Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe përdorimi i shkurtimeve në komunikimin online, po cenojnë ndjeshëm mënyrën e të shkruarit dhe të shprehurit në gjuhën shqipe, sidomos te të rinjtë. Përballë këtij realiteti, në Shkodër ka nisur Konkursi i Gjuhës Shqipe, një aktivitet që zhvillohet njëkohësisht në të gjithë vendin, me synimin për të nxitur ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj gjuhës amtare.

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Shkodër, Brisela Kadia, theksoi se mbrojtja e pastërtisë së gjuhës shqipe kërkon angazhim të vazhdueshëm, duke vënë në dukje se komunikimi i pakontrolluar, veçanërisht në rrjetet sociale dhe gjuhët e huaja kanë ndikim të drejtpërdrejtë në deformimin e saj.
"Qëllimi kryesor i konkursit është rëndësia e gjuhës shqipe. Ajo është identitet kombëtar dhe përmes saj përçohen vlera, mesazhe dhe nxënësit komunikojnë me njëri-tjetrin. Zhvillimet teknologjike na imponojnë që nxënësve tanë t’ua mësojmë për ta shkruar mirë çdo fjalë të gjuhës shqipe në mënyrë që të mos cenohet asnjë komunikim, qoftë as në rrjete sociale. Ditët e sotme, ruajtja e gjuhës shqipe mbetet sfidë, ndaj edhe qëllimi i këtij konkursi mbetet ruajtja e gjuhës sonë. Sfida vjen edhe nga gjuhët e huaja që nxënësit i flasin shumë, ndaj edhe nevoja për gjuhën shqipe dhe ruajtjen e saj është nevojë emergjente",-tha Kadija.

Nga ana tjetër, nxënësit pjesëmarrës pranojnë se ndikimi i teknologjisë dhe i gjuhëve të huaja është i pashmangshëm, por shprehen se konkurse dhe aktivitete të tilla i ndihmojnë të reflektojnë dhe të tregojnë më shumë përgjegjësi në përdorimin e gjuhës shqipe.
"Është hera e parë që marr pjesë sepse është eksperiencë e mirë. Është pak problem shkrimi saktë i gjuhës shqipe, për shkak edhe të gjuhës së huaj. Gjuha permes mesazheve mund edhe të keqkuptohet ndaj edhe shkrimi saktë i gjuhës është i rëndësishëm",-tha një nxënës.
"Ruajtja e gjuhës shqipe është vështirësuar në vitet e fundit, jo vetëm për shkak të shkurtimeve, përdorimit të emoj-it, por edhe për faktin e perdorimit të gjuhës angleze dhe përdorimin e gjërë të saj. Mendoj që gjuha jonë rrezikon",-shprehet një nga nxënëset.
"Kur përdorim gjuhë të huaj, shumë fjalë transformohen. Mendoj që konkurse të tilla janë të nevojshme. Edhe unë vetë përdor fjalë të huaja, edhe pse e di që nuk duhet, por mendoj që secili prej nesh të kontribuojë",-tregon një nxënës tjetër.
Konkursi i Gjuhës Shqipe në Shkodër është një nismë që organizohet prej vitesh dhe synon të forcojë lidhjen e nxënësve me gjuhën amtare, në një kohë kur komunikimi digjital po transformon shpejt mënyrat e të shprehurit dhe po sfidon standardin e gjuhës shqipe./CNA
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...