Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan në Shkodër në një takim me prezencën e princit Leka Zogu II, i cili u shpreh se këta shkodranë kanë qëndruar me besnikëri gjatë historisë dhe se familja e tij mbretërore ka një dashuri të madhe për një qytet si Shkodra.
“Është nder për mua të jem në këtë qytet që ka luajtur një rol aq të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Shkodra ka qenë gjithmonë një vatër e kulturës, e besimit dhe e qëndresës. Një shembull i gjallë i bashkëjetesës dhe dinjitetit kombëtar. Kam ardhur jo për të bërë politikë dhe as për të shprehur ndonjë orientim, por vetëm për t'ju shprehur mirënjohjen ju zogistëve që i keni qëndruar afër familjes sime. Shpeshherë jam pa fjalë, ju keni qëndruar me besnikëri për të mirën e vendit tonë prandaj ju falënderoj të gjithëve”, është shprehur Princ Leka.
Ted Kopliku, i cili ishte kandidati i PD-së për Shkodrën në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e legalistëve dhe kreu i kësaj force politike Shpëtim Axhami u shprehën se ka ardhur momenti për t’u rikthyer në fron.
“Në 45 vite tradhtarët na u shitën si patriotë të mëdhenj dhe ata që i shërbyen kombit si tradhtarë. E gjithë historia e njerëzimit është një betejë narrativash dhe detyra jonë është që të bëjmë që të fitojë narrativa jonë. Pra, çfarë ishte me të vërtetë vlera e kombit shqiptar. Mbreti Zog erdhi në një moment të vështirë për Shqipërinë. Nuk është detyra jonë vetëm të qahemi, 45 vite komunizëm dhe tani 30 vite të tjera e djathta shqiptare persekutohet dhe margjinalizohet që mediokriteti ka kapur majat e pushtetit në gjithë skenën politike, në gjithë institucione. Kriminaliteti dhe mosbesueshmëria e institucioneve është një nga faktorët kryesorë që përcakton rrjedhjen e ngjarjeve të vendit tonë. Shpopullimi, fragmentizimi, largimi më shumë se kurrë me Kosovën dhe cila është detyra jonë? Është që të kujtohemi sa shumë jemi dhe kemi një mision, jo vetëm Shkodra, por i gjithë qarku kanë njerëz që i kanë shërbyer kombit. Kemi një rini që largohet dhe thirrja ime është që të kthehen dhe të kenë qasjen e tyre. Duhet të jemi kundër rrymës për t’u kthyer te vlerat universale”, tha Kopliku.
“Për një shekull breza të tërë legalistësh i kanë qëndruar besnik tezës zogiste dhe kauzës sonë mbretërore për komb, për Mbret, për shtet dhe për troje tona të lira etnike. Është detyrim moral dhe historik për ne që të kujtojmë me respekt ata që luftuan për këto ideale. Kemi ndërmarrë projektin ‘Kthim te rrënjët, frymë legaliste’, për të kujtuar dhe vlerësuar ajkën legaliste në gjithë Shqipërinë. Nuk është rastësi që këtë nismë e fillojmë në Shkodër, mes jush si një vatër e fisnikërisë dhe bastion i Mbretësisë dhe zogizmit. Këtu u formuan njerëz që shërbyen me përkushtim nën drejtimin e Mbretit Zog për të ndërtuar shtetin e parë modern shqiptar”, u shpreh Axhami.
Në fund të takimit disa familje shkodrane që i qëndruan me besnikëri familjes mbretërore dhe kontribuan përgjatë historisë u nderuan me një mirënjohje nga Princ Leka II. /CNA
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Në qytetin e Bilishtit u organizua “Dita e Trashëgimisë Ku...
Në Shkodër u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fe...
Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...