Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të ndryshojë mënyrën se si shqiptarët lexojnë libra në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht të mbështesë autorët vendas.
Libra24.al vjen si një librari online, ku lexuesit mund të blejnë libra në mënyrë të menjëhershme dhe t’i marrin ato në format elektronik, pa pritur ditë të tëra për transport.
Krijuesi i platformës, Florenc Duhanxhiu, shpjegon se përmes këtij shërbimi, çdo lexues mund të blejë libra me kartë krediti ose debiti dhe t’i shkarkojë direkt në email në format PDF. Sipas tij, kjo u jep mundësi shqiptarëve kudo në botë të kenë akses të menjëhershëm në librin shqip.
“Libra24.al është një platformë që funksionon si një librari online. Ju, lexuesit e librave shqip, mund të hyni dhe të blini librat tuaj direkt me kartë krediti ose debiti. Pas blerjes, libri vjen automatikisht në format PDF në email-in tuaj. Kjo do të thotë që nuk është më nevoja të prisni transportin disa ditor, dhe shqiptarët kudo që janë nëpër botë mund të lexojnë libra shqip",-tregon Duhanxhiu.
Por përveç lexuesve, platforma synon të sjellë një ndryshim të rëndësishëm edhe për vetë autorët. Çmimi i librave vendoset nga autorët, ndërsa të ardhurat nga shitjet shkojnë drejtpërdrejt tek ata, duke shmangur kostot e larta të printimit dhe shpërndarjes që shpesh reduktojnë fitimin e tyre.
"Çmimi i librave vendoset nga vetë autori. Vetë platforma ka në fokus edhe autorët, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve nuk janë vlerësuar sa duhet për punën e tyre. Kjo platformë i ndihmon autorët në shitjen e librave dhe në pjesën e marketingut, që do të thotë se të ardhurat nga libri shkojnë direkt tek autorët",-shprehet krijuesi i platformës.
Ideja për krijimin e Libra24.al lindi pas një bisede me një autor libri, i cili shprehu zhgënjimin për të ardhurat e ulëta dhe mungesën e transparencës në tregun e librit. Ndërtimi i platformës zgjati rreth 8 muaj dhe sot ajo ofron një sistem ku autorët mund të ndjekin shitjet dhe të kenë një pasqyrë të qartë mbi lexuesit e tyre.

"Ndërtimi i platformës ka zgjatur rreth 8 muaj. Ideja ka ardhur pasi kam konsumuar një kafe me një autor libri, i cili më tha se ishte shumë i zhgënjyer për të ardhurat që fitojnë. Duke qenë se një libër që mund të kushtojë 10 euro, 30% i merr libraria që e shet, pjesa tjetër shkon për printimin dhe distribuimin, dhe në fund një autor merr vetëm 1 euro nga shitja e një libri. Përveç kësaj, në fund të vitit ai nuk e ka të qartë se sa libra i janë shitur, sepse nuk ka një sistem gjurmimi dhe transparence për autorët shqiptarë. Pas këtij takimi nisa të mendoj se si teknologjia mund t’i ndihmojë autorët, të kenë transparencë të plotë, të ndjekin shitjet dhe të dinë se kush janë blerësit e librave të tyre",-thotë Duhanxhiu.
Kjo është platforma e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe tashmë ka nisur të tërheqë interesin e autorëve. Në katalogun e saj përfshihen libra për fëmijë, përfshirë edhe botime të dedikuara për fëmijët në spektrin autik, libra shkollorë, si dhe romane e poezi nga zhanre të ndryshme.
"Kjo është platforma e parë e këtij lloji shërbimi në Shqipëri. Jemi krenarë që e kemi ndërtuar dhe autorët e kanë përqafuar si ide. Shpresojmë që edhe lexuesit, kudo që janë, ta përdorin si platformë. Unë vetë kam mbaruar inxhinieri software, jam programues dhe kam agjencinë time në Korçë që ofron shërbime ndërtimi websitesh, aplikacionesh dhe sisteme për biznese. Këtë lloj sistemi ia kam dedikuar vetëm autorëve shqiptarë. Që nga librat për fëmijë, kemi një autor librash të dedikuar për fëmijët në spektrin autik. Më pas kemi libra shkollorë nga profesori Islam Alikaj, i cili është një nga profesorët më të mëdhenj në fushën e matematikës dhe krijimit të olimpiadave. Më pas vazhdojmë me romane, poezi dhe libra të zhanreve të ndryshme",-tha Duhanxhiu.

Me afrimin e sezonit veror, krijuesit e platformës ftojnë lexuesit që të shfrytëzojnë teknologjinë për të lexuar kudo që ndodhen, qoftë në telefon, tablet apo laptop, madje edhe buzë detit.
"Duke qenë se po vjen vera, do të sugjeroja të blini nga një libër dhe ta lexoni kudo që jeni, nga telefoni, tableti apo laptopi, ndoshta edhe buzë detit në këtë sezon turistik. Ftoj të gjithë lexuesit shqiptarë ta vizitojnë platformën tonë Libra24.al, të zgjedhin librat e tyre të preferuar dhe t’i aksesojnë direkt kudo që janë nëpër botë.Lexim të mbarë”-thekson Duhanxhiu.
Libra24.al synon të bëhet një urë lidhëse mes autorëve shqiptarë dhe lexuesve të tyre, duke sjellë më shumë akses, transparencë dhe mbështetje për librin shqip./CNA
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...