“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...

Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e Verës Artizanale dhe Gështenjës, një traditë e konsoliduar që prej vitesh bën bashkë banorët e gjithë rajonit, por edhe vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.
Kjo festë, përveç argëtimit, muzikës dhe ushqimit tradicional, ka në fokus konkurrimin e verërave artizanale dhe kantinave shqiptare, duke promovuar prodhimin autokton vendas dhe vlerat e trashëgimisë bujqësore.
Festimi i verës së re shërben njëkohësisht edhe si thirrje për ruajtjen dhe shtimin e sipërfaqeve me vreshta dhe gështenja, elementë identitarë të zonës.
Sipas somelierëve nëse kjo verë ambalazhohet dhe etiketohet mund të jetë pjesë e tryezave ndërkombëtare.

"Është viti i 31-të që festohet Festa e Verës dhe Gështenjës. Kjo nuk është vetëm një festë, këtu nuk ka vetëm argëtim, por është edhe një konkurs ku të gjitha kantinat shqiptare, por edhe artizanët konkurrojnë për verën e kuqe dhe të bardhë, risi këtë vit është se kemi futur në konkurs edhe verën rozé. Kjo është dhe një thirrje që u bëjmë të gjithë të rinjve dhe agrobizneseve që të shtojnë sa më tepër vreshtarinë dhe të ruajnë gështenjat sepse janë varietetet më të rëndësishme dhe më të lashta të Pogradecit. Krahas festës ne synojmë promovimin e vlerave të qytetit për të thithur sa më shumë turistë për një turizëm 4-stinor", tha Entela Gusho, zëvendëskryetarja e Bashkisë Pogradec.
"Pogradeci ka histori të hershme jo vetëm te vera, por edhe te mikpritja. Verërat e Pogradecit kanë stilin e tyre, verë nga buti, vetëkuptohet që është verë e fermentuar në mënyrë spontane, natyralisht, falë tokës këtu. Mënyra dhe teknika e prodhimit këtu është krejtësisht e veçantë. Unë do t'i krahasoja me verërat natyrale në botë, pasi verat artizanale të Pogradecit janë krejtësisht si simotrat e tyre ndërkombëtare që prodhohen në mënyrë natyrale. Së pari, duhet të jetë e përhapur mbi të gjitha në lokalet e zonës dhe nëse do të fillonte të vishej bukur, me një shishe dhe etiketë korrekte, natyrisht që mund të bëjë pjesë në tryezat e mëdha botërore", tha Dashamir Elezi, degustator.
Në këtë festë vëmendje të veçantë zë edhe gështenja, një produkt tradicional që prej dekadash ka qenë burim jetese për shumë familje të zonës.
"Patjetër po shtohen parcelat me gështenja nga banorët, po mbillen sipërfaqe të reja me vreshta dhe gështenja. Edhe turistët po mësohen me traditën e vjetër dhe gështenjat e pjekura, duke kërkuar gështenjën e pjekur, dihet që kërkojnë edhe verën artizanale pogradecare", tha Rogen Karafili.

Për pogradecarët, vera është më shumë se një pije, ajo është pjesë e kulturës dhe mikpritjes. Pothuajse çdo shtëpi e vjetër pogradecare ruan në bodrumet e saj qilarë me bute, ku vera artizanale fermentohet sipas metodave tradicionale, të trashëguara brez pas brezi.
"'Dimë ta pimë se dimë ta bëjmë' është shprehja e famshme e Mitrush Kutelit që i referohet traditës së vjetër të qytetit për prodhimin e verës. Nuk ka shtëpi pa bute në Pogradec, ose ata që nuk kanë nuk janë pogradecarë, sidomos shtëpitë e vjetra janë të gjitha me qilare. Të moçmit thonë që vera të bëhet i duhen dy ditë, një ditë të bëhet verë dhe një ditë të shtrohet për t'u bërë verë”, u shpreh Andi Klemente.

"Ka plot që e ruajnë dhe e bëjmë në but druri. Unë tani për momentin po pi verë të ngrohtë e të zier. Lokalet e duan dhe e kërkojnë verën pogradecare, ajo pihet me miq, se vera pa miq nuk ka kuptim të pihet, gëzuar", tha Lorenc Ndona.

"Procesi është si një fëmijë që e rrit me një dashuri më vete. Nga rrushi te mushti, fermentimi, derisa arrin te vera për 40 ditë që mbyllim butin. Gjithmonë ne kur shtiem verë i urojmë njëri-tjetrit që ta pish me miq dhe me shokë. Jo vetëm miq brenda Pogradecit, por edhe ata që vijnë nga jashtë".
Për dy net me radhë, Pogradeci mirëpret me verë buti, muzikë dhe argëtim mijëra qytetarë dhe vizitorë, ndërsa në fund ndahen edhe çmimet për verën më të mirë artizanale, verën më të mirë të kantinave, si edhe për pikturën dhe poezinë më të bukur kushtuar verës./ CNA
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...