Edicioni i 8-të i muzikës moderne/ Këtë vit, risi artistike në Shkodër dhe Tiranë
Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhv...

Për të tretin vit radhazi, Pogradeci mirëpriti “Maratonën e Bebave”, një ngjarje që tejkalon kuptimin e një gare sportive dhe kthehet në një festë të madhe familjare, të mbushur me emocione, buzëqeshje dhe momente unike.
Më shumë se 60 fëmijë morën pjesë në këtë edicion të veçantë, ku organizatorët krijuan grupe të ndara sipas moshës për të garantuar barazi dhe argëtim për të gjithë.
Janë ndarë gjithsej 15 çmime kryesore, 5 vende të para, 5 të dyta dhe 5 të treta, por medalje dhe dhurata janë shpërndarë për të gjithë vogëlushët pjesëmarrës.
Organizatori Leonard Peço e përshkroi këtë aktivitet si një emocion të vërtetë, një spektakël që rrallë e sheh, ku protagonistët janë vetë fëmijët. Ai shtoi se këtë vit u dallua edhe një vogëlushe akrobate, e cila e emocionoi përtej çdo pritshmërie.
"Rikthehemi për të tretin vit në Pogradec me garën e bebave. Nuk është thjesht një garë, por një spektakël i vërtetë, një emocion i paparë, një garë e bukur që bëhet nga vetë fëmijët. Sot përtej parashikimeve tona ishin mbi 60 fëmijë dhe ne u munduam të krijonim disa bateri për grupmoshat e ndryshme. Janë marrë në total 5 çmime të para, 5 të dyta e 5 të treta.
Përtej kësaj, fituesit janë vlerësuar me kupa, por medalje e dhurata ka pasur për të gjithë fëmijët. Sot për hir të së vërtetës, ndonëse jo në atletikë, kemi parë një akrobate, e cila realisht më ka emocionuar për talentin e saj. Është fat për Pogradecin që të ketë në gjirin e vet një fëmijë kaq të talentuar. Shpresoj që karriera e saj të jetë brilante dhe pse jo, në rangje ndërkombëtare."
Entuziazmin e kanë ndarë edhe prindërit dhe gjyshet e pjesëmarrësve. Nëna e Vivien Hoxhës, 10 muajshe, fituese e vendit të dytë, tregoi emocionet e saj.
"Vajza është Vivien Hoxha, 10 muajshe dhe është fituese e vendit të dytë në Maratonën e Bebave të organizuar sot në qytetin e Pogradecit. Sigurisht që kjo eksperiencë për Vivien do të mbetet gjatë në kujtimet e saj, por më e lumtura normalisht është mami që sot feston për arritjen e Vivien, pasi në fund të fundit, gjëja më e mirë që ajo di të bëjë sot është të ecë këmbadorazi. Shpresoj që ky të jetë një ogur shumë i mirë për të në vazhdim."
Nëna e Kei Hajdërasit, 23 muajsh, e ardhur nga Tirana për pushime në qytetin liqenor, tha me krenari se Kei po ecën në gjurmët e saj.
"Bebi quhet Kei Hajdërasi, është 23 muajsh, në gusht bën dy vjeç. Jeton në Tiranë, ka ardhur me pushime te nëna dhe te gjyshi në Pogradec. Unë ndihem shumë krenare sepse Kei pothuajse po ecën në gjurmët e mamit. Mami ka qenë volejbolliste me ekipin e Pogradecit, dhe ndihem krenare."
Ndërkohë, gjyshja e Tuanës, 2 vjeç e 3 muaj, emocionoi me fjalët e saj, duke treguar se do të kthehen në shtëpi si kampionë.
"Tuana është dy vjeç e tre muaj, e kam mbesën time nga vajza. Unë kam ardhur nga Tirana sot për të fituar kupën, për të qenë suport për Tuanën. Gjithçka të bukur do ta bëjë Tuana, të bëhet njeri njëherë me të gjitha vlerat, pastaj do bëjë të gjitha gjërat e bukura. Edhe vëllai i Tuanës sot ka fituar kupën, është 1 vjeç. Sot jemi kampionë, do shkojmë me dy kupa në shtëpi."
Ky aktivitet, që tashmë po kthehet në një traditë të dashur për qytetin liqenor, nuk është thjesht një garë mes fëmijësh, por një festë e jetës dhe e familjes. “Maratona e Bebave” mbledh bashkë breza të tërë, prindër, gjyshër e fëmijë, për të ndarë emocione dhe për të ndërtuar kujtime që mbeten gjatë në zemrat e pjesëmarrësve.
Me të qeshura, përqafime, gara të sinqerta dhe shpërblime simbolike që ngrenë moralin dhe krenarinë, ky aktivitet tregon se edhe garat më të vogla mund të kenë jehonën më të madhe. Pogradeci, përmes kësaj nisme, dëshmon se kujdesi për fëmijët dhe përfshirja e tyre në aktivitete të tilla është një investim i vyer për të ardhmen./ CNA
Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhv...
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...
Pogradeci ka qenë sot mikpritës i një eventi të veçantë ku...
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, t...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe...
Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përku...
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...