Kumbaro dhe ambasadorja franceze prezantojnë ecurinë e Liceut Francez në Korçë
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë organizoi Konferencën e 20-të Vjetore Ndërkombëtare me temë: “Zhvillimi në kohë të trazuara”. Një konferencë ndërdisiplinore që bashkon studiues, pedagogë, studentë dhe profesionistë nga Ballkani, Europa dhe vende të tjera të botës...
Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj është shprehur se zhvillimet teknologjike të përdoren për të zbuluar kufijtë e së pamundurës njerëzore.
“Ndërkombëtar dhe ndërdisiplinar janë dy fjalë kyçe që përbëjnë trendin e zhvillimeve aktuale e universiteteve në botë krahas zhvillimit dhe teknologjisë. Jemi këtu për të diskutuar se si mund të rishikohen shkencat sociale dhe humane, kurrikulat e tyre universitare në funksion të zhvillimit. Zhvillimet teknologjike nuk duhet të na nxisin që të jemi konkurrentë dhe imitues të krijesave tona inteligjente, por të bëjmë eksperimente që të zbulojmë kufijtë e së pamundurës njerëzore. Sado që të avancojë teknologjia përgjigjja tek të gjitha sfidat e sotme është vetëm njeriu”, tha Gjuraj.
Drejtori i Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe Lekë Sokoli dhe Brisena Kopliku drejtore për marrëdhëniet ndërkombëtare në universitetin e Shkodrës u shprehën se kjo konferencë në Shkodër ka rëndësi duke qenë se niveli i konflikteve në botë është rritur...
Sokoli tha se kjo është një konferencë qarkulluese që zhvillohet duke kaluar gjithmonë kufijtë.
“Kjo temë është përzgjedhur sepse jetojmë në kohë të trazuara. Indeksi i Paqes nxori se krahasuar me një vit më parë niveli i konflikteve në botë është rritur ndjeshëm. Janë rreth 103 shtete që kanë rritur ndjeshëm shkallën e militantizmit të ekonomisë dhe çështja është se në qendër është Europa dhe Lindja e Mesme. Kjo është një konferencë qarkulluese që zhvillohet duke kaluar gjithmonë kufijtë në Kosovë ose Shqipëri apo Maqedoninë e Veriut. Janë gjithsej 20 partnerë ndërkombëtarë që janë bashkorganizatorë duke përfshirë vende edhe si Italia”, deklaroi Sokoli.
Kopliku u shpreh se kjo konferencë ka një karakter ndërdisiplinor.
“Për këtë vit rolin mikpritës të kësaj konference të rëndësishme e ka marrë Shkodra. Kjo konferencë ka edhe shumë elementë që janë të fokusuar në çështjet e arsimit, të zhvillimeve sociale, fusha e psikologjisë, ka shumë elementë nga aspekte ekonomike, të gjeografisë dhe deri kulturore dhe prandaj ka karakterin e një konference ndërdisiplinore”, tha Kopliku.
Ky event e vendos Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në qendër të dialogut shkencor ndërkombëtar.
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvi...
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...