“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...

Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq po merr formë të plotë dhe tashmë duket më e bukur dhe më funksionale se kurrë. Ky investim i rëndësishëm është rezultat i bashkëpunimit mes Bashkisë Maliq dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ku bashkia ka realizuar punimet kryesore të ndërtimit, ndërsa fondi po përfundon instalimet, ndriçimin, pajisjet dhe të gjithë elementet e nevojshme për funksionimin e qendrës.

Objekti është projektuar për të ofruar hapësira moderne dhe të pajisura me teknologji bashkëkohore, të cilat do të mundësojnë realizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, artistike dhe sociale. Qendra do të shërbejë për të gjitha moshat, duke u bërë një pikë referimi për komunitetin lokal dhe për rajonin e Korçës.
Kryetari i Bashkisë, Gëzim Topçiu, tregon për CNA TV se bashkia ka mbuluar ndërtimin, konstruksionin dhe pjesën e brendshme, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit po përfundon instalimet, ndriçimin, pajisjet, ngrohjen dhe të gjitha elementet e nevojshme për funksionimin e qendrës. Ai e vlerëson këtë investim si një nga më cilësorët në territorin e Bashkisë Maliq dhe thekson se qendra do të jetë e përfunduar dhe e aksesueshme për qytetarët brenda një periudhe të shkurtër.

"Një investim shumë i rëndësishëm, një bashkëfinancim i Bashkisë së Maliqit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Nga ana e bashkisë u bë pjesa ndërtimore, konstruksioni, çatia, gjithë pjesa e betoneve dhe tashmë gjithë pjesa tjetër po zhvillohet nga FShZh-ja.
Një investim shumë cilësor, shumë i mirë, ndoshta një nga investimet më të mira që është bërë në territorin e Bashkisë së Maliqit. Dua të falënderoj FShZh dhe qeverinë shqiptare për këtë investim. Jemi në fazën finale të themi, po bëhet pjesa e ndriçimit, e pajisjeve, e provave elektrike, e ngrohjes, e të gjithë aksesorëve të nevojshëm që do të ketë ky pallat kulture, qendër komunitare, e cila do të ketë shumë veprimtari për të gjitha moshat.
Është edhe pjesa e territorit të jashtëm, e cila besoj se do të investohet nga bashkia. Do të fillojmë shumë shpejt edhe me sistemimin e të gjithë territorit të saj. Besoj që brenda 1 ose 1 muaji e gjysmë kjo godinë do të jetë e përfunduar dhe e aksesueshme për të gjithë qytetarët."
Topçiu nënvizon gjithashtu rëndësinë e emrit Dhimitër Orgocka, një ikonë e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, që ka filluar karrierën e tij në Maliq. Qendra do të funksionojë si një pikë referimi jo vetëm për qytetin, por edhe për rajonin e më gjerë, duke krijuar lidhje me teatrin e Korçës dhe institucionet kulturore të vendit.

"Patjetër, Dhimitër Orgocka, një emër i rëndësishëm, një ikonë e kinematografisë, një regjisor i famshëm, i cili e ka filluar karrierën e tij që nga Maliqi e patjetër një respekt për figurën e tij. Kështu që le të jetë kjo qendër një ecuri e mëtejshme për kulturën, për artin, jo vetëm për Maliqin, por besoj edhe një qendër rajonale, e cila do të ketë ndërthurje edhe me teatrin e Korçës, me të gjitha institucionet kulturore të rajonit, dhe në rang republike. Pra, themi pse të mos jetë kjo qendër rajonale, por dhe më gjerë për kulturën, artin, kinematografinë, arkeologjinë, për çdo gjë që ka lidhje me Maliqin."
Zamira Kita, aktore dhe drejtoreshe e Teatrit të Korçës, shprehet se qendra e re do të mundësojë zhvillimin e shfaqjeve teatrale, koncerteve dhe ngjarjeve të mëdha kulturore, duke ofruar hapësira të rehatshme për publikun dhe artistët. Sipas saj, kjo do të krijojë mundësi për bashkëpunimin e artistëve dhe amatorëve nga Maliqi, Pogradeci, Devolli dhe Kolonja, duke nxitur aktivitetin kulturor në të gjithë rajonin.

"Së pari, unë ndihem shumë e lumtur, e kënaqur sepse do t'i shtohet Korçës, rajonit tonë, një tjetër teatër shumë i mirë me parametra kontemporanë, një teatër që nuk do të ketë vetëm komoditetin për të qenë publiku mirë në shfaqjet që do të luhen atje, por edhe do të ketë një teknologji të tillë që do të mundësojë jo vetëm shfaqje teatri, por edhe koncerte, aktivitete, evente, ngjarje të mëdha festive, artistike, kulturore, të cilat do ta pasurojnë më shumë aktivitetin kulturor, kalendarin e të gjitha kohërave tona që do të vijnë.
Jam shumë e lumtur sepse duke qenë një teatër tjetër, prodhimet tona në këtë rajon do të na i mundësojnë dy salla të mëdha. Nëse kemi 2-3 shfaqje në të njëjtën kohë dhe oraret e shfaqjeve janë të zëna, apo filmat që tani vijnë me shumicë, ne mund t'i shpërndajmë aktivitetet, jo mund, por do t'i shpërndajmë. Ajo që më bën të ndihem mirë, është edhe ideja e bashkimit të të gjithë rajonit në një qendër kulturore për të funksionuar si një e vetme duke qenë se ne të gjithë do të jemi bashkë.
Do të kemi një zë, një ndjesi, një frymë, një energji dhe kështu mund të realizojmë shumë aktivitete. Do të mundësohet aktivizimi i amatorëve edhe në Kolonjë, edhe në Devoll, Pogradec dhe Maliq, e ne të gjithë së bashku do të bëjmë shfaqje. Meqenëse këtë teatër të Maliqit ne e fitojmë në parametra shumë të mirë, do të kemi mundësi të bëjmë dhe shfaqje shumë të mira.
Do doja që t'u bëj thirrje të gjithë artistëve të fillojnë të planifikojnë gradualisht shfaqjet e tyre dhe për t’i sjellë në Korçë, duke i shfaqur në skenën e Maliqit. Pjesa tjetër që mua më gëzon dhe e them me krenari, është emri Dhimitër Orgocka që ky teatër prej kohësh e gëzon, tani do të ketë nderin e duhur siç i takon një artisti të përmasave të mëdha si Dhimitër Orgocka."

Me përfundimin e punimeve dhe hapjen e saj për publikun, Qendra Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq do të bëhet një qendër e gjallë për artin dhe kulturën, duke ofruar mundësi për shfaqje teatrore, koncerte, aktivitete artistike dhe ngjarje komunitare.
Ky investim shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin kulturor të rajonit dhe një nderim të merituar për figurën e Dhimitër Orgockës, duke e bërë qendrën një pikë referimi jo vetëm për qytetin e Maliqit, por për gjithë rajonin e më gjerë./ CNA
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...