Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçës po marrin një pamje gjithnjë e më festive, falë artit të piktorit Eduard Meminaj.
Përmes pikturave në xham, ai po i kthen vitrinat e lokaleve, dritaret dhe ambientet tregtare në tablo shumëngjyrëshe, duke sjellë frymën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri më pranë qytetarëve. Peizazhe dimërore, fshatra turistikë të mbuluara me dëborë, bredha të zbukuruar, shtëpi karakteristike dhe personazhe simbolike të fundvitit marrin jetë mbi xham. Ngjyrat dhe drita krijojnë një atmosferë të ngrohtë festive, ndërsa pikturat realizohen shpesh drejtpërdrejt, në sy të kalimtarëve, duke e bërë artin pjesë të përditshmërisë së qytetit.
CNA sjell profilin e piktorit korçar Eduard Meminaj, i cili tregon rreth pasionit dhe dashurisë që ka për pikturën. Ai është 49 vjeç dhe e ka nisur rrugëtimin e tij artistik që në moshën 10-vjeçare. I frymëzuar nga babai i tij, i cili ishte piktor, ai u lidh herët me penelin dhe ngjyrat. Megjithëse nuk arriti t’i përfundonte studimet për shkak të vështirësive të kohës, pasioni për pikturën mbeti i pandryshuar dhe e shoqëron gjatë gjithë jetës.

"Me pikturën kam filluar që fëmijë, babai ka qenë piktor. Më pas nisi ndërrimi i sistemit, pata një shkëputje për shkak të asaj kohe, por që fëmijë kam nisur të pikturoj me penel",-tregon Meminaj.
Aktualisht, Meminaj ka një studio të vogël ku merret kryesisht me tatuazhe, të cilat përbëjnë edhe aktivitetin e tij të përditshëm. Pikturat realizohen kryesisht me porosi, si në telajo, ashtu edhe në murale dhe në xham, ndërsa periudha e fundvitit është më e ngarkuara për të, pasi kërkesat shtohen ndjeshëm dhe afatet janë të shkurtra. Piktori korçar tregon se ditën e sotme po pikturon në lokalin e një miku të tij, duke ia shndërruar vitrinen në një peizazh të bukur e festiv. Ndër të tjera, Meminaj thotë se piktura në xham kërkon teknikë të veçantë dhe përdorimin e bojërave rezistente ndaj shiut dhe kushteve atmosferike, çka e dallon nga piktura në telajo apo mur.
"Aktualisht kam një studio të vogël ku bëj tatuazhe, e kam punën time të përditshme pothuajse. Më kërkojnë telajo, më shumë funksionoj me porosi nëpërmjet telefonatave, po ashtu edhe për murale. Sot nisa këtu në lagjen time, pasi i kisha dhënë fjalën një mikut tim dhe po i zbukuroj lokalin. Kam edhe disa punë të tjera të planifikuara e me kaq përfundon për këtë vit. Për pikturën në xham duhen ato lloj bojërash që edhe shi të bier, mos ti prishë. Më kryesorja kjo është. Ka shumë ndryshim mes telajos, murit dhe xhamit sepse përdoren bojëra të ndryshme, akrilik, vaj, ngjyra të ndryshme sipas dëshirës së njeriut",-shprehet piktori.
Prej rreth një dekade, piktura në xham është kthyer në një nga format më të veçanta të punës së tij. Kjo nismë artistike nisi rreth viteve 2015-2016 dhe sot është një element i dashur i dekorit të fundvitit në Korçë.
"Smë kujtohet me saktësi, por them se e kam filluar pikturën në xham në vitin 2015 ose 2016. Jam i kënaqur nga kjo punë që po bëj sepse e bëj me pasion, me qejf, me dëshirë. Në fundvit është periudhë shumë e ngarkuar për mua sepse të gjithë kërkojnë ti bëjnë sa më shpejt, sa më parë dhe unë si një njeri i vetëm s'kam mundësi ti arrij të gjitha",-tregon piktori.
Preferencat e klientëve janë të ndryshme, por më të kërkuarat mbeten peizazhet dimërore dhe fshatrat turistike, me shtëpi të vogla, bredha dhe elementë karakteristikë të festave. Shumë prej atyre që e njohin punën e tij ia besojnë zgjedhjen artistit, duke i lënë liri të plotë në krijim, për shkak të përvojës dhe stilit të konsoliduar që ai ka ndërtuar ndër vite.
"Preferencat janë të ndryshme. Më shumë preferojnë fshatrat turistikë, bredha, shtëpi, pra peizazhe. Shumica që më njohin, e lenë në dëshirën time sepse e dinë që zgjedhjet i bëj të sakta. Sot do bëj një fshat turistik, me disa shtëpi, me bredha dhe me një slitë me Santa Clausin me drerët",-thotë Meminaj.

Kjo periudhë e fundvitit është për piktorin një ndër më të kënaqshmet, si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo ekonomike. Edhe pse gjatë vitit fokusi i tij kryesor janë tatuazhet, piktura mbetet pasioni që e ka shoqëruar që në fëmijëri dhe që vijon të jetë pjesë e rëndësishme e jetës së tij artistike.
"Kjo periudha e fundvitit mua më kënaq nga të gjitha anët, edhe kënaqësinë e profesionit tim, edhe ana ekonomike s'është keq. Gjatë vitit më shumë merrem me tatuazhe, pikturat janë me porosi. Nuk është punë e përditshme piktura, kurse tatuazhet janë pothuajse kërkesa të përditshme. Profesionit ju riktheva edhe pse ndërpreva shkollën. Dëshira e madhe për të pikturuar më bëri ta vazhdoja sa më shumë",-shprehet piktori.
Në një kohë kur ritmi i përditshëm shpesh e lë artin në plan të dytë, pikturat në xham të Eduard Meminajt rikujtojnë se krijimtaria mund të jetë pjesë e hapësirave publike dhe e jetës së përditshme. Përmes penelit dhe ngjyrave, ai sjell jo vetëm dekor festiv, por edhe emocion, ngrohtësi dhe një ndjenjë bashkimi në prag të ndërrimit të viteve.
Vitrinat dhe dritaret e zbukuruara kthehen në pika ndalese për kalimtarët, ndërsa qyteti fiton një pamje më të gjallë dhe më mikpritëse. Ky art i thjeshtë në formë, por i pasur në përmbajtje, dëshmon se pasioni i lindur që në fëmijëri mund të shndërrohet në një kontribut të çmuar për komunitetin./CNA
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...