"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e shijes dhe mikpritjes
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet çdo 10 maj, në Korçë u çel ekspozita “Udhëtim nëpër Ballkan te Arumunët e Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.
Aktiviteti u organizua nga Instituti Kulturor Rumun, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore “Arumunët e Shqipërisë”, dega Korçë, si dhe Qendrën Rumune të Informacionit. E hapur në Qendrën Kulturore pranë Kishës Arumune të Shën Sotirit, ekspozita sjell për publikun rreth 100 fotografi që pasqyrojnë historinë, gjuhën, traditat dhe identitetin e komuniteteve arumune në Ballkan.
Përmes kësaj ekspozite synohet ruajtja e kujtesës kulturore dhe forcimi i lidhjeve mes komuniteteve arumune në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, duke vënë në pah trashëgiminë e përbashkët të romanitetit ballkanik.
“Kjo ekspozitë, e organizuar në bashkëpunim me Institutin Kulturor Rumun, është shumë e rëndësishme për ne sepse sot, më 10 maj, shënohet Dita e Rumunëve të Ballkanit. Është një ditë e rëndësishme, e shpallur me ligj nga Parlamenti Rumun në vitin 2021, gjatë mandatit të ish-Presidentit të Rumanisë. Rumunët e Ballkanit, përfshirë arumunët, meglenorumunët dhe rumunët lindorë, e festojnë këtë ditë si simbol të lidhjes mes popullsive rumune të Jugut dhe Veriut”, shprehet Manuela Navaçi, Profesore pranë Akademisë së Shkencave të Rumanisë.
Kjo datë lidhet ngushtë me një moment historik për komunitetin arumun. Në vitin 1905, Sulltan Abdul Hamidi i Dytë njohu zyrtarisht rumunët e Ballkanit si një komunitet më vete, duke u dhënë të drejtën për të hapur shkolla dhe kisha në gjuhën e tyre, si dhe për të zgjedhur përfaqësues vendorë në zonat ku jetonin.
“Në vitin 1905, Sulltan Abdul Hamidi II nxori iradenë që njohu rumunët në Ballkan si një komunitet më vete. Përmes këtij akti, atyre iu dha e drejta të hapnin shkolla dhe kisha, si edhe të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre vendorë në komunitetet ku jetonin. Pikërisht për këtë arsye kjo ditë është shumë e rëndësishme për ne. Unë jam arumune dhe shpresojmë që, duke nisur nga ky moment, çdo vit, më 10 maj, kjo ditë të festohet edhe në Korçë”, shprehet Navaçi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët gjatë ditëve në vijim, duke ofruar një udhëtim të veçantë në historinë dhe kulturën e një prej komuniteteve më të hershme të Ballkanit. /CNA
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhje...
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në ...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...