që mbart. Për të, ky nuk është thjesht një eksperiment agrar. Është një udhëtim shpirtëror. Ajo e braktisi auditorin universitar dhe iu kthye tokës, duke u marrë jo vetëm me grurin "kamut", por edhe me drithëra të tjera si elbi dhe tërshëra, që përdoren për ushqimin e bagëtive. Sepse sipas saj, zinxhiri ushqimor nis nga toka dhe përfundon në shëndetin e njeriut. Filloreta ka zgjedhur të jetë sa më afër natyrës, duke punuar tokën vetë, duke mbjellë dhe korrur me duart e saj, duke jetuar në harmoni me ritmet e natyrës.

“Unë hyj në vitin e pestë që merrem me këtë profesion, lashë Tiranën dhe erdha në Kolonjë. E lashë profesionin e parë (pedagoge) për shumë arsye. Vjen një moment në jetë që kërkon të ndryshosh dhe unë e ndryshova jetën time. Unë kryesisht merrem me kultivimin e drithërave, ose kulturave elb, tërshërë që janë ushqim për bagëtinë. Gjithmonë më ka ngacmuar kjo ideja e ushqimit të shëndetshëm edhe për bagëtinë, edhe për njerëzit, sepse është zinxhir ushqimor. Nëse nuk ushqen mirë kafshët, nuk merr mish dhe bulmet të mirë. Duke qenë sa më afër natyrës, ti shikon gjenialitetin e saj, shikon anën mistike që ka natyra dhe ç'ka bërë perëndia me natyrën. Aty e kupton se sa ke për të zbuluar. Nëse ti merresh me bimët, me tokën, me pemët, ti mrekullohesh e zbulon gjëra të jashtëzakonshme. Thua "ku kam qenë më parë që nuk i kam parë?". Kam zbuluar shumë gjëra, kam parë si është të mbjellësh vetë, të kultivosh gjëra që do t'i konsumosh vetë. Është shumë 'fun'”,-thotë Filloreta.
Filloreta e fton këdo që, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër në jetë, të ecë zbathur në tokë, të punojë me bimët, të fusë duart në dhe. Sepse kontakti me tokën nuk sjell vetëm prodhim, por edhe një qetësi të thellë shpirtërore dhe një ndjesi lidhjeje me diçka më të madhe.
“Unë do t'ua sugjeroja të gjithëve, qoftë e për një moment në jetën e tyre, ta provojnë, të ecin zbathur në tokë, të merren me bimët, të bëjnë duart pis. Është gjë e jashtëzakonshme dhe ti mëson jashtë mase nga natyra. Ndërsa, me grurin jam marrë këtë vitin e fundit e pikërisht për arsye të të ushqyerit shëndetshëm”,-tha Filloreta.
Historia e Filloretës nuk është vetëm ajo e një gruaje që ndryshoi rrjedhën e jetës së saj, por e një njeriu që vendosi t’i besojë tokës, natyrës dhe vetes. Në çdo kalli që rritet mbi atë dynym toke në Kolonjë, fshihet një mesazh i qartë. Ka ende vend për të reja në të lashtën, ka ende shpresë në rrënjët e harruara. Mjafton guximi për të mbjellë ndryshe./CNA
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Nga Ardi Stefa Në një kohë kur qytetet bregdetare për...
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...