Pengesë për kalimin e zjarrfikëseve/ Evidentohen 41 pika problematike të qarkullimit në Shkodër
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...

Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhvillohet edicioni i 8-të i Festivalit të Muzikës Moderne. Përpara këtij festivali organizatorët treguan për detajet e këtij eventi të rëndësishëm. Drejtori artistik Gjon Shllaku dhe muzikanti Markelian Kapidani theksuan se ky edicion do të vijë më i pasur në përbërje artistike dhe organizative, me një formacion të veçantë Big Band, që përfshin emra të njohur të muzikës shqiptare dhe instrumentistë të nivelit të lartë.
“Festivali ka disa të reja edhe pse prej një festivali nuk duhet që të priten shumë të reja, por ajo çfarë është traditë sepse ajo është më e rëndësishmja. Tradita është ajo që merret nepër këmbë shpeshherë dhe në idenë e një gjëje të re bëhen gjëra të pakënaqshme. Ne kemi konsoliduar idetë tona, që i kemi prej 8 edicionesh dhe këtë vit shpresojmë që të këtë potencialin e vet më të madh në evidencë. Potenciali kryesor është Big Band, është një formacion i cili funksionon edhe pse në mënyrë jo të vazhdueshme, është pjesë e rëndësishme e festivalit tonë dhe përmban instrumentistë të nivelit të lartë. Ka një repertor të nivelit bashkëkohor, ka këngëtarë të cilët edhe pse janë shumë të njohur në Shkodër dhe më gjërë janë me një potencial krejtësisht të ndryshëm dhe artistik që i vlen atyre, kohës dhe ne si organizator. Këtë vit një gjë e re është se kemi të ftuar artistë nga zona e Lombardisë në Itali të cilët kanë ardhur të formuar në dy grupe dhe një të tretë që e ndërtojmë me këngëtarët shqiptar. Një gjë tjetër e re është se festivali nuk është reduktuar brenda qytetit të Shkodrës, por këtë vit duke patur një mbështetje të mirë nga Ministria e Kulturës, bashkia Shkodër dhe bashkia Tiranë ne e kemi shtrirë hartën e këtij festivali edhe në Tiranë për një ditë. Synimi është në zonat mbarëshqiptare, por këtë vit nuk arritëm të shkojmë në Prishtinë që e kishim si pikësynim dhe shpresojmë që në të ardhmen ta realizojmë”,-tha drejtori artistik Gjon Shllaku.
“Programi artistik është i larmishëm. Kemi një lloj buqete, zhanresh dhe stilesh të cilat sjellin në Shkodër muzikën moderne, edhe në aspektin e kërcimit, dëfrimit por edhe aspektin e dëgjimit nepërmjet tingëllimeve jazz etj. Festivali ka rëndësi sepse sjell risi. Aktivitet që sjellin risi në qytet janë me të vërtetë të pakta. Duhet të kemi kujdes dhe të kuptojmë se risia bën fjalë për gjëra që qyteti nuk i ka. Gjëra që vijnë të reja për publikun e gjërë, siç është muzika moderne, muzika jazz, arangjimet, orkestrimet që bëhen sot jo vetëm me materiale të vjetra por edhe të reja krahas atyre tradicionale. Ne vazhdojmë të punojmë për të sjellë frymën e re europaine për të cilën edhe diskutojmë shpesh herë, por harrojmë nuklin që me të vërtetë ka fryma europiane që ka të bëjë me kulturë, me qytetari, me art dhe me muzikë të mirë. Këto elementë ne mundohemi t’i përkrahim dhe t’i shfaqim nepër ato aktivitetet që bëjmë. Janë disa aktivitete si festivali jazz, festivali Luleborë apo Ndërmendje. Në këtë këndvështrim e shoh festivalin e muzikës moderne si një hap i rëndësishëm në zhvillimin kulturor në qytetin e Shkodrës”,-tha Markelian Kapidani, Koncertmaestër.

Një risi këtë vit është një bloger nga Italia në rolin e ujkut sekret i cili do të dokumentojë këtë festival si dhe do të ndezë atmosferën.
“Gjëja që unë do bëj në festival është dokumentimi i krejt asaj që ndodh, do realizoj intervista me këngëtarë e muzikantë për të kuptuar se cila është muzika e vërtetë. Mos harroni që ta ndiqni edhe podkastin tim që sapo e kam filluar që është më i miri në Itali dhe Shqipëri. Kam zgjedhur rolin e ujkut sepse ujku është kafsha që ka rritur Italinë duke patur parasysh Romën e lashtë dhe është ajo kafshë që ka për të vazhduar për të rritur Italinë dhe për të mbajtur një lloj lidhje me vendit tonë dhe Shqipërisë”,-tha blogeri.
Festivali i Muzikës Moderne ka si mision të ruajë dhe përçojë vlerat e muzikës moderne tek brezi i ri. Ai do të mbahet nga data 23 deri më 26 korrik në Shkodër e Tiranë ndërsa do të ketë në përbërje një repertor të zgjedhur muzikor përmes artistëve profesionistë shqiptar dhe të huaj./CNA
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...
Pogradeci ka qenë sot mikpritës i një eventi të veçantë ku...
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, t...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe...
Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përku...
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...