Maliq, 18 vite traditë me Festën e Ëmbëlsirave dhe Produkteve Bujqësore
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...

Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, shanset janë të mëdha që të ndeshesh me emrin e Ardit Bilanit. Prej pothuaj dy dekadash, ai është kthyer në një prej zërave më të rëndësishëm të tregut të suvenireve në vend, duke krijuar markën e njohur “Suvenire Albania”, që sot njihet jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Historia e tij nisi 18 vite më parë, me një dyqan të vogël dhe me shumë pasion.
“Biznesi im që kam tani e kemi filluar para 18 vitesh, në 2007. Atë vit mbarova edhe shkollën e lartë dhe duke pa vështirësitë për të gjetur një punë iu dorëzova shumë pasionit. Mua më pëlqen arti dhe kam provuar të bëj disa gjëra të vogla dhe kjo ishte shtysë që unë t’i jap drejtim jetës sime. Në atë kohë bleva disa pajisje druri dhe nisa të bëj disa punime artizanale. Objektivi i kohës ishte që të nxjerr një rrogë mesatare. Mirëpo vura re që njerëzit i pëlqenin punimet artizanale edhe pse konkurrenca bënte të vetën unë ia dola mbase i ndikuar edhe nga trashëgimia familjare në biznes. Më pas klientët kërkonin gjëra që ne nuk i bënim po përmes disa miqve në Mal të Zi arritëm të sillnim në fillim disa guacka. Më pas nisëm me produkte të tjera duke shkuar në rreth 120 lloje”, tha Bilani.
Nga një nismë e produkteve artizanale sot Arditi bashkëpunon me dizajnerë për kompozimin dhe persinalizimin e produkteve. Sot Arditi ka 3 magazina në Shkodër, Tiranë dhe Sarandë. Duke furnizuar kështu me dhjetra dyqane të vogla suveniresh.
“Me shtimin e turizmit lindi nevoja e shtimit të produkteve tona dhe isha i detyruar që të importoja. Nisëm me Turqinë. Më vonë kalova në bashkëpunime me dizajnerë me të cilët kompozuam produkte të posacme. Kjo ishte arsyea e zgjerimit tim. Sot kemi mbërritur në 3 mijë lloj produktesh. 80% janë suvenirë po ashtu kemi varëse, çanta dhe shumë lloje të tjera që vijnë në formën e dhuratave. Krahas Shkodrës ku kemi pikën kryesore të magazinës, jemi edhe në Tiranë e Sarandë, nga ku furnizojmë dhjetra dyqane më pas. Në fakt kemi zgjedhur pikat kyçe, ku ka turizëm cilësor. Futja në botën e turizmit më ka ndihmuar më shumë për të parë se si funksionon.U anëtarsova tek Dhoma Amerikane e Tregtisë si dhe tek Dhoma e Industrisë. Turizmi në Shqipëri është i mirë. Suvenirët i kerkojnë. Ne jemi munduar që t’i përsonalizojmë duke futur disa në një të vetëm, si prsh Urën e Mesit, pedonalen, kalanë apo edhe xhaminë e plumbit. Ne i themi mangnet, por realisht është një ambasador i joni që turistët e marrim me vete dhe identifikohen”, shprehet Bilani.
Bilani e pa biznesin e tij jo vetëm si tregti, por si një mision për të promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar. Arditi ka një mesazh për çdokënd që merret me turizëm..
“Thuhet se 3 lloje biznesesh kanë rritje deri në 2050, që janë metalurgjiku, bimët medicinale si dhe turizmi. Ne po investohemi shumë tek turizmi, por kemi ende për të bërë. Mesazhi është që të fokusohemi tek turizmi, tradita, mikpritja e në fund të ditës patjetër që do dalim faqebardhë”, ishte mesazhi i Arditit.
Sidomos në dekadën e fundit, “Suvenire Albania” u kthye në një pikë referimi për turistët që kërkojnë diçka më shumë sesa një kujtim të zakonshëm, një copëz historie. Me plane për të çuar produktet shqiptare edhe më tej, në tregjet ndërkombëtare dhe platformat online, Bilani mbetet i bindur se suveniri nuk është thjesht një send, por një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe botës, e do vijojë tregun e suvenirëve për gjatë./CNA
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...
Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në b...
Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights” solli një tjet...
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Sere...
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...