Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe reflektim, është sjellë për publikun pogradecar përmes komedisë “Dy dashuri dhe një veshkë”, e cila është ngjitur në skenën e Qendrës Kulturore të qytetit.
Nën regjinë e Guri Koços dhe me interpretimin e aktorëve Guri Koço, Alban Prodani, Adea Cale dhe Dhimitraq Tasellari, shfaqja ka arritur të ndërthurë në mënyrë të natyrshme elementët e komikes dhe tragjikes, duke prekur tema të ndjeshme të realitetit të përditshëm.
Në thelb të saj, vepra trajton jetën e dy personazheve që përballen me vështirësi ekonomike, por që mbeten të pasur në shpirt dhe në vlera.
Përmes situatave të thjeshta, por domethënëse, shfaqja sjell në vëmendje rëndësinë e miqësisë së vërtetë dhe sakrificës për tjetrin, duke e kthyer skenën në një pasqyrë të shoqërisë së sotme.
Regjisori dhe njëherazi aktori i shfaqjes, Guri Koço, thekson se vepra nuk mbështetet te humori i zi, por te balanca e hollë mes të qeshurës dhe dhimbjes.
“Komedia nuk ka humor të zi, ka një ndërthurje të jashtëzakonshme midis tragjikes dhe komikes, vetëm se kufiri mes këtyre gjinive është kaq i hollë sa ndonjëherë njerëzit ngatërrohen. Ne kemi punuar me shumë dëshirë prej rreth 2 muajsh”, u shpreh Koço.
Ai shton se në qendër të shfaqjes qëndron një mesazh i fortë për kohën në të cilën jetojmë.
“Shfaqja ka në qendër të saj himnin e miqësisë. Në kohën e sotme, ku gjithçka po shkon drejt degradimit, kjo vepër përpiqet t’u tërheqë vëmendjen njerëzve. Nuk është pasuria ajo që i bën njerëzit miq, por zemra e shpirti”, shtoi ai.
Për aktorin korçar Albano Prodani, kjo shfaqje ka qenë një eksperiencë e veçantë artistike dhe njerëzore, e ndërtuar mbi bashkëpunim dhe përkushtim.
“Mendoj që kemi bërë një shfaqje të bukur, kemi punuar me aktorët e tjerë dhe jemi ndjerë shumë mirë. Mezi pres të shkoj në Korçë për këtë shfaqje”, tha Prodani.
Ai ndalet edhe te raporti i tij me regjisorin, duke e cilësuar atë një bashkëpunim të ngushtë dhe frymëzues.
“Unë jam nxënës i Guri Koços dhe ai më ka marrë në punë në teatër; miqësia jonë është shumë e madhe. Guri punon shumë dhe kjo na bën shumë mirë, pavarësisht se mund të kemi ndonjë fjalë gjatë punës, por pranohen të gjitha”, u shpreh ai.
Ndërkohë, për aktoren Adea Cale, pjesëmarrja në këtë shfaqje përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik. Ajo vlerëson gjithashtu reagimin e publikut, i cili ka qenë mjaft pozitiv.
“Kjo është nata e dytë që ne dhamë komedinë në Pogradec. Dje ishte premiera dhe emocionet ishin më të mëdha. Publiku i Pogradecit e priti shumë mirë dhe ne jemi shumë të kënaqur me ta. Është privilegj i madh për mua që të jem në këtë kast aktorësh profesionist”, u shpreh aktorja.
“Dy dashuri dhe një veshkë” vjen si një reflektim i ndjerë mbi marrëdhëniet njerëzore, duke dëshmuar se edhe në kushte të vështira, vlerat si miqësia, solidariteti dhe dashuria mbeten thelbësore.
Shfaqja pritet të vijojë rrugëtimin e saj edhe në skenën e Korçës, duke sjellë për publikun jo vetëm të qeshura, por edhe mesazhe që ftojnë për reflektim mbi realitetin dhe raportet mes njerëzve. /CNA
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...