Boga dhe Thethi në syrin e piktorëve/ 20 më të mirët vijnë në "Lissus Art"
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...

Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosovë, klarinetisti dhe pedagogu Shkumbin Bajraktari, u bë pjesë e festivalit të bandave frymore “Lulu Fest” që po zhvillohet në qytetin e Korçës. Vizita e tij e parë në qytetin juglindor u kthye në një përvojë të veçantë artistike, duke e bërë atë të shprehej me vlerësimet më të larta për organizimin, publikun dhe mikpritjen korçare.
Me një karrierë prej më shumë se dy dekadash në skenën muzikore dhe akademike, Bajraktari është një prej figurave më të spikatura të muzikës profesioniste në Kosovë. Ai ka studiuar në disa vende të rajonit e të Europës, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Zvicrën, duke ndërtuar një përvojë të gjerë artistike e pedagogjike që e ka bërë të njohur si një ndër klarinetistët më të vlerësuar në hapësirën shqiptare. CNA TV sjell për shikuesit një intervistë ekskluzive me maestron, i cili tregon shumë për karrierën e tij të suksesshme dhe përshtypjen e mrekullueshme që ka për qytetin e Korçës.
"Unë jam klarinetist, profesor në akademinë e arteve në Prishtinë, prej 20 viteve punoj atje. Kam studiuar në Shqipëri dhe kam mbaruar studimet në Tiranë me profesor Kiço Dakon. Kam regjistruar në Maqedoni, Bullgari, kam qenë me specializim në Zvicër. Jam klarinetist i parë i Filarmonisë së Kosovës dhe udhëheqës i bandës frymore të ushtrisë së Kosovës, ku këtë bandë e kam krijuar e formuar para 20 vitesh", shprehet Bajraktari.
Karriera e tij është ndërtuar mbi një bazë të fortë profesionale dhe pasioni për klarinetën ka qenë motivi që e ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit të tij artistik. Me origjinë nga një familje muzikantësh, Bajraktari nisi rrugën e tij në muzikë falë ndikimit të babait, por shumë shpejt e kuptoi se klarineta do të ishte instrumenti që do ta identifikonte dhe do t’i jepte jetë karrierës së tij.
"Babi është muzikant, fizarmonicist dhe dëshira e tij ka qenë që unë të merrem me fizarmonikë. Më pas vazhdova për klarinetë, ka qenë krejt rastësisht e tashmë jam i dashuruar me klarinetën. Nuk ka kthim pas. Kjo është jeta ime", tha ai.
Për maestron Shkumbin Bajraktari, pjesëmarrja në “Lulu Fest” përbën një eksperiencë të veçantë dhe të paharrueshme, pasi është hera e parë që merr pjesë në një organizim të tillë në qytetin e Korçës. Ai zhvilloi edhe një “master class” me studentë të rinj të muzikës, të cilët e impresionuan me talentin, disiplinën dhe dëshirën për të mësuar. Sipas tij, brezi i ri i muzikantëve korçarë ka një potencial të madh për të ecur përpara dhe për të kontribuar në zhvillimin e muzikës klasike në vend.
"Është hera e parë në këtë lloj organizimi. Doja t'i falënderoj edhe organizatorët. Për fat të mirë e kemi edhe kohën shumë të mirë. E mira e së mirës është që po takojmë njerëz shumë të mirë. E pata një 'master class' me studentë korçarë që ishin shumë të mirë, të sjellshëm, me një perspektivë për një të ardhme shumë të mirë. Gjithçka po shkon mirë deri më tani", shprehet Bajraktari.
Në Korçë, Bajraktari erdhi si pjesë e orkestrës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila performoi në kuadër të “Lulu Fest”. Publiku korçar pati mundësinë të shikonte e dëgjonte “Marshin e FSK-së”, një vepër që përfshin motive të njohura të historisë dhe qëndresës shqiptare, kompozuar nga Valton Beqiri, Mendi Mengjiqi dhe Baki Jashari. Përmes kësaj performance, ai dhe kolegët e tij sollën një përzierje emocionesh dhe krenarie që u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.
"Sot kemi performuar me orkestrën e FSK-së, marshin e FSK-së, e dedikuar prej tre kompozitorëve tanë nga Kosova, Valton Beqiri, Mendi Mengjiqi që është edhe kompozitor i himnit të Kosovës dhe profesor Baki Jashari, të cilët e kanë punuar marshin e FSK-së, ku brenda kësaj muzike janë të gjitha ato tema dhe këngë që janë kënduar në demostratat e viteve 1981, 1991, gjithë periudhës së okupimit", tha maestro.
Maestro e përshkruan eksperiencën e tij në Korçë si një ndjesi të bukur, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe. Ai shprehet se Korça është një qytet fantastik, me njerëz të mrekullueshëm, të kuptueshëm dhe me dashuri të thellë për artin, një atmosferë që e bën çdo performancë më të veçantë dhe më frymëzuese.
"Është ndjesi e mirë, por përgjegjësi e madhe. E mira e krejt kësaj është që e keni një qytet fantastik, me njerëz shumë të mrekullueshëm, të kuptueshëm, por edhe shumë dashamirës të artit”, është shprehur ai.
Kur e pyesim nëse do të rikthehej sërish në Korçë për ndonjë aktivitet të ardhshëm, maestroja përgjigjet me bindje dhe entuziazëm se do ta priste me kënaqësi një ftesë të tillë, duke e konsideruar rikthimin në këtë qytet si një mundësi të bukur për të vazhduar bashkëpunimet artistike.
"Do të ishte kënaqësi dhe do të vija patjetër nëse më ftoni", thotë ai.
Me profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj muzikës, Shkumbin Bajraktari jo vetëm që përfaqëson me dinjitet artin kosovar, por ndërton edhe ura bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë. Festivali “Lulu Fest” në Korçë, përmes pranisë së artistëve të tillë, dëshmon se arti dhe muzika vazhdojnë të jenë gjuhët më të bukura që bashkojnë njerëzit, kulturat dhe ndjenjat përtej kufijve./CNA
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Në qytetin e Bilishtit u organizua “Dita e Trashëgimisë Ku...
Në Shkodër u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fe...
Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, s...
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...