web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshje me Putin-in për luftën në Ukrainë?/ Presidenti Trump zbulon se çfarë është në horizont

15 Korrik 2026, 17:48, Kosova & Bota CNA

Marrëveshje me Putin-in për luftën në Ukrainë?/

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se homologu rus Vladimir Putin është gati të bëjë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë me “Fox News”, Trump theksoi se ka këtë besim pavarësisht sulmeve të vazhdueshme dhe shenjave se Moska mund ta përshkallëzojë konfliktin.

"Mendoj se ai është gati të bëjë një marrëveshje", tha ai.

Paralelisht, mediat e huaja raportojnë se përmes burimeve të tyre,  Putin po i hedh poshtë thirrjet për bisedime paqeje me Kievin dhe ka të ngjarë ta përshkallëzojë konfliktin, i cili tani është në vitin e tij të pestë./CNA





Lajmet e fundit nga