Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...

Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në protestë për të kërkuar lirimin e Kevi Muçllarit, i cili u arrestua pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit. Sipas banorëve, ngjarja ka nisur pas një debati të ashpër mes këshilltarëve dhe përfaqësuesve të fshatit lidhur me çështjen e tokave që parashikohet t’u jepen me qira për vendosjen e paneleve diellore.
Ata pretendojnë se Muçllari është provokuar gjatë mbledhjes dhe se arrestimi i tij është i padrejtë, madje me motive politike. Protestuesit janë shprehur se qëllimi i tyre është mbrojtja e tokave të fshatit dhe kundërshtimi i vendosjes së paneleve diellore, që sipas tyre do të dëmtonin jetesën e banorëve. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat, madje edhe në qytetin e Pogradecit, deri në lirimin e bashkëfshatarit të tyre.
“Unë kam qenë prezent në mbledhjen e bashkisë dhe reagimi i këshilltarit ishte i padrejtë. Nuk ishte ofendim se "legen" e themi gjithë ditën dhe s'ishte ofezë që këshilltari të reagonte në atë mënyrë. I kërkojmë prokurorit të çështjes që ta lirojë sa më shpejt të jetë e mundur Kevin. Kevi ishte në mbështetje të banorëve dhe për mendimin tim arrestimi ishte politik. S'ka të bëjë farë reagimi që tha "jeni legena". Përderisa voton pro, ashtu je. Reagoi keq këshilltari duke u ngritur. Këshilltarët e tjerë nuk u ngritën, e pranuan ofezën. Nëse ai s'do ngrihej, nuk do ndodhte incidenti”, tha një banor.
“Unë po protestoj sot si të gjithë shokët për të mbrojtur fshatin, të mos vënë panele diellore. Po i vunë ato, s'kemi ku vemë, mbaron fshati. Kevin ta lëshoni se ne do vazhdojmë të rrimë këtu, do shkojmë të protestojmë edhe në Pogradec”, u shpreh një tjetër banor.
“Filli i kësaj proteste sot është për lirimin e djalit të fshatit tonë. Ai është arrestuar pa të drejtë. Kam qenë vetë prezent në Këshillin Bashkiak dhe ai është provokuar nga një këshilltar i bashkisë sepse në atë mbledhje u votua pro për çështjen e tokave të fshatit Çërravë që është çështje e stërzgjatur. Ne u acaruam, por provokimi ishte nga vetë këshilltari i bashkisë. Këshilltari bëri të fortin e bashkisë duke u ngritur kundër nesh sepse ai është prej atyre të bashkisë, i paguar, i punësuar, kjo është e gjitha”, deklaroi një banor.
Në protestë ka marrë pjesë edhe këshilltari i pavarur Arbër Male, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese për lirimin e menjëhershëm të Kevi Muçllarit, duke theksuar se ai ndodhej në mbrojtje të të drejtave të banorëve të Çërravës.
“Sot bashkë me banorët e fshatit Çërravë po protestojmë për lirimin e Kevi Muçllarit i cili dje ishte në mbrojtje të së drejtës së pronave të aktiviteteve ekonomike të këtyre banorëve. Edhe pse ka qenë i provokuar nga një këshilltar pasi ka qenë duke ikur, arrestohet me urdhër politik. U bëj thirrje organeve ligjzbatuese të lirojnë menjëherë Kevi Muçllarin në të kundërt ne si anëtarë të KB dhe banorët do të jemi në mbrojtje të së drejtës së Kevit dhe të banorëve të Çërravës”, deklaroi Male.
Banorët e Çërravës thonë se nuk do të tërhiqen deri në momentin që Kevi Muçllari të lirohet dhe që vendimi për përdorimin e tokave të tyre të rishqyrtohet.
Ata kërkojnë transparencë nga autoritetet dhe respektim të të drejtave të komunitetit lokal, ndërsa theksojnë se protesta e sotme është vetëm fillimi i një qëndrimi të vendosur për mbrojtjen e fshatit të tyre./CNA
View this post on Instagram
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...