web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga shtëpi familjare në simbol mikpritjeje/ Historia e Hotel Mariss

8 Shkurt 2026, 12:32, Qyteti im CNA


Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pandemia e COVID-19 ndryshoi mënyrën e jetesës, kufizoi lëvizjen dhe goditi fort sektorin e turizmit, shumë biznese u detyruan të mbyllnin dyert. Udhëtimet u ndalën, kufijtë u mbyllën dhe pasiguria u kthye në realitet të përditshëm për mijëra familje.

Në këtë realitet të vështirë, Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, u përball me një rënie të ndjeshme të turizmit, ndërsa qytetet pritëse mbetën bosh. Por pikërisht në këtë kohë sfiduese, kur gjithçka dukej e pasigurt, lindi edhe ideja për të mos u dorëzuar.

Me kufijtë të mbyllur dhe shqiptarët që nisën të udhëtonin brenda vendit, Korça u shndërrua në një nga destinacionet më të kërkuara. Një qytet me histori, kulturë dhe traditë, që vazhdon të tërheqë vizitorë në çdo stinë të vitit.

Në këtë kontekst, një shtëpi familjare u kthye në një simbol mikpritjeje. Nga një ambient privat, në një derë të hapur për të gjithë ata që kërkonin qetësi, rehati dhe ngrohtësinë e një shtëpie.

Nga shtëpi familjare në simbol mikpritjeje/ Historia e Hotel Mariss

Kështu lindi Hotel Mariss, një strukturë mikpritëse që u ndërtua mbi vlera familjare, besim dhe përkushtim, duke sfiduar frikën dhe pasigurinë e kohës.

Hotel Mariss nuk është thjesht një hotel, por një histori guximi dhe përpjekjeje, që dëshmon se edhe në kohët më të vështira mund të lindin iniciativa që sot kthehen në modele suksesi dhe mikpritjeje.

Menaxherja e hotelit, Eljana Malo, tregon për Cna Tv se ideja për të hapur hotelin lindi pikërisht atëherë, duke transformuar shtëpinë e tyre familjare në një vilë mikpritëse për të gjithë ata që dëshironin të vizitonin Korçën.

"Hoteli jonë është hapur në një nga periudhat më të vështira për Shqipërinë dhe mbarë botën, në kohën e pandemisë, ku lëvizja jashtë shtetit ishte shumë e vështirë për të gjithë. Në këtë kohë, shqiptarët filluan të lëviznin në qytete brenda vendit dhe atëherë menduam që shtëpinë tonë, sepse ka qenë shtëpia jonë në fakt, ta shndërronim në një vilë mikpritëse për këdo që mund të dëshironte të vinte."

Hotel Mariss është një hotel familjar me 8 dhoma në total, të konceptuara për të përmbushur nevoja të ndryshme. Një dhomë familjare për familje të mëdha apo grupe shoqërore, katër dhoma çift standarde, dy dhoma treshe dhe një suitë, e veçanta e së cilës është oxhaku karakteristik. Të gjitha dhomat janë me ballkon dhe ofrojnë hapësira të bollshme, duke u dalluar nga struktura të tjera hoteliere në qytet.

"Hoteli jonë është hotel familjar, ka 8 dhoma në total, prej të cilave njëra është dhomë familjare, për familje të mëdha prej 4-5 personash dhe për grupe shoqërore pse jo. Kemi katër dhoma çift standarde, dy dhoma treshe me krevat dopio dhe tre krevatë tekë, gjë që mesa kam dëgjuar mungonte në qytetin e Korçës dhe dhoma familjare nuk ka shumë të tilla. Kemi gjithashtu edhe një suitë, e veçanta e saj është se ka një oxhak fantastik. Të gjitha dhomat janë me ballkon ndërsa dhomat e hotelit tonë janë shumë të bollshme krahasuar me hotelet e tjera me sa kam parë."

Fillimet nuk kanë qenë të lehta, por sot, sipas menaxheres, hoteli ka arritur të përmbushë qëllimin e tij. Motoja e Hotel Mariss është “Come as a guest and leave as a friend” – “Eja si i ftuar dhe largohu si mik”, një filozofi që, sipas saj, është reflektuar në besnikërinë e klientëve, të cilët janë rikthyer ose e kanë rekomanduar hotelin tek miqtë dhe familjarët e tyre.

