Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...

Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtlindjeve, koha duket sikur ndalet. Mes kasolleve prej druri e kashte, nën flakët e vatrave dhe zhurmën e veglave të lashta, qindra vullnetarë risjellin në jetë Betlehemin e Gjallë, ndërsa mijëra besimtarë dhe vizitorë ndjekin nga afër një nga ritualet më të veçanta fetare në veri të Shqipërisë. Për katër orë me radhë, famullia e Hajmelit shndërrohet në një skenë të madhe teatrale në qiell të hapur.
Banorë të zonës, të veshur me rroba tradicionale që i përkasin periudhës para lindjes së Krishtit, interpretojnë zanate dhe skena biblike që të transportojnë drejtpërdrejt në antikitet. Rrahja e hekurit, poçeria, bluarja e miellit, përgatitja e bukës, krijimi i kandilëve të dritës, mjekimi i të sëmurëve dhe kujdesi për fëmijët janë vetëm disa nga pamjet që shpalosen para syve të vizitorëve.

“Unë jam bukëpjekësi. Shërbej në Fushë Arrës si frat kapuçin por jam nga Gjermania. Jam prej 5 vitesh këtu dhe bashkëpunoj me kënaqësi. Ka një atmosferë shumë të bukur. Vijnë shumë vizitor dhe e shijojnë. Më pëlqen edhe bashkëpunimi i banorëve të Hajmelit. Në shumë vende njerëzit nuk bashkëpunojnë dhe kjo është një vlerë e madhe”, u shpreh Frati Kapuçin, Christian Albert.
“Unë jam mullixhiu dhe furnizoi furrën e bukës me miell. Për mua është viti i dytë këtu por ka 8 vite që organizohet. Është gjithçka vullnetare dhe ne si fshat ja kemi arritur që ta bëjmë për çdo vit”, tha Nikolin Ndoci.
Për aktorët amatorë të cilët janë banor të zonës, festimi i Krishtlindjes në liri të plotë është një plotësim shpirtëror që mungoi gjatë komunizmit. Në diktaturë tregojnë se si Krishtlindja festohej fshehtas…
“Festa e Krishtlindjes për ne është madhështore. Na shtohet një pasuri e madhe shpirtërore. Në komunizëm kemi patur dëshirë të madhe për të bërë laknorin me hitha dhe duhej ta bënim në mënyrë ilegale. Bëhej fshehtas dhe festonim fshehtas sepse ishte frikë. Dilte nëna dhe mblidhte hitha dhe me pak oriz e bënte laknorin dhe e kalonim festën në mënyrë të gëzueshme por rreziku ishte i pranishëm sepse duhej të shikonim përpara nëse po na spiunonte kush”, u shpreh Ejll Topalli.
“Përpara e kemi festuar fshehtas por në shpirtin tonë besimi ka qenë gjithmonë dhe Jezusi ka mbretëruar kurdo në zemrën tonë. Sot është kënaqësi e madhe që e festojmë lirshëm dhe e shijojmë shumë Betlehemin e Gjallë. Për Krishtlindje në komunizëm bënim një darkë të vogël por pa i treguar askujt”, tha Regjina Matosha.
“Në komunizëm fshehtas kemi festuar. Bënim laknorin me hirin e zjarrit. Ishim fëmijë në atë kohë dhe prisnim pas dere se kur po piqet. Bënim roje gjithashtu nëse përhapej era e laknorit apo jo. Ishte frikë se ishin spiunët që vinin pas deret për të përgjuar. Nëna thoshte ruaj se flisni me kend se kemi festuar se ne ishim fëmijë ose kur na mësonte uratë na fuste nën jorgan për të mos dëgjuar askush. Ne nuk dinim asnjë gjë për kishën asokohe si dinë fëmijët tani”, tha Marije Ndoja.
“Kur kishim festën e Krishtlindjes Partia e Punës na çonte për të punuar dhe madje nuk na e jepte atë ditë pune. Njëherë na kanë çuar në Dajç të Bregut të Bunës dhe donin të na provokonin nëse e kalojmë apo jo lumin për të kaluar në Mal të Zi. Disa herë edhe na kanë torturuar vetëm se e dinin se ishim besimtarë dhe se e kishim në shpirt fenë”, u shpreh Prekë Perseku.
Pjesë e Betlehemit të Gjallë nuk janë vetëm katolikët. Olsi Cufi, një mësues i besimit mysliman i është bashkuar ritualit të Betlehemit të Gjallë duke dhënë mesazhin e paqes, vëllazërisë dhe bashkimit…

