Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, duke dhuruar një mbrëmje të paharrueshme në sheshin “Odeon”.
Me një program të pasur artistik, shfaqja solli mbi skenë numra ekuilibri, elasticiteti, xhonglimi dhe ndërveprim me publikun, që u pritën me entuziazëm të veçantë nga qytetarët pogradecarë, veçanërisht nga fëmijët që ishin të shumtë në radhët e spektatorëve.
Atmosfera festive dhe energjia pozitive e aktorëve dhe performuesve u përçuan natyrshëm tek të gjithë të pranishmit, ndërsa disa nga fëmijët e publikut u bënë edhe vetë pjesë e numrave në skenë, duke shtuar argëtimin dhe emocionet e mbrëmjes.
Performanca u realizua nga dy trupa, fëmijët e rinj që janë duke u trajnuar në cirk dhe profesionistët me përvojë, duke dëshmuar që cirku është një art që rritet dhe zhvillohet në çdo brez.
Drejtoresha e Cirkut Kombëtar, Olta Ahmetaj, theksoi se ky institucion po ringrihet me dinjitet pas një periudhe të vështirë, dhe se synimi është të rikthehet shkëlqimi i dikurshëm i cirkut shqiptar. Ajo falënderoi publikun pogradecar për mikpritjen dhe entuziazmin.
"Publiku ishte shumë i zjarrtë. Kur erdhëm në fillim menduam se do të ishin të gjithë në plazh dhe s'do e kishim vëmendjen e publikut por u mbush shumë shpejt. Mezi na kishin pritur dhe na u bë shumë qejfi. Sollëm një larmi numrash, me trupë të përbërë nga fëmijë e deri tek më të rriturit që performuan në skenë aq bukur. Kemi akoma rrugë për të bërë, kemi qenë në shumë qytete të Shqipërisë, nga veriu në jug e shpresoj ti kemi kënaqur të gjithë, duke sjellë kulturën e cirkut që kishte filluar të zbehej por kërkojmë ta rikthejmë sërish."
Pjesë e kësaj trupe është edhe Livia Duka, një prej anëtareve më të vogla, e cila e shikon të ardhmen e saj të lidhur fort me cirkun.
"Unë ndihem shumë mirë sepse të gjithë këtu janë shumë të mirë, edhe shoqet edhe mjeshtrat dhe gjithë pjestarët e cirkut janë shumë të sjellshëm. Unë në cirk kam dy vite dhe mezi po pres ta vazhdoj karrierën time këtu. E vështirë është shumë por me punë arrihet çdo gjë."
Mbrëmjen e së shtunës, në skenën e qytetit performoi edhe Brunilda Demollari, një nga trajneret e të rinjve të cirkut, e cila shprehu emocionin e veçantë që përjetoi.
"Kishte shumë euforizëm, ishte një emocion shumë i veçantë. Çdo gjë ka risk por ne nuk pyesim përpara këtyre vështirësive, i realizojmë numrat me sukses. Cirku fillon nga moshat e vogla, dhe pastaj bëhen artistë të mëdhenj. Ata ishin të mrekullueshëm, publiku i priti me shumë duartrokitje."
Shfaqja u moderua nga Gerald Shima, i cili përshkroi përvojën në Pogradec si shumë të veçantë.
"U ndjeva jashtëzakonisht mirë, kishte emocion, një publik i mrekullueshëm e shumë duartrokitje. Ndihemi shumë të vlerësuar. Numrat kanë qenë të ndryshëm, kishim numra xhonglerimi, vertikalë, numra ekuilibri dhe plot performanca të tjera."
Turneu i Cirkut Kombëtar po vijon në qytete të ndryshme të vendit, duke ofruar art dhe argëtim për të gjitha moshat, si për banorët lokalë ashtu edhe për pushuesit që ndodhen në këto zona gjatë verës. Mes duartrokitjeve, buzëqeshjeve dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të publikut, cirku po dëshmon se mbetet një nga format më të bukura të artit që bashkon breza dhe rikthen emocione të rralla./ CNA
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Nga Ardi Stefa Në një kohë kur qytetet bregdetare për...
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...