web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e shijes dhe mikpritjes

8 Maj 2026, 13:23, Qyteti im CNA

Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vitit 1951, me ndërtimin e Kombinatit të Sheqerit “8 Nëntori”, ndërmarrja e parë e madhe e industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat më të rëndësishme të planit të parë 5-vjeçar.

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e

Për dekada me radhë, ky kombinat ishte zemra ekonomike e qytetit, duke siguruar punësim, zhvillim dhe gjallëri për të gjithë zonën. Krahas tij, Maliqi njohu një rritje të ndjeshme urbane e sociale, me ndërtimin e shkollave, qendrave kulturore, institucioneve shëndetësore dhe objekteve sportive që i dhanë qytetit identitet dhe perspektivë.

Por mbyllja e kombinatit në vitin 1995 shënoi një kthesë të fortë për Maliqin. Qindra familje mbetën pa të ardhura, aktiviteti ekonomik u zbeh dhe qyteti humbi rolin e tij si një nga qendrat më të rëndësishme industriale të juglindjes. Për vite me radhë, Maliqi mbeti në heshtje, duke u kthyer më shumë në një pikë kalimi sesa në një destinacion zhvillimi.

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e

Megjithatë, vitet e fundit, një frymë e re ka nisur të rikthejë shpresën