Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përkujtuan 79 dëshmorët e luftës së vitit 1915. Kjo erdhi përmes motiveve festive. Festa e Qereshit vazhdon të festohet që nga viti 1940, në korrik, traditë kjo e rrënjësuar dhe mbështetur ndër vite nga banorët e zonës, si dhe së fundmi edhe nga Bashkia Shkodër.
Përkujtimi i saj në mesin e muajit korrik lidhet me 110-vjetorin e Luftës së Planit kundër pushtuesit serbo-malazez. U zgjodh pikërisht Gjurajt e Planit, aty ku dhe ngrihet memoriali i Dëshmorëve të Planit dhe Dukagjinit, rënë në luftë nga pushtuesit malazez në vitin 1915. Në fjalën e tyre, historianët u ndalën tek rëndesia e luftës së atij viti dhe sakrifica e të rinjve për të dhënë jetën.
“Arsyeja që sot bëjmë festë është që Plani pati një luftë të madhe, që ia arriti të mbijetonte. Plani ka djem e vajza që ecin përpara. Të gjithë ju, mirëse keni ardhur, në një vend i cili është i bekuar nga Zoti e i harruar nga shteti. Le të bëjmë një përmbledhje të atyre ditëve të nxehta korriku të vitit 1915. Mali i Zi, i pakënaqur nga vendimi i forcave të mëdha, si fillim i hodhi sytë nga Shkodra, që e mori pa ndonjë vështirësi. Por ajo që do i siguronte një fitore të sigurtë ishte sigurimi i krahut lindor nga ana e Dukagjinit, duke i çarmatosur njerëzit. Sepse Shkodrës, Dukagjini i është gjendur pranë sa herë ishte në rrezik. Ekspedita e parë ushtatake nisi më 2 korrik 1915 dhe përfundoi me disfatën e plotë të ushtrisë malazeze. Ushtarët malazezë kaluan tek ura të gjunjëzuar nga pushkët e Shaljanëve”,-tha historiani Vilson Peshkaj.

“Imagjinoni një ditë të 15 korrikut 1915. Imagjinoni tym e flakë në vend. Mijëra bagëti e shtëpi të dëmtuara. Është kënaqësi që ju keni ardhur për t’i kujtuar. Ata kanë bërë punën e vështirë, ne kemi të lehtën.Është detyrë e jona t’i kujtojmë brez pas brezi. Unë kam përgatitur një liber, janë studime dhe dokumenta historike për Planin. Ky libër nxjerr në pah historinë e Planit”,-tha mësuesi i zonës Gjelosh Farka.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për të kujtuar dëshmorët e Planit”,-tha Aleksandër Rroku, administrator i njësisë Pult.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të politikës, të cilët thanë se historia duhet kujtuar që të mos përsëritet.
“Është respekt, vlerë për mua, të jem përpara jush për të kujtuar 110-vjetorin e Luftës së Planit. Mirënjohje për 79 dëshmore, burra e djem të Planit që dhanë jetën për vendin. Historia duhet të kujtohet që të mos përsëritet”,tha Kliti Hoti, deputet i zgjedhur i PD-së.

“Kjo ngjarje që ka ndodhur përpara 110-të viteve ka rëndësi të veçantë, jo vetëm për ekzistencën e këtyre trojeve, por edhe kombin. Sepse jemi në kufi me Malin e Zi dhe falë qëndresës së tyre janë këto kufinj që sot i kemi. Nese dje lufta është bërë me armë, sot ajo bëhet me ekonomi. Dy çështje më shqetësojnë: mungesa e infrastrukturës dhe shkollës këtu”,-tha Ted Kopliku, anëtar i kryesisë së PD-së Shkodër.
“Është nder, kënaqësi dhe vlerësim i lartë për secilin prej nesh që sot është këtu për të kujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme për Dukagjinin. Mu bë zemra mal kur shoh kaq shumë të rinj që kujtojnë dëshmorët dhe organizojnë festa të tilla. T’i kujtojmë e nderojmë me respekt dëshmorët”,-tha Marjan Ndërshtiqaj, anëtar i PS-së Shkodër.
Program artistik, promovimi i resurseve të zonës dhe eksplorimi i bukurive natyrore, panairi i produkteve ushqimore të traditës, janë aktivitete që e pasurojnë këtë event.

Le të ndalemi pak te resurset e Pultit, vlerat historike dhe ato të trashëgimisë
Pulti ka 7 fshatra, me rreth 3500 banorë. Në dimër, deri para 5 viteve numëroheshin 900 banorë. Asnjë fshat nuk është braktisur pavarësisht infrastrukturës. Në fshatin Brucaj janë 15 familje pa energji edhe sot, por fshatin nuk e kanë braktisur. Sot në Pult janë ende rezidentë, dimër e verë 50 familje.

Pulti ka në sipërfaqen e tij 2200 ha gështenja, më shumë se Tropoja, Shkreli, Shala e Shoshi. Sëmundjen po e kalojnë, por kanë nevojë për krasitje.
Vendi është i pasur me frutat e pyllit, misër, patate, domate, çdo gjë bio, mbi 800 m mbi nivelin e detit.

Por nga ana tjetër problemet nuk mungojnë. Vihen re mungesa të theksuara në sherbimet bazike, të tilla si: infrastrukturë rrugore, shkolla, qendra shëndetësore, etj., mungesa këto që e kanë bërë të domosdoshme largimin dhe braktisjen e Pultit.
Aktivitete të tilla e mbajnë të gjallë zonën e Pultit, respektin për historinë e lavdishme të Pultit të vjetër dhe dëshmorëve të Planit, me shpresën se pushteti do të hedhë sytë drejt kësaj zone të bekuar nga Zoti e të harruar nga dora e njeriut./CNA
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Nga Ardi Stefa Në një kohë kur qytetet bregdetare për...
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...