Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...

Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një veshkë” ka vijuar rrugëtimin e saj artistik në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ku është pritur me duartrokitje dhe reagime pozitive nga publiku artdashës.
Nën regjinë e Guri Koços dhe me interpretimin e aktorëve Guri Koço, Alban Prodani, Adea Cale dhe Dhimitraq Tasellari, shfaqja sjell në skenë një histori që ndërthur humorin me dramën e përditshmërisë, duke trajtuar me ndjeshmëri jetën e dy njerëzve të thjeshtë, të varfër në kushte, por të pasur në shpirt.
Në skenën e teatrit korçar, shfaqja ka marrë një dimension edhe më të veçantë, për vetë lidhjen e fortë të artistëve me këtë qytet dhe publikun e tij, i njohur për kulturën dhe kërkesën ndaj artit.

“U ndjeva shumë mirë. Këtu është gjithçka në perfeksion, salla, ndriçimi, njerëzit. Sigurisht që unë kam 50 vite që punoj këtu dhe të gjithë më ndihmuan, megjithëse kisha pretendime për njerëz që duhet të vinin më shumë.”
Regjisori vlerëson gjithashtu punën e bërë për realizimin e kësaj komedie, duke e konsideruar një nga projektet e tij më të arrira.
“Jo se e kam bërë unë shfaqjen dhe luaj rolin kryesor, por them se të tilla shfaqje rrallë vijnë në qytet. Shfaqja është shumë e mirë e madje them me modesti se kam punuar në mënyrë të jashtëzakonshme për 2 muaj. Ishte një shfaqje që nuk pushuan të qeshurat, nuk pushuan duartrokitjet. I falënderoj të gjithë që kanë ardhur dhe them se është një nga punët e mia më të mira.”

Nga ana tjetër, aktori korçar Alban Prodani shprehet se rikthimi në skenën e qytetit të tij ka një domethënie të veçantë dhe se mbështetja e publikut ka qenë e jashtëzakonshme.
“Kjo është një pyetje që s’ka nevojë të mendohesh shumë. Në qytetin tim unë ndihem gjithmonë mirë, sepse përveçse jemi miq me njëri-tjetrin, mua gjatë gjitha shfaqjeve që kam bërë këtu, them se publiku më përkrah jashtë mase.”
Prodani thekson se bashkëpunimi në këtë shfaqje ka qenë i suksesshëm dhe se publiku e ka mirëpritur.

“Korçarët janë ai publik që po u pëlqeve të përkrahin. Shfaqja ‘Dy dashuri dhe një veshkë’ me regji të Gurit… them se kaluam shumë mirë. Mendoj se nxorëm një shfaqje të bukur që publiku e priti shumë mirë. Ne këtë si shfaqje duhet ta japim edhe më tej dhe të mos e humbim. Vërtet jam shumë i lumtur.”
“Dy dashuri dhe një veshkë” vjen si një reflektim mbi vlerat njerëzore, miqësinë dhe sakrificën, duke dëshmuar se arti mbetet një nga mënyrat më të forta për të përcjellë mesazhe në shoqëri.
“Shiko, ne jemi miq prej 130 vjetësh. Partner më të mirë se Albano nuk do të kisha gjetur kurrë!”/ CNA
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...