Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash dhe vizioni u kthye në një nga destinacionet më të kërkuara të agroturizmit në zonën e Shkodrës.

Nga Faqedoli, pamja shpaloset si një kartolinë e gjallë e Shkodrës. Përballë shtrihet lumi Buna, krenare mbi kodër, ngrihet Kalaja e Rozafës, simboli shekullor i historisë dhe qëndresës së qytetit. Në sfond, e gjithë Shkodra vjen në një panoramë mbresëlënëse, ku natyra dhe historia takohen në harmoni të plotë.

“Faqedol” sot, nuk është thjesht një biznes, por një histori pune, këmbënguljeje dhe dashurie për traditën.
"Pasi mbaroi pandemia, vendosëm të bëjmë një biznes bashkë me vëllezërit. Gjithmonë kemi operuar në fushën e bulmetit dhe thamë të bëjmë diçka tjetër. Në këtë mënyrë lindi Faqedoli, kuptimi i emrit Faqedol është -doli në faqe.Kjo edhe për pamjen panoramike që kemi, pra doli në faqe.Kemi shumë sakrifica por ja dolem. Sakrifica e parë është tek sigurimi i lëndës së parë, toka, fshati, produktet sidomos mishi.Sepse mishin kemi kryesore. Jashtë mishit jemi tek tava e krapit.Çdo gjë këtu është e ndërtuar me gur e dërrasë",-tregon menaxheri Ilirian Digli.
Gjithçka në “Faqedol” është ndërtuar me gur dhe dërrasë, duke ruajtur frymën autentike të zonës. Sakrifica më e madhe ka qenë sigurimi i lëndës së parë: toka, produktet e fshatit dhe sidomos mishi, që përbën edhe boshtin kryesor të menusë. Krahas mishit, një tjetër specialitet i spikatur është ‘Tava e Krapit’, e cila kërkon kohë dhe përkushtim.

Agroturizmi funksionon ndryshe sipas stinëve. Iliriani tregon se në dimër, “Faqedoli” frekuentohet kryesisht nga vizitorë vendas, nga Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Ndërsa pas 1 majit, panorama ndryshon plotësisht. “Faqedol” tashmë është padyshim destinacion për turistët.

Të huajt vijnë të mahnitur, fillimisht nga pamja dhe më pas, nga ushqimi. Ata kërkojnë traditë dhe mikpritje, dy elemente që “Faqedoli” i ofron pa kompromis.
"Në dimër më shumë kemi klientë nga Tirana, Durrësi dhe sigurisht shkodranë. Ndërsa pas datës 1 maj, ne kemi të huaj pa fund. Janë mbi 20 tavolina në ditë të huaj. Po ashtu kemi bashkëpunim me hoteleritë, të huajt mahnitën, ata kërkojnë traditën dhe mikpritjen. Që tani kanë nisur te prenotojnë të huajt për verën sepse ata kanë mentalitetin që prenotojnë edhe 6 muaj para. Përshtypja e tyre e parë është pamja e më pas mahniten me ushqimin. Në Shkodër mendoj që hahet mirë edhe ne mundohemi të mbajmë traditën",-shprehet menaxheri.

Ambiciet e “Faqedolit” nuk ndalen këtu. Objektivi i këtij viti është ndërtimi i disa dhomave akomoduese, për t’i ofruar vizitorëve një përvojë të plotë.
"Objektiv i yni është shtimi i disa dhomave. Kemi marrë 10 dynym tokë, ku e nisem me mbjelljen dhe prodhimin e lëndës së parë. Kam zgjedhur t’i mbjell vetë tokat për të vetmen arsye që të kontrolloj vetë që nga mbjellja e produkteve e deri tek servirja në tavolinë. Me aq tokë se përballojmë dot fluksin, por kemi edhe bashkëpunim me fermerët e zonës. Turistët kërkojnë që të shohin çdo gjë vetë edhe tokat e mbjella. Prandaj për të plotësuar paketën e “Faqedol”-it duhen edhe disa dhoma që njerëzit të kalojnë një ditë ndryshe nga mëngjesi deri në darkë",-tha Digli.
Kuzhina në "Faqedol" është art më vete. Kuzhinieri Xhevahir Cukali, tregon se menuja është konceptuar që në ditën e parë mbi bazën e traditës, por me një prekje moderne. Mesoret janë tradicionale dhe unike: djathë i bardhë me mjaltë dhe fara susami, bukë misri me shëllirë dhe krem ulliri, kukurec qengji, tavë dheu, byrek dhe qofte të përgatitura me vezë thëllëze.

Produktet janë kryesisht të prodhuara vetë, duke e kthyer “Faqedol”-in në një shembull të plotë të agroturizmit autentik.
"Që ditën e parë e kemi ideuar si menu dhe jemi munduar t’i përmbahemi. Agroturizmi do traditcionale dhe këto gjëra jemi munduar t’i modernizojmë. Karekteristikë e “Faqedol”-it është mishi, por nuk kemi anashkaluar as liqenin me ngjalën dhe krapin. Mesoret i kemi tradicionale për të degustuar krijimin tonë. Djathin e bardhë e kemi bërë me mjaltë dhe fara susami, bukën e misrit me shëllirë dhe krem ulliri, kemi kukurecin nga qengji që kërkohet. Tavën e dheut, byrekun, qoftet i bëjmë me vezë thëllëzash. Më e kërkuar, por edhe më shumë kohë na merr tava e krapit dhe mishi. Të huajt ndahen mes peshkut e mishit. Ngjala kërkohet. Kemi pijet tona, që i bejmë vetë, si vera e po ashtu lëngje. Vaj i ullirit është i yni, si dhe raki molle e arre. Çdo produkt po e bëjmë vetë",-tregopn kuzhinieri Xhevahir Cukali.

“Faqedol” është më shumë se një vend për të ngrënë. Është një përvojë që lidh tokën me tavolinën, traditën me turizmin dhe mikpritjen me identitetin e Shkodrës. Sipërmarrje të tilla janë padyshim pasaporta më e mirë e vendit tonë përballë botës./CNA
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...