Qendra Kulturore "Dhimitër Orgocka" në Maliq/ Një hapësirë e re për artin dhe kulturën drejt përfundimit
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithçka nisi si një përpjekje familjare, e ndërtuar mbi dashurinë për gatimet tradicionale. Familja e Aleksit hodhi themelet me ushqime tipike të zonës, si ngjala dhe krapi i liqenit të Shkodrës, duke ruajtur shijen autentike dhe traditën e trashëguar brez pas brezi. Nusja e shtëpisë, Klodiana, tregon mbi risitë që ofron sot restorant "Aleks" i gjendur në aksin Shkodër-Shirokë.
“Fillesat e restorantit janë që 25 vite më parë. Ka filluar me babain e mamanë e Aleksit me ushqime tradicionale siç janë ngjala dhe krapi i liqenit. Më pas u zgjerua me ushqime të tjera. Krahas ushqimeve karakteristike është edhe mikpritja e ngrohtë që gjendet këtu. Klientelën e kemi të vjetër, vijnë në fundjava e festa, por tashmë jemi zgjeruar me turistë që në 2 vitet e fundit vijnë të njëjtit sepse mbesin të kënaqur. Te gatimet tradicionale kemi tavën e krapit, produkte të bëra vetë si turshi, buka kallamoqe me shëllirë. Shpresojmë të rritemi sepse me mund e besoj këtë. Shkodra meriton të vizitohet dhe restoranti ynë po ashtu. Këtë fundvit ftoj këdo të vijë në Shkodër e të na vizitojë”, thotë Klodiana Doda, menaxhere e “Aleks House”.
Me kalimin e viteve, restoranti u zgjerua, duke pasuruar menunë me gatime të tjera karakteristike. Përveç ushqimit cilësor, ajo që e dallon këtë vend është mikpritja e ngrohtë, e cila i ka bërë klientët besnikë të rikthehen ndër vite, veçanërisht në fundjava dhe festa. Dy vitet e fundit kanë sjellë edhe një rritje të ndjeshme të turistëve, të cilët kthehen sërish falë eksperiencës pozitive që përjetojnë.
Tri vite më parë, ideja për t’i shtuar restorantit edhe shtëpiza druri erdhi si një nevojë për t’i dhënë më shumë bukuri dhe funksionalitet zonës së Shirokës, në një kohë kur turizmi po merrte hov. Shtëpizat u mirëpritën menjëherë nga vizitorët, të cilët i përshkruanin si një parajsë të vogël buzë liqenit.Investimi vijoi me ndërtimin e shtëpizave të tjera, këtë herë të pajisura me xhakuzi, që veçanërisht gjatë muajve të dimrit ofrojnë një eksperiencë unike, duke kombinuar relaksin me pamjen e liqenit.
Vizitorë nga Gjermania, Polonia dhe së fundmi nga Anglia kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, duke vlerësuar pastërtinë, akomodimin dhe mikpritjen shqiptare.
“Përpara 3 vitesh, bashkë me Aleksin menduam t’i bashkojmë restorantit edhe 2 shtëpiza druri. Shiroka po vizitohej dhe e pamë si të nevojshme për t'i dhënë më shumë bukuri këtij vendi. Turizmi nisi të zhvillohej. Shtëpizat u pëlqyen dhe turistët e quanin si parajsë. Më pas bëmë edhe 2 shtëpiza të tjera me xhakuzi. Në dhjetor më shumë pëlqejnë shtëpizat që janë me xhakuzi në fakt sepse shijojnë edhe pamjen. Turistë kemi pas gjermanë, polakë, por së fundmi edhe anglezë shumë. Përshtypjet e tyre janë të mira si për akomodim edhe pastërti e mikpritje. Këtë të fundit ne shqiptarët e kemi në gjak”, shprehet menaxherja e “Aleks House”.
Menaxhimi i përditshëm kërkon përkushtim të madh dhe prani të vazhdueshme, pasi çdo detaj ka rëndësinë e vet. Pavarësisht lodhjes, kënaqësia më e madhe mbetet rikthimi i vizitorëve dhe komentet pozitive që ata lënë pas. Zona ofron një gamë të gjerë aktivitetesh, nga shëtitjet buzë liqenit, pedalimi, ecjet në mal, lundrimi dhe peshkimi, deri tek ajri i pastër dhe qetësia që e karakterizon. Shkodra ofron harmoni, bukuri natyrore dhe festa që përjetohen ndryshe.
“Po aq e bukur është edhe e vështirë. Sepse jemi me burrin gjatë gjithë ditës në dispozicion të tyre. I menaxhojmë, mundohemi të japim maksimumin. Por pjesa më e bukur është kur të kthehet mbrapsht me komente të mira. Ushqimet janë të larmishme, akomodimi i mirë, zona turistike, bukuritë e liqenit, ajri i freskët, pedalim, ecje në mal, lundrimi në liqen, peshkimi, aktivitete që ia vlen të vini. Harmonia në qytet e mirë, festat kalohen mirë në Shkodër”, thotë Klodiana Doda.
Qetësinë, relaksin dhe mikpritjen e dëshmon edhe zëri i vizitorëve, të cilët rikthehen sërish, duke vlerësuar ushqimin e freskët, pamjen mbresëlënëse dhe ndjesinë e veçantë që ky vend ofron në çdo stinë të vitit.
“Është hera e dytë që vij. Është shumë bukur. Për herë të parë isha në gusht për ditëlindje e u ktheva sërish tani në dhjetor. Ushqimi i freskët, pamja mrekulli. Më pëlqen”, tha një turiste.
Mes shijes autentike, natyrës së paprekur dhe përkushtimit të përditshëm, restorant dhe "Aleks House", ftojnë këdo të ndalet, ta përjetojë dhe ta marrë me vete kujtimin e një Shkodre që të mirëpret me zemër të hapur, në çdo stinë të vitit./CNA
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...