"Gonen e paskan përzënë dhe nga protesta, Tiku sjell tezen"/ Balla ironizon Shehajn dhe Lapajn
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Tetorit Rozë, Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social në Bashkinë Devoll zhvilloi një aktivitet sensibilizues, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë, Eduard Duro. Ky aktivitet kishte për qëllim të përcillte mesazhin se përballja me këtë sëmundje kërkon bashkim, mbështetje dhe dashuri mes grave.
Drejtoresha e Shërbimit dhe Kujdesit Social, Zerina Sinani, u shpreh se ky është tashmë një aktivitet i kthyer në traditë, që synon jo vetëm simbolikën e ngjyrës rozë, por edhe forcimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe mbështetjes ndaj grave që po përballen me kancerin e gjirit.
“Është bërë traditë që nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë, z. Eduard Duro, Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social organizon një aktivitet ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë. Ky është një aktivitet që jo vetëm të vishemi rozë, por të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë për t’i dhënë zë, forcë dhe për ta mbështetur njëra-tjetrën. Është një aktivitet ku më shumë se kurrë merr kuptim fjala ‘të mbështesim njëra-tjetrën’ dhe t’u japim kurajo atyre vajzave që janë duke u përballur me ditët më të vështira të jetës së tyre, një luftë me kancerin e gjirit. Jemi mbledhur sot këtu me të gjitha gratë e Bashkisë Devoll, me përfaqësues të institucioneve dhe të shëndetësisë, dhe një falënderim të veçantë kam për të gjithë kolegët e mi, mikeshat e mia që i janë bashkuar sot kësaj kauze. Përçojmë dashuri, mirësi dhe ndërgjegjësojmë secilën nga ne. Kemi vërtet nevojë të dimë se jeta e grave vlen”,-tha Sinani.

Një moment prekës i aktivitetit ishte rrëfimi i Eriketa Xhemos, një gruaje që e ka fituar betejën me kancerin e gjirit pas një përballjeje të gjatë me sëmundjen. Ajo ndau përvojën e saj si shembull frymëzimi për të gjitha gratë që kalojnë të njëjtën sfidë, duke theksuar rëndësinë e guximit, diagnostikimit të hershëm dhe solidaritetit.
“E kam kaluar para 16 viteve këtë sëmundje agresive. Kam bërë një luftë shumë të madhe me veten time. Unë jam ajo që ka fituar jetën sot. Uroj që çdo grua ta kapë në kohë, sepse duhet të mbështetet në tre shtylla: ndërgjegjësimin, sensibilizimin dhe diagnostikimin. Të kemi guxim, të mbështesim njëra-tjetrën, të jemi të bashkuara më shumë se kurrë për të fituar kohë, sepse dhurata jonë është vetë jeta që na e ka dhuruar Zoti”,-tha Xhemo.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe nxënëse të shkollës “Fuat Babani”, të cilat me pankarta dhe mesazhe sensibilizuese përcollën frymën e mbështetjes dhe kujdesit ndaj grave. Nestila Berberi dhe Ester Çuko, pjesë e kësaj nisme, theksuan se çdo grua që përballet me sëmundjen nuk është vetëm dhe se mbështetja e shoqërisë është thelbësore për t’i dhënë forcë në këtë rrugëtim.
“Si çdo vit, shkolla ‘Fuat Babani’ në bashkëpunim me Bashkinë Devoll organizon një aktivitet kushtuar Tetorit Rozë, pra muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Dua t’i them çdo gruaje se nuk është vetëm dhe se lufta e tyre është edhe lufta jonë. Ne nxënëset kemi sjellë pankarta dhe kemi krijuar mesazhe të ndryshme për nënat që po përballen me luftën kundër kancerit të gjirit”,-u shprehën nxënëset.
Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit u bashkuan në një moment simbolik për të kujtuar rëndësinë e dashurisë, kujdesit dhe ndërgjegjësimit, me mesazhin se jeta e çdo gruaje vlen dhe duhet mbrojtur me çdo kusht./CNA
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Në qytetin e Bilishtit u organizua “Dita e Trashëgimisë Ku...
Në Shkodër u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fe...
Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, s...
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...
Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në b...
Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights” solli një tjet...
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Sere...
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...