Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...

Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjesi lind bashkë me zhurmën e lehtë të dallgëve, vijon ende një mënyrë jetese që i ka rezistuar kohës; peshkimi. Për peshkatarët si Safet Sulollari, peshkimi është një realitet i përditshëm, i lodhshëm dhe gjithnjë e më sfidues.
Pas viteve ’90, kur ndryshimet politike sollën fundin e ndërmarrjeve shtetërore, shumë banorë të zonës e gjetën veten duke u kthyer drejt liqenit për mbijetesë. Deri atëherë, peshkimi nuk ishte lejuar, dhe kontrolli në brigjet e liqenit ishte i rreptë. Por me rënien e sistemit, gjithçka ndryshoi dhe peshkimi u kthye në një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjet e zonës.
“Na lindi ideja në fillim që kur u prish sistemi, u prishën ndërmarrjet sepse në kohën e komunizmit nuk lejohej të peshkoje. As ushtarët nuk të linin këtu buzë liqenit, kurse pas viteve 1990-1991 u hapën dhe filluam të peshkonim. Kishte peshk mjaftueshëm, zinim shumë. Mbahej shumë mirë ekonomia atëherë, kishte bollëk dhe peshku ishte i patrazuar”,-tregon Sulollari.

Për shumë si Safeti, peshkimi nuk filloi si profesion, por si një pasion i hershëm i ndaluar gjatë komunizmit. Ai ishte rritur pranë liqenit, ku çdo ditë kishte ndërtuar një lidhje të pazëvendësueshme me natyrën dhe ujin. Mësimet i mori vetë, duke ndjekur intuitën dhe duke ndërtuar përvojën me kohën.
“E kam mësuar vetë që fëmijë. Jemi rritur këtu buzë liqenit, këtu kemi edhe shtëpinë, e kishim pasion që në kohën e komunizmit. Gjuanim fshehurazi me ndonjë rrjetë të vogël, se nuk lejohej”,-thotë Sulollari.
Peshkimi në liqen, ndonëse duket i qetë, mbart rreziqe të mëdha. Stuhitë që kapin befas liqenin kërkojnë përvojë dhe mençuri për të manovruar varkën, sepse një gabim i vogël mund të jetë fatal. Ndaj, çdo dalje në ujë është një përballje me të papriturën.
“E vështirë është, sidomos kur të zë stuhia, duhet të dish të manovrosh e ta mbash varkën. Ka rrezik të madh sepse të mbyt nëse s'di ta mbash”,-thotë ai.

Teknikat e peshkimit janë zhvilluar me kohën, nga grepa të thjeshtë në rrjeta të specializuara. Ligjshmëria ka evoluar gjithashtu, duke vendosur rregulla për të ruajtur burimet ujore. Peshkatarët janë përshtatur me këto rregulla, duke pajisur veten me lejet e nevojshme dhe duke e kthyer zanatin në një aktivitet të rregullt.
“Në fillim fare kemi peshkuar me grep, sepse me grep zinim shumë. Më pas me rrjeta, i kemi lejet edhe për me rrjetë edhe për me grep. Në fillim s'kishte leje, por derisa u rregullua sistemi, u shtrëngua pak e filluan i nxorrën të gjithë lejet”,-thotë peshkatari.
Vitet e fundit kanë sjellë ndryshime drastike në sasinë e peshkut në liqen. Nga kapjet me kuintalë dikur, sot peshkatarët përballen me rezultate modeste, shpeshherë të pamjaftueshme për të justifikuar mundin. Shkaku, sipas Safetit, është mbipeshkimi ndër vite dhe mungesa e kontrollit të duhur mbi liqenin.

“Vitet e kaluara situata ka qenë shumë mirë, kurse tani është shumë dobët. Nuk përballohet më, nuk ka shumë. U gjuajt shumë gjatë viteve dhe ka rënë prodhimi. Sado që OMP-ja e shton duke hedhur rasatin, përsëri ka pak prodhim. Vitet e kaluara ne zinim me kuintalë, kurse tani me gramë, gjysëm kg, 1 kg dhe ka raste edhe fare”,-tregon Sulollari.
Ndër të gjitha llojet e peshkut që gjenden këtu, korani mbetet më i veçanti. Ky peshk i rrallë, i cili rritet natyrshëm vetëm në Pogradec dhe në një zonë të largët në Rusi, është një nga thesaret gastronomike të zonës. E kërkuar në restorantet vendase, korani mbetet simboli i pasurisë që ky liqen mund të ofrojë, nëse mbrohet siç duhet.
“Këtej është peshku i rrallë, korani. Është shumë i mirë dhe e preferojnë shumë. Në botë vetëm dy vende ka koran që rritet, një në Rusi edhe këtu në Pogradec. Restorantet këtu e gatuajnë në tava apo të skuqur, varet si e shijojnë njerëzit”,-thotë peshkatari.

Ndërsa e pyesim nëse Safeti ka lënë trashëgimtar për këtë profesion, ai tregon se ka vetëm dy vajza, por edhe nëse do të kishte djalë, nuk mendon se do t'ia trashëgonte.
“Eh jo, kam dy çupa. Nuk pata djalë që t’ia trashëgoja. Por edhe nuk është më sport që ta lesh trashëgimi, nuk ja vlen më”,-thotë ai.
Në fund të ditës, rrëfimi i një peshkatari është shumë më tepër se histori personale. Është dëshmi e një epoke që po zbehet, e një lidhjeje të thellë mes njeriut dhe natyrës dhe e nevojës për të reflektuar mbi mënyrën si kujdesemi për pasuritë tona natyrore. Në Pogradec, jeta mbi dallgë është ende gjallë, por gjithnjë e më e brishtë./CNA
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Nga Ardi Stefa Në një kohë kur qytetet bregdetare për...
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...