"Korça Open Air"/ Zbardhet programi i aktivitetit
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...

Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me zhvillimin e kampionatit të 14-të të fluturimeve të lira “Korça Open Air”, që këtë vit mbahet në aerodromin e Lumalasit.
Mbi 45 pilotë nga nëntë shtete europiane janë bërë pjesë e garës për Trofeun “EXTRA Skënderbe”, duke e kthyer qytetin në një qendër të vërtetë të sporteve ajrore dhe turizmit të aventurës. Për organizatorët, rikthimi i aktivitetit në Korçë është një moment i veçantë.
Sipas Xhonatan Islamit, qyteti ka një histori të hershme në zhvillimin e sporteve të natyrës dhe ishte ndër të parët që solli kompeticione të tilla në fillim të viteve 2000. Ai thekson se ndërtimi i aerodromit të ri dhe terminalit sportiv i ka dhënë një dimension të ri këtij eventi, duke e bërë pjesëmarrjen më të lehtë dhe garën më të organizuar.

"Korça është fantastike dhe personalisht sa herë vij këtu, vij me kënaqësinë më të madhe. Jam shumë i lumtur që vij në Korçë edhe për kënaqësinë time, por edhe për të organizuar e për të qenë pjesëmarrës i 'Korça Open Air' që organizohet në edicionin e 14-të. Korça ka qenë dikur, në vitet 2000-2001, një nga organizatoret e para të sporteve të natyrës dhe kompeticioneve të këtij lloji. Është prestigj të kthehemi sërish në Korçë dhe akomë më tepër, të shohim aerodromin e ndërtuar, pjesën fantastike, por edhe terminalin që na e bën qëndrimin dhe pjesëmarrjen në këtë garë të pilotëve shumë herë më të thjeshtë."
Këtë vit, numri i pilotëve dhe vendeve pjesëmarrëse është më i madh se kurrë më parë, çka tregon rritjen e interesit dhe potencialin që ka Korça për të pritur aktivitete të tilla ndërkombëtare.

"Pjesëmarrja e këtij viti është më e lartë se vitet e tjera, me rreth 45 pilotë, me 9 shtete pjesëmarrëse. Është një shenjë e mirë që Korça duhet të vazhdojë dhe jam i sigurt se këta hapa të marrë për sportet e natyrës, aeronautikën do të vazhdojnë të shtohen edhe në të ardhmen."
Një tjetër risi e këtij edicioni është aeromodelingu për fëmijët, një hap i parë për t’i afruar më të vegjlit me botën e fluturimeve, përmes ndërtimit të avionëve të vegjël prej letre dhe garave simbolike.
"Një tjetër risi e këtij edicioni është aeromodelingu, që është një disiplinë shumë interesante e sporteve të aeronautikës. Ne kemi hapat e parë që bëhen për aeromodeling, që janë edhe ndërtimi i atyre avionëve prej letre. Do të jenë fëmijët e Korçës pjesëmarrës në këtë disiplinë të re që ne po fusim për këtë garë dhe jam i sigurt se në vitet e tjera do të jetë në nivel më profesional."
Në këtë edicion, garat zhvillohen për herë të parë në aerodromin e Lumalasit, një projekt i ri që i ka dhënë Korçës infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e sporteve ajrore. Sipas Alket Islamit, ky është një hap i madh përpara që e vendos Korçën në hartën e garave europiane, me mundësinë që në të ardhmen të priten edhe kampionate botërore. Veçantia e këtij viti është prania e pilotëve më të mirë të Europës, përfshirë edhe ata nga Sllovenia, Anglia, Bullgaria e Kosova, që e bëjnë garën më të fortë dhe më konkurruese.

"Rikthehemi në Korçë, te 'Korça Open Air' në edicionin e 14-të, në aerodromin e Lumalasit që është projekt i ri dhe shpresoj të jemi gjithmonë këtu, mbase dhe me një kampionat botëror në të ardhmen. Infrastruktura që është bërë këtu për terminalin sportiv e civil, por edhe afërsia me Korçën, kjo fushë e mrekullueshme, të gjitha në pozitivitet. E veçanta e këtij viti është me pjesëmarrësit, janë më të mirët e Europës. Të mos harrojmë që ekipi kosovar vjen nga vendi i tretë në kampionatin botëror. Kemi rankimin e pilotëve më të mirë të botës, që janë nga Sllovenia, nga Anglia dhe nga Bullgaria. Është një garë shumë e fortë, ku besoj se deri në momentin e fundit do të ketë surpriza."
Një tjetër element i ri është ngritja me veriçel, që mundëson startime më të koordinuara dhe siguri më të madhe në ajër, duke e bërë garën më profesionale dhe dinamike.

"Edhe pse Korça ka malin e Moravës që është shumë i mirë për fluturim, ne jemi munduar të fusim elementin e ri, ngritjen me veriçel. Ngritja me veriçel është shumë eficiente pasi mban gjithë pilotët në një vend dhe ngrihen në një lartësi që ne e mendojmë, që të jenë të gjithë në garë në momentin e këndit të sulmit. Kjo është risia, që nuk jemi më nga 'Kryqi i Moravës', por këtu në aeroport dhe besoj se këtu do të jemi gjithmonë."

Edicioni i 14-të i “Korça Open Air” rikthen emocionet e fluturimeve të lira në një atmosferë që bashkon sportin, turizmin dhe adrenalinën. Korça po kthehet sërish në qendër të vëmendjes, jo vetëm si qytet kulture e tradite, por edhe si një destinacion modern për sportet ajrore dhe aventurën. Qielli i saj mbetet i hapur për garat, për pasionin dhe për lirinë e vërtetë të fluturimit./ CNA
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...