Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi ë...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët dhe sherbetit të ngrohtë, qëndron një histori që nisi në një kuzhinë shtëpie në vitin 1995.
Ishte gjyshja Hyri ajo që hodhi farën e parë të një tradite që sot mban emrin e saj. Fillimisht, bakllavaja përgatitej për miqtë, shoqet e koleget – një ëmbëlsirë e bërë me dorë, me përkushtim dhe dashuri.
Para dhjetë vitesh, bashkë me nipin e saj, familja vendosi ta kthente këtë pasion në biznes.
"Nisma ishte nga gjyshja e shtëpisë, Hyri. Ajo në fakt e kishte nisur si biznes që në vitin 1995 në shtëpi duke bërë bakllava për miqtë, shoqet, koleget e saj. Para 10 vitesh ajo së bashku me nipin e saj, tim shoq, hapën një pastiçeri që e quajtën pastiçeri tradicionale në fillim dhe bënë vetëm 4 produkte me dorë, tespixhe, bakllava, haxhimakulle dhe kadaif me kajmak. Ishin ëmbëlsira 'handmade', të bëra me dorë, nisnin në mëngjes e deri në orën 2:00 të drekës mbaroheshin. Para 4 vitesh, pas përfundimit të pandemisë, pamë që njerëzit nisën të reduktonin sheqerin, nuk donin më kallëpin e madh të bakllavasë, ndaj edhe ne vendosëm që të reformonim bakllavanë duke imituar pak a shumë edhe modelin turk të vogël. Dhe në këtë mënyrë vendosëm që t'i vinim edhe emrin e gjyshes 'Hyri Bakllava' sepse ajo e nisi si ide biznesi me shumë mund. Edhe pse gjyshja sot nuk jeton më, ende e kërkojnë klientët dorën e saj", tha Melani Cani, menaxhere "Hyri Bakllava".

Rruga nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ka pasur ulje-ngritje, madje edhe një shkëputje njëvjeçare kur familja u zhvendos në Spanjë. Por edhe në atë kohë, mesazhet në rrjete sociale nuk mungonin: “Kur po hapeni sërish?” “Duam një porosi!”. Prej tre muajsh, në ambientin e ri, klientela është rikthyer menjëherë, duke dëshmuar se besimi ndërtohet me vite.
Sot, përveç bakllavasë – ku ajo me pistakio mbetet “on top” – ofrohet një gamë e gjerë tortash dhe ëmbëlsirash të përgatitura nga fillimi deri në fund në laboratorin e tyre. Pa ngjyrues artificialë, pa kompromise me cilësinë. Madje, ngjyrat që përdoren janë artizanale, nga panxhari, boronica apo mjedra.
"10 vite kanë pasur uljet e ngritjet e veta, megjithatë ne kishim një shkëputje. 1 vit u zhvendosëm në Spanjë. Gjatë kësaj kohe na kërkonin në rrjete sociale, pse nuk jeni, duam një porosi etj. Ka rreth 3 muaj që e hapëm në këtë ambient të ri. Menduam që nuk do të na gjenin, por klientela u rikthye direkt. Perveç bakllavasë që dihet se është specialitet, kemi një gamë tortash të ndryshme. Ëmbëlsirat i kemi që nga fillimi, që nga kremi i pastiçerisë e deri në fund të përgatitura në laboratorin tonë. Pa ngjyrues, mendoj që më mirë një ushqim i shëndetshëm dhe cilësor. Me këtë po ambientohen edhe klientët. Kjo është linja që ne kemi vendosur ta mbajmë. Kemi nisur të fusim ngjyrues artizanalë me panxhar, boronicë, mjedër. Jemi munduar të fusim edhe 'brunch' sepse çdo ditë e më shumë ka të huaj. Ata vijnë në mëngjes e patjetër që nuk e nisin me bakllava. Duan diçka me kafen, ndaj kemi nisur tostat me avokado, salmon, vezë, rukola. Të huaj ka mjaft, ka spanjollë, ka izraelitë, anglezë etj."
Ëmbëlsira më e mirë është torta me arra – pa miell, vetëm arra të bluara, krem pastiçerie dhe gjalpë – e thjeshtë në përbërje, por më e shitura. Ndërsa më sfiduesja mbetet “Pink Velvet”, një tortë me disa procese përgatitjeje, ku keku realizohet me krem panxhari dhe pure mjedrash, e mbuluar me çokollatë cilësore.

"Bakllava me pistakio është gjithmonë 'on top', ndërsa nga nga të rejat preferohet torta me arra. Nuk ka miell hiç, është veç arra të bluara, krem pastiçerie, gjalpë. Është e thjeshtë, por më e shitura. Më e vështira për t'u bërë është torta 'pink velvet'. Është e vështirë sepse keku i saj bëhet nga kremi i panxharit, pure mjedrash dhe e veshur me çokollatë të mirë. Ka disa procese, ndaj vonon sepse duhet zier panxhari për ta bërë pure etj."
Kërkesat nuk mungojnë as nga Tirana e Durrësi, ku produktet dërgohen me postë, apo brenda Shkodrës me shërbim "delivery". Edhe pse transporti ndikon disi në freskinë e produktit, dëshira për shijen e “Hyri Bakllava” mbetet e lartë. Synimi është i qartë: ruajtja e standardit dhe zgjerimi në qytete të tjera.
"Kemi shumë kërkesa, sidomos Tiranë-Durrës, i dërgojmë me postë. Patjetër që me postë nuk është e njëjta ëmbëlsirë që merret këtu sepse ndikon rruga, etj., por kërkesat janë të larta. Po ashtu kemi 'delivery' në Shkodër. Ndaj nga këto kërkesa synojmë që përveç mbajtjes së standardit të zgjerohemi në qytete të tjera".
"Hyri Bakllava" nuk është thjesht një pastiçeri. Është një histori familjare, një trashëgimi shijeje, një emër që vazhdon...!/ CNA
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...