Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit kanë zgjedhur një mënyrë ndryshe për të promovuar leximin dhe për të thyer stereotipin se rinia nuk lexon. Nën moton “Rinia lexon”, Këshilli Rinor i qytetit ka organizuar një fushatë ndërgjegjësimi që sjell më pranë qytetarëve letërsinë pogradecare. Përfaqësuesi i Këshillit Rinor, Dorian Leka, shprehet se kjo iniciativë vjen çdo vit me forma të reja, ndërsa këtë herë fokusi është vendosur te përfshirja aktive e të rinjve dhe promovimi i autorëve vendas.
"Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, 'Rinia Lexon' është një moto aktiviteti i ndërmarrë nga këshilli rinor Pogradec. Në këtë datë, që është datë ndërkombëtare dhe kremton dëshirën, dashurinë që duhet të kemi për të lexuar librin, për autorët që shkruajnë, ne si këshill rinor e zhvillojmë çdo vit në një formë ndryshe. Këtë vit të rinjtë donin që të kishte një fushatë ndërgjegjësimi, por edhe për të thyer steriotipin që të rinjtë nuk lexojnë. Nuk është e vërtetë, të paktën të rinjtë që janë në Pogradec lexojnë”, është shprehur Leka.
Përmes kësaj nisme, të rinjtë kanë përzgjedhur 10 poetë pogradecarë, veprat e të cilëve i kanë recituar dhe i kanë bërë të aksesueshme për publikun përmes kodeve QR. Këto kode janë vendosur në 10 pika të frekuentuara të qytetit, duke krijuar kështu një itinerar letrar të hapur për këdo. Qytetarë, turistë dhe vetë të rinjtë mund të ndalen në këto stacione, të skanojnë kodet dhe të dëgjojnë interpretimet e poezive, duke e kthyer qytetin në një hapësirë kulturore interaktive.
"Nëpërmjet kësaj fushate, të rinjtë kanë sjellë një model interesant duke përcjellë letërsinë pogradecare, në recitimet e tyre origjinale. Janë 10 poetë të përzgjedhur nga vetë të rinjtë, të recituara e të ngarkuara në një link, të vendosura me një QR poste, do të jenë në 10 stacione letrare të qytetit dhe kushdo që kalon, një banor, turist, por edhe vetë të rinjtë sepse janë zgjedhur stacione të frekuentueshme nga qytetarët, mund të skanojnë QR Code dhe të dëgjojnë leximin e poezive nga të rinjtë”, është shprehur ai.
Kjo iniciativë synon jo vetëm të nxisë dashurinë për librin, por edhe të rrisë vëmendjen ndaj autorëve lokalë, të cilët, sipas të rinjve, meritojnë më shumë hapësirë edhe në sistemin arsimor. Nëpërmjet këtij aktiviteti, Këshilli Rinor i Pogradecit përcjell një mesazh të qartë: të rinjtë lexojnë dhe janë të gatshëm të promovojnë vlerat letrare të qytetit të tyre, duke i sjellë ato më pranë komunitetit në mënyra bashkëkohore.
"Ne mendojmë që kjo është një nismë interesante, mendojmë që do mbjellë te të rinjtë akoma më shumë dëshirën për letërsinë, sidomos atë pogradecare, dhe shpresojmë që të shërbejë si një apel për institucionet vendimmarrëse arsimore që ndoshta është momenti. Meqenëse kemi disa poetë, shkrimtarë që janë të mirënjohur nga zona e Pogradecit, pse jo, të përfshihen në kurrikulat arsimore, të paktën te lënda e letërsisë, në arsimin e mesëm e të lartë. Do të ishte shumë bukur”, ka thënë përfaqësuesi i Këshillit Rinor.
Në një kohë kur teknologjia shpesh shihet si larguese nga libri, të rinjtë e Pogradecit po dëshmojnë të kundërtën, duke e përdorur atë si një urë lidhëse mes lexuesit dhe letërsisë. Nisma të tilla jo vetëm që i japin një frymë të re promovimit të librit, por edhe tregojnë se kultura mund të përcillet me forma kreative, duke e mbajtur gjallë dhe pranë komunitetit. /CNA
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...