Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...

“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shkodra në këtë koleksion” është ekspozita që u hap në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Ambasadori i Turqisë, Tayyar Atay, tha se këto fotografi që datojnë prej 1831 janë një tregues i historisë së përbashkët të të dyja vendeve.
"Ndiej kënaqësi që jam në Shkodër, qytet i motshëm dhe i jashtëzakonshëm. Ekspozita dokumenton pamje të rralla të Shkodrës, si tregues i historisë sonë të përbashkët. Dëshiroj të falënderoj për mikpritjen rektorin Tonin Gjuraj që hapi dyert, për ne është shumë e çmuar. Turqia dhe Shqipëria janë shtete të pavarura, anëtare të NATO-s dhe bashkëpunëtore. Edhe pak përmbush mandatin tim 4-vjeçar në Shqipëri. Të jesh ambasador në një shtet që ka shumë të përbashkëta me Turqinë nga ana sociale e kulturore, për mua është privilegj. Gjatë periudhës sime si ambasador në 2023 u përjetua një tërmet i fuqishëm në Turqi dhe jam dëshmitar se si qeveria dhe populli shqiptar u gjend pranë popullit turk, me një qasje dhe ndjeshmëri të jashtëzakonshme. Ne e shohim të rëndësishme të hershmen tonë të përbashkët, që do të shërbejë për të ardhmen tonë të përbashkët. Bashkëpunimi i dy vendeve tona ndihmon fuqishëm për një të ardhme të suksesshme të përbashkët. Folëm për bashkëpunim mes universiteteve tona. Do ta vëreni një pamje nga Xhamia e Plumbit në ekspozitë, e cila në maj u restaurua dhe iu rikthye si dhuratë popullit shqiptar, vazhdon të jetë si objekt kulti, por do të shërbejë edhe si pikë e hapur turistike për shqiptarët",-u shpreh ambasadori.

Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, u shpreh se kjo ekspozitë shfaq Shkodrën e vjetër, e cila është pjesë e koleksionit botëror të Perandorisë Osmane.
“Falënderoj ambasadorin e Turqisë në Shqipëri. Kemi privilegj të hapim dyert dhe të presim ekspozitën, ku do të shohim pamje të ekspozuara për Shkodrën dhe Shqipëria është një nga 50 vendet në këtë koleksion. Biseduam me ambasadorin për mundësinë e zgjerimit me universitetet turke. Ka një avancim të jashtëzakonshëm të universiteteve turke. Të ndriçojmë në mënyrë sa më objektive dhe realiste të kaluarën përmes arkivave e kulturës. Janë 922 albume me 37 mijë fotografi dhe pasqyrojnë edhe Shkodrën e atëhershme, rrugët me kalldrëm dhe qytetin si ishte. Ka edhe pamje të tjera të rëndësishme, natyrisht nën Perandorinë Osmane. Koleksioni është kaq i rëndësishëm sa në raport me trashëgiminë vizuale, bëri që në 2023 në regjistrin kombëtar të botës të regjistrohet në UNESCO. Ka të bëjë me kujtesën e botës, ka të bëjë me trashgiminë tonë kulturore, që është e rëndësishme. Ambasadori, në vitin 2026, do të jetë i ftuar special në një leksion me studentë dhe pedagogë dhe do të forcojmë bashkëpunimin edhe me universitetet turke sepse ky vend ka shënuar një progres të madh dekadën e fundit. Falënderoj edhe dy kumtueset që kanë ardhur nga dy universitete të rëndësishme të Turqisë”,-tha Gjuraj.
Rreth 200 fotografi që i përkasin Shkodrës nga 37 mijë në total që ka “Koleksioni i Pallatit Fotografik Yildiz” paraqesin të gjithë qytetin e atëhershëm, bashkë me objekte të ndryshme me vlera të mëdha historike.

Fotografitë kanë nisur në kohën e Sulltan Abdyl Hamid, ndërsa më pas u morën në mbrojtje deri në kohën e Ataturkut. Fotografitë janë studiuar nga dy pedagoget turke Melek Ozyetgin dhe Ayse Ersay Yuksel, të cilat ishin të pranishme në Shkodër duke mbajtur edhe një kumtesë në universitet./CNA
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...