“Unë këtu kam rolin e gjeometrit. Unë jam i besimit mysliman dhe ky është viti i pestë që unë shërbej këtu në Betlehemin e Gjallë. Është një kënaqësi sepse unë shërbej edhe si mësues vullnetar në Tarabosh dhe atje kam takuar fretërit kapuçin që më kanë nxitur që të marr pjesë në këtë gjë kaq të bukur. Ne festat i kemi të gjithë bashkë. Çdo festë ndihet shpirtërisht nga të gjithë dhe përherë duhet që të kemi unitet dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit për bashkëpunim”, deklaroi besimtari mysliman Olsi Cufi.
Në këto 8 vite që tashmë zhvillohet “Betlehemi i Gjallë” numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm shprehen organizatorët.
“Kjo është zemra e Betlehemit të Gjallë. Ecja që vizitorët bëjnë është një parapërgatitje deri sa vijnë këtu dhe shohin të improvizuar familjen e shenjtë. Kemi Jezusin një fëmijë një muaj e gjysëm, pra i porsalindur. Kështu mund të sodisim misterin e krishtlindjes, janë ëngjëjt që këndojnë dhe i japin lavdi Zotit për dhuratën më të madhe që ai na ka bërë duke na dhënë birin e tij. Tek vizitorët ka shumë ëmbëlsi, shumë paqe, është një ndjesi shpirtërore”, tha Giusepe Lanzellotti.
“Është një organizim i fshatarëve që janë bujar në zonën e Zadrimës. Kjo lindi në vitin 2028 nga një grup të rinjsh dhe një frat tonin. Betlehemi i Gjallë ka sjellë një risi dhe shërben për bashkimin e përshpirtshëm, të përzemër dhe vëllazëror”, tha Gjon Shtjefni, Frat Kapuçin Kisha e Shën Marisë Magdalenë.
“Është një eksperiencë për t’u shijuar ndërsa çdo vit e më tepër ne përmirësohemi në infrastrukturë, rolet, kostumet. Është sfiduese sepse është ndërtimi, skenografia dhe çdo gjë është ndryshe. Janë 250 aktorë dhe ky është maksimumi sepse kaq burime njerëzore ka. Çdo vit interesi ka ardh në rritje. Herën e parë ka patur afro 3000 vizitor ndërsa vitin e kaluar ishin afro 30.000 në të tri datat që u zhvillua Betlehemi i Gjallë. Interesi kalon kufijtë e Shqipërisë sepse pjesëmarrja është mbarëshqiptare, jashtë kufijve politik të Shqipërisë sotme”, tha Markerit Hilaj, bashkorganizator.
Për vizitorët e shumtë që vijnë nga e gjithë Shqipëria por edhe vende të tjera shqipfolëse shprehen se ndjesia shpirtërore që marrin është e papërshkrueshme…
“Shumë mirë, shumë bukur. Na ndihmoftë Zoti gjithëve. Vij për herë të parë dhe çdo gjë është e veçantë. E shijuam shumë”, tha një vizitor.
“Unë jam për herë të parë këtu. Vijmë nga Tirana. Një eksperiencë e bukur dhe duhet të bëhet më shumë e famshme. Ishte një muze i gjallë, një rrugëtim shumë vite pas. Mikëpritja e aktorëve shumë e mirë, një ëmbëlsi kudo dhe u kënaqëm dhe përjetuam”, u shpreh një tjetër vizitor.
“Diçka shumë e bukur dhe e organizuar shumë mirë. Bravo gjithë fshatarëve shumë të dashur, shumë të qeshur dhe shumë bujar. Një kujtim shumë i bukur, shumë çliruese dhe emocionuese. Është hera e parë që vijmë”, deklaroi një vizitor.
“Diçka interesante. Një organizim shumë i mirë. Na pëlqeu organizimi. Ndjesi që nuk e kishim provuar asnjëherë. Ishte hera e parë që erdha por do rikthemi sërish kur të zhvillohet”, u shpreh vizitori.
Rituali i “Betlehemit të Gjallë” mbështetet tërësisht mbi vullnetarizmin, ku mbi 250 besimtarë katolikë kthehen për disa orë në aktorë amatorë, por me përkushtim të plotë ndaj mesazhit që përcjell kjo shfaqje. Tradita në Hajmel ka nisur në vitin 2018 dhe prej 8 vitesh është kthyer në një ngjarje të përvitshme që bashkon komunitetin.
Banorët e Hajmelit, Nënshatit dhe Dheu i Lehtë përgatiten për muaj të tërë për këtë inskenim, duke ndërtuar shtëpizat, duke qepur veshjet dhe duke ndarë rolet që do të interpretojnë.
Nën një qiell të vrenjtur dhjetori, mes Lezhës dhe Shkodrës, zërat e banorëve, krisma e çekanëve mbi hekur dhe drita e zjarreve krijojnë një atmosferë të rrallë, ku feja, tradita dhe komuniteti ndërthuren natyrshëm. “Betlehemi i Gjallë” në Hajmel nuk është thjesht një shfaqje, por një përjetim që rikthen kuptimin e lindjes së Krishtit dhe frymën e Krishtlindjes në formën e saj më të thjeshtë dhe autentike./CNA
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...