“Faqedol”, historia e suksesit mes traditës dhe panoramës së Shkodrës
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...

Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm, mbetet një nga destinacionet më të veçanta turistike të juglindjes së vendit. I rrethuar nga natyra e paprekur dhe me shtëpitë karakteristike prej guri, Sinica ofron një përjetim autentik për vizitorët, veçanërisht gjatë stinës së dimrit, kur mbulohet nga bora dhe shndërrohet në një mrekulli natyrore.
Tradita e vjetër, arkitektura karakteristike dhe mikpritja e banorëve janë elementët që e bëjnë këtë fshat gjithnjë e më të kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj. Bujtinat familjare janë kthyer në pika referimi për ata që kërkojnë qetësi, natyrë dhe ushqim tradicional.
Dajlan Hysolli, ka hapur një bujtinë të vogël në Sinicë, “Vatrën Sinicare”, dhe tregon për CNA TV se numri i vizitorëve po rritet dita-ditës. Ai shprehet se në bujtinë kanë qëndruar turistë nga zona e Devollit dhe Korçës, por edhe të huaj nga vende të ndryshme të Europës e më gjerë, si Izraeli, Palestina dhe Kina.
Sipas Hysollit, turistët tërhiqen nga natyra mikpritëse e zonës dhe nga monumentet natyrore e kulturore që ofron fshati, si ujëvarat, kisha dhe urat e vjetra prej guri. Një ndikim pozitiv ka pasur edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, që ka lehtësuar ndjeshëm aksesin drejt Sinicës.
"Në bujtinën tonë ka pasur dita-ditës njerëz të ndryshëm që sa vijnë edhe shtohen, brenda vendit dhe të huaj. Më shumë vijnë banorë të Devollit e të Korçës, por kemi edhe turistë të huaj nga Europa. Na kanë ardhur nga Izraeli, Palestina, Kina. Turistët këtu pëlqejnë vendin që është shumë mikpritës, natyra që dallon për veçantitë e saj. Kemi dy ujëvarat, kishën, dy urat e gurit. Ka shumë gjëra për të vizituar. Shtrimi i rrugës ka bërë që të ndryshojnë gjërat në mënyrë pozitive. Para se të bëhej rruga, njerëzit kishin qejf të vinin, por nuk u jepej mundësia. Tani me bërjen e rrugës po shtohen dita-ditës vizitorët."
Një tjetër element që i bën vizitorët të rikthehen është kuzhina tradicionale. Gatimet karakteristike të zonës, si dhallaniku, pula me petë, lakrori, pastërmaja dhe rakia e bërë vetë, janë pjesë e përvojës që u ofrohet turistëve. Janë pikërisht gatimet e trashëguara nga brezat e mëparshëm që e dallojnë Sinicën nga fshatrat e tjerë. Turistët shprehen të kënaqur nga gjithçka që ofron fshati, duke nisur nga natyra, ushqimi tradicional e deri tek autenticiteti i jetës rurale, çka e kthen Sinicën në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për turizmin familjar dhe atë kulturor.
"Këtu pikërisht për atë vijnë, për gatimet tradicionale të zonës dhe kryesisht të fshatit tonë. Gjërat që hamë ne në shtëpi, hanë edhe turistët që vijnë këtu, si dhallaniku, pula me petë, lakrori, pastërmaja, rakia e bërë vetë, edhe prodhime të tjera. Turistët janë shumë të kënaqur dhe rikthehen sërish. U pëlqen natyra, vendi, gatimet, të gjitha gjërat që ofron fshati i Sinicës. Bën diferencë sepse në fshatin tonë janë ruajtur këto gatimet e hershme që jo të gjithë mundet ti kenë. Këtu ribëhen akoma edhe sot gatimet e nënave dhe gjysheve tona."
Sinica po shndërrohet gradualisht në një nga pikat më të rëndësishme të turizmit rural në juglindje të vendit, duke kombinuar natyrën e paprekur, trashëgiminë kulturore dhe kuzhinën tradicionale. Investimet në infrastrukturë dhe angazhimi i vetë banorëve kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, të cilët po zbulojnë gjithnjë e më shumë vlerat që ofron ky fshat. Ruajtja e traditave, e gatimeve të hershme dhe e arkitekturës karakteristike e bën Sinicën një destinacion autentik, që jo vetëm promovon turizmin, por edhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të zonës dhe në mbajtjen gjallë të jetës në fshat./ CNA
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...