"Fillimi sigurisht që ka qenë një sprovë për ne, nuk e dinim si do ecte por deri më sot jemi të kënaqur. Motoja jonë ka qenë "Come as a guest and leave as a friend" që do të thotë "Eja si një i ftuar dhe largohu si mik". Besoj se ja kemi arritur kësaj sepse çdo njeri që ka ardhur, është rikthyer ose na ka sugjeruar tek miqtë dhe familjarët e tyre"

Nga shtëpi familjare në simbol mikpritjeje/ Historia e Hotel Mariss

Klientët e parë të hotelit kanë qenë nga Franca, një moment i veçantë që menaxherja e kujton me emocion, pasi urimi i tyre për fat të mbarë duket se e ka shoqëruar hotelin ndër vite. Krahas turistëve të huaj, Hoteli Mariss ka pritur edhe shumë pushues shqiptarë, kryesisht nga Tirana, Vlora dhe Ksamilit, të cilët janë shprehur të kënaqur dhe kanë vlerësuar shërbimin dhe mikpritjen.

"Më kujtohet që klientët tanë të parë kanë qenë nga Franca dhe kur u thashë që ishin klientët tanë të parë, për ata ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe na uruan fat. E në fakt, urimi i tyre na ndoqi. Sigurisht, kemi edhe klientë shqiptarë, kryesisht nga Tirana, nga Ksamili kemi patur shumë, nga Vlora. Përshtypjet e tyre kanë qenë shumë të mira, i kanë kaluar pritshmëritë dhe kur shkojnë në hotel tjetër nuk e dinë a do ti arrijnë këto pritshmëri në hotel tjetër. Kjo është një kënaqësi shumë e madhe për ne. Ndihemi të plotësuar, të realizuar dhe qëllimi mendoj se është arritur."

Një nga pikat më të forta të hotelit është mëngjesi i përfshirë në çmimin e qëndrimit. Një mëngjes i pasur dhe tradicional korçar, me petulla, reçel shtëpie, vezë fshati, trahana, petka dhe lëngje frutash të shtrydhura, i cili ka lënë mbresa të veçanta tek vizitorët.

"Mëngjesi është i përfshirë në çmimin e natës së fjetjes dhe ne kemi menduar për një mëngjes sa më të bollshëm pasi me një mëngjes të tillë, nis dita më bukur dhe më mirë. Mëngjesi është kryesisht tradicional korçar, me petulla të zakonshme, petulla të fshira, të shoqëruara me reçel shtëpie sepse mundohemi që gjërat të jenë sa më bio, vezë fshati, trahana që është karakteristike për Korçën, petka, lëngje frutash të shtrydhur etj. Të gjithë kanë ngelur shumë të kënaqur nga mëngjesi sa kanë thënë që s'kemi vend për të konsumuar drekën."

Nga shtëpi familjare në simbol mikpritjeje/ Historia e Hotel Mariss

Një tjetër shërbim që e dallon Hotel Mariss është guida falas për turistët drejt fshatrave turistike si Dardha dhe Voskopoja, destinacione që shumë vizitorë i zbulojnë për herë të parë. Po ashtu, përvoja kulinare me lakror në saç mbetet një nga momentet më të kërkuara dhe më të vlerësuara nga turistët. Sipas Eljanës, Korça dhe fshatrat përreth kanë shumë për të ofruar, ndërsa Hoteli Mariss synon të jetë një pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë mikpritje, traditë dhe ndjesinë e të qenit si në shtëpi.

"Mendoj se guida falas është një plus shumë i madh për klientët tanë sepse ka shumë që nuk kanë qenë në fshatrat turistikë të Korçës si Dardha e Voskopoja, dhe ne këtë e realizojmë falas. Ata mbeten shumë të kënaqur dhe rikthehen sërish sepse Korça bashkë me fshatrat ka shumë gjëra për të ofruar. Lakrorin në saç ka një pjesë që e kërkon sepse është karakteristike dhe ne e realizojmë e ata mbeten pa fjalë."

Nga shtëpi familjare në simbol mikpritjeje/ Historia e Hotel Mariss

Sot, Hotel Mariss përfaqëson më shumë sesa një strukturë akomoduese. Ai është shembulli se si mikpritja familjare, përkushtimi dhe ruajtja e traditës mund të kthehen në vlera të prekshme për vizitorët. Nga shërbimi i ngrohtë, tek ambientet komode, mëngjesi tradicional dhe guidat falas drejt fshatrave turistike, çdo detaj synon t’u ofrojë klientëve një përvojë të plotë dhe autentike korçare.

Nga shtëpi familjare në simbol mikpritjeje/ Historia e Hotel Mariss

Me klientë që rikthehen, rekomandime që shtohen dhe pritshmëri që tejkalohen, Hotel Mariss vijon të ndërtojë një emër të qëndrueshëm në turizmin vendas. Një histori që nisi në kohë sfide dhe që sot dëshmon se kur mikpritja bëhet me zemër, çdo i ftuar largohet si mik, ndërsa Korça fiton një tjetër pikë referimi për turizmin familjar.





Lajmet e fundit nga