Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i dedikuar parandalimit të zjarreve në zonat pyjore, një nismë e cila synon modernizimin e mënyrës së monitorimit dhe reagimit ndaj emergjencave.
Projekti është realizuar nga Shoqata “Dora Prindërore”, me mbështetjen e Ambasadës Australiane dhe kompanisë “Boorevit”, ndërsa në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe të Komisariatit të Policisë Devoll.

Kreu i Bashkisë Devoll vlerësoi rëndësinë e projektit, duke e konsideruar si një hap të domosdoshëm drejt parandalimit të zjarreve dhe rritjes së sigurisë në pyje. Sipas tij, ky projekt duhet të shërbejë si shembull për investime të tjera të ngjashme, që fokusi të jetë te parandalimi dhe jo vetëm te fikja e zjarreve.
“Sot përurojmë projektin pilot të parandalimit nga zjarri, një projekt i iniciuar nga Shoqata 'Dora Prindërore' me mbështetjen e Ambasadës Australiane dhe firmës 'Boorevit', e cila mundëson prodhimin e produkteve digjitale që paralajmërojnë tymin apo zjarret e rëna. Ndihem i nderuar dhe shpresoj që ky projekt pilot të shërbejë si një indicie për të marrë masat e duhura dhe ne të bëhemi pjesë e projekteve të tjera pasi koha sot është për t'i parandaluar dhe jo të mundohemi të fikim apo monitorojmë zjarret në pyje”,-tha Eduard Duro, kryetar i Bashkisë Devoll.
Ambasadorja e Australisë, Julianne Cowley, shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me Bashkinë Devoll dhe rëndësinë që ka ky projekt në një territor që, njësoj si Australia, përballet me sfida të ndjeshme nga zjarret në natyrë. Ajo nënvizoi angazhimin e Australisë për të mbështetur teknologjitë që ndihmojnë komunitetet të mbrojnë mjedisin dhe të minimizojnë rreziqet për banorët.

“Jam shumë e lumtur që jam sot këtu në Bashkinë e Devollit për këtë ditë kaq të rëndësishme. Jemi të lumtur që po mbështesim këtë nismë. Në Australi ne kemi sfida të mëdha me zjarret në pyje dhe është diçka e përbashkët e jona, ndonëse jemi shumë larg nga njëri-tjetri. Për këtë gjë ne jemi të investuar që t'ju mbështesim. Ju urojmë shumë fat dhe jemi në pritje të shohim se si kjo teknologji do të ndihmojë në mbrojtjen e këtij rajoni dhe njerëzve në Shqipëri”,-tha Cowley.
Përfaqësuesi i kompanisë teknologjike Gialluca Palomo shpjegoi se sistemi i instaluar në Devoll është një ndër më të avancuarit në botë për parandalimin e zjarreve pyjore. Ai theksoi se sensorët modernë të vendosur në terren mund të identifikojnë sinjale të vogla dhe të transmetojnë informacion në kohë reale, duke e pozicionuar Bashkinë Devoll si një nga zonat e para në rajon që aplikon një teknologji kaq të sofistikuar.
“Ky projekt përfaqëson implementimin e parë në Shqipëri, me një sistem shumë të avancuar në fushën e parandalimit të zjarreve në pyje. Bëhet fjalë për një teknologji inovative që mundëson monitorim të vazhdueshëm drejtpërdrejt brenda pyllit, përmes sensorëve tepër të shpejtë në identifikimin edhe të sinjaleve më të vogla që mund të tregojnë fillimin e një zjarri. Falë kësaj teknologjie, e cila po përhapet me ritme të shpejta në mbarë botën, bëhet i mundur një parandalim efektiv dhe reagim pothuajse në kohë reale. Shqipëria, dhe konkretisht Bashkia Devoll, pozicionohet kështu në pararojë për sa i përket mbrojtjes nga zjarret pyjore, duke u bërë ndër të parat në rajon që zbatojnë një sistem kaq modern dhe të besueshëm”,-tha Gialluca Palomo, CEO i Boorevit.
Me këtë projekt pilot, Devolli synon të ndërtojë një model të ri të menaxhimit të sigurisë dhe mbrojtjes së pyjeve, duke bashkuar teknologjinë me bashkëpunimin ndërinstitucional. Bashkia shpreson që nisma të zgjerohet në zona të tjera dhe të kthehet në një praktikë të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe komunitetit./CNA
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...