Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe plot aromë të lakrorit në saç, rikthehet një nga traditat më të dashura të juglindjes shqiptare. "Festa e Lakrorit", tashmë e kthyer në traditë prej më shumë se një dekade, mbledh çdo vit gra, burra, të rinj dhe turistë për të kremtuar bashkë një nga gatimet më përfaqësuese të zonës. Festa e Lakrorit nuk është një ngjarje thjesht festive. Është një kujtim i gjallë i një jete të dikurshme, ku çdo pjatë përgatitej në shtëpi, me dorë, me durim dhe me përkushtim. Këtu, gratë e fshatit janë ruajtëset e kësaj trashëgimie të rrallë.

"Unë kam pesë vite që marr pjesë në këtë festë. I bëjmë lakrorët me qepë e domate, me gjizë, me lëmpjeta, me kos. Kam nisur që 12 vjeç, e mësova nga mamaja, do ndihmoja në shtëpi, e kisha edhe me qejf. Të dielave konsumohej lakrori kur ishim në koperativë se ai ishte kushti, kurse tani të shtunën mund të them. Ka që porositin nga telefoni dhe gratë e fshatit ua bëjnë. Vijnë porositin edhe turistë."
Kjo nuk është thjesht një traditë që ruhet nga të moshuarit. Në Polenë, brezat e rinj rriten me lakrorin si pjesë e identitetit të tyre kulturor. Gatuar me dashuri në gjirin e familjes, ai mbetet lidhja më e fortë mes së kaluarës dhe të ardhmes.

"Jam studente në universitetin e Korçës. Traditën e kemi ruajtur në familjet tona këtu në Polenë. Që kur ishim të vogla, mua dhe motrën time na ka mbajtur mamaja afër dhe e kemi parë se si gatuante lakrorin. Shpresojmë që këtë traditë ta ruajmë dhe në familjet tona në të ardhmen."

Në këtë festë, nuk janë vetëm gratë që gatuajnë. Burrat përgatisin zjarrin, saçin, dhe kujdesen për pjekjen, që lakrori të dalë siç duhet, i pjekur ngadalë nga të gjitha anët.

"Në Polenë është traditë e hershme festa e lakrorit. Ka mbi 10 vite. Në Polenë çdo familje e ka traditë lakrorin, si për nder. Roli i burrave është të bëjnë gati saçin dhe për pjekje. Duhet ti rrish mbi kokë që të mos digjet, e të bëhet një nga të gjitha anët."

Lakrori nuk është thjesht një ushqim. Në çdo petë të holluar, në çdo saç që ngrohet, fshihet kujtesa e një populli që di të ruajë rrënjët dhe të jetojë me shije.
"Lakrori më i kërkuar është me gjizë me vezë edhe ai me qepë e domate. Të gjitha shkojnë por këto të dyja i preferojnë më shumë. Vijnë nga rrethi i Pogradecit dhe ai i Korçës, sot kanë ardhur edhe nga Prishtina."
"Unë jam mbesë nga Polena, kam mamanë nga këtu. I uroj polenakëve ta gëzojnë ditën e sotme, të kenë gjithmonë gëzime dhe festa. Lakrorin e mësova ta bëj që kur isha e vogël, di edhe ta pjek se kemi patur saç në shtëpi."
Në Polenë, çdo petë e holluar me dorë është një rrëfim. Çdo saç i nxehur mbi zjarr është një kujtim. Dhe çdo lakror që ndahet me të tjerët, është një premtim që kjo traditë nuk do të shuhet. Sepse në Polenë, lakrori nuk është thjesht ushqim por trashëgimi. Një festë që nuk mbaron me fundin e ditës, por vazhdon të jetojë në çdo shtëpi, në çdo brez, në çdo kujtim./CNA
Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përku...
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Nga Ardi Stefa Në një kohë kur qytetet bregdetare për...
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...