Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi të cilat është ndërtuar punishtja e Melihasë në Vaun e Dejës, një histori që nis që në fëmijëri dhe që sot është kthyer në një qendër të rëndësishme artizanati për zonën. E rritur me mësimet e dorës nga nëna dhe gjyshja, Melihaja e ka trashëguar këtë zanat si pjesë të identitetit familjar.
Pas martesës, në vitin 1991, nevoja për të ndihmuar familjen dhe bashkëshortin e shtyu të hedhë hapat e parë drejt sipërmarrjes, duke nisur me jorganë, në një periudhë jo të lehtë për vendin. Me kalimin e viteve, puna u zgjerua dhe një dyqan i vogël u kthye në një pikë bashkimi për gratë e zonës, të cilat nisën të punojnë së bashku. Në vitin 2020, kjo nismë mori formën e një qendre të madhe artizanale, ku sot prodhohen dhjetëra punime tradicionale.
"Fillesat e mia ishin qëkur isha e vogël. Ne jemi rritur me punën e mësimit të dorës nga nëna e gjyshja. Pasi u martova lindi idea për të ndihmuar bashkëshortin me të ardhurat dhe nisëm me jorganët në atë kohë, flas këtu për vitin 1991.Pas disa vitesh arritëm të hapim një dyqan të vogël dhe aty nisëm të mblidhnim gratë e zonës. Në vitet 2020 arritëm të kishim këtë qender të madhe.Një punë që u trashëgua nga nëna e më pas nevoja për të ndihmuar familjen.Rrugëtimi ka qënë i vështirë sepse më duhen të rrisja edhe fëmijë por kur e bën me pasion ia del gjithmonë", tha Meliha Zyberaj.
Në punishten e Melihasë gjen qëndisje, punime me tezgjah, qilima, punime me riciklim, si dhe veshje popullore të realizuara me porosi. Kostumet tradicionale të Mirditës dhe Zadrimës janë ndër më të kërkuarat, ndërsa kohët e fundit është rritur ndjeshëm interesi për veshjet tradicionale dhe mbulesat e tavolinave.
Sot, në qendër punojnë rreth pesë gra, ndërsa të tjera punojnë nga shtëpia me tezgjah, duke i mundësuar edhe grave me fëmijë apo atyre më të moshuara të jenë pjesë e procesit. Në total, rreth 17–18 gra përfitojnë të ardhura nga kjo punishte, e cila është kthyer në një burim të qëndrueshëm jetese për shumë familje.
"Tek ne gjen çdo gjë,kemi qendisje, tezgjah, qilim, punime me riciklim.Kemi veshje popullore që i bëjmë me porosi, jelekë, veshje që i japim me qira për raste.Kostumet e Mirditës dhe Zadrimës, sepse kjo zonë këto kërkon më së shumti. Kohët e fundit është kthyer vëmendja tek veshjet tradicionale,si për veshjet e po ashtu edhe për mbulesat e tavolinave.Punimet e dorës kanë interes, sidomos punimet me grep.Në qendër jam 5 gra, kemi edhe 5 të tjera që punojnë nga shtëpitë me tezgjah.Janë gra të vjetra, disa me fëmijë dhe punojnë nga shtëpia.Në total jemi rreth 17-18 gra! Punimet më të vështira janë mbulesat e tezgjahut sepse nisin që nga endja,shalli i mëndafshit po ashtu sepse ka fije shumë të holle."
Prej tre vitesh, punishtja ka hedhur një hap tjetër të rëndësishëm duke kultivuar fshikzën e mëndafshit. Fillimisht në mënyrë modeste, por më pas me mbështetje institucionale, janë mbjellë rreth 200 rrënjë mani. Aktualisht, mëndafshi prodhohet për të mbuluar nevojat e brendshme të punishtes, ndërsa synimi është që në vitet e ardhshme të zgjerohet tregu edhe në Kosovë dhe Mal të Zi, ku kërkesa për shallet e mëndafshit është në rritje.
"Ka 3 vite që kultivojmë fshikzën e mëndafshit.Kemi nisur me pak në fillim por pasi morëm mbështetje nga Ministria e sipërmarrjes kemi mbjellë rreth 200 rrënjë fidan mani.Kemi nxjerrë mëndafsh për të mbuluar nevojat e punishtes por jo për treg më gjerë.Shpresojmë që në 2 vitet e ardhshme të dalim në Kosovë e Mal të Zi.Ka kërkesa sidomos për shallin e mëndafshit."
Pjesëmarrja në panaire ka qenë një tjetër shtyllë e suksesit. Punishtja nuk ka munguar në asnjë panair, të cilët kanë shërbyer si ura lidhëse me klientë, hotele dhe restorante, kryesisht për porosi mbulesash tavolinash. Sipas Melihasë, panairet duhet të organizohen rregullisht, pasi janë hapësira ku artizanët njihen, krijojnë kontakte dhe forcojnë bashkëpunimin mes tyre.
"Nuk kemi lënë panair pa marr pjesë, ata na kanë ndihmuar shumë.Kemi porosi nga hotelet, restorantet kryesisht per mbulesa tavolinash.Panairet janë efektive edhe duhën organizuar të paktën 2-3 herë në vit.Që të bashkohet artizanati. Sepse në panaire njihemi, takojmë njerëz krijojmë kontakte. Zona e Shkodrës ka gra që punojnë shumë në artizanat."
Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe brezit të ri. Përmes bashkëpunimit me shkollat profesionale në Shkodër dhe Lezhë, organizohen kurse dhe trajnime për të trashëguar artizanatin. Edhe pse interesi ekziston, mbështetja për të rinjtë mbetet thelbësore për të rritur motivimin dhe për ta mbajtur gjallë këtë traditë.
"Jam marrë me shkollat profesionale si të Shkodrës po ashtu edhe të Lezhës. Kjo ne qëllim që artizanati të trashëgohet. Bëjmë kurse, trajnime me qëllim për t’ia trashëguar brezit te ri. Interes ka por jo në atë pikë që do donim ne.Por edhe të rinjtë duhen mbështetur për të patur më shumë vullnet.. "
Historia e punishtes së Melihasë është dëshmi se pasioni, këmbëngulja dhe puna e përbashkët mund të kthejnë traditën në zhvillim ekonomik dhe social, duke fuqizuar gratë dhe duke ruajtur identitetin kulturor të zonës së Vaut të Dejës./ CNA
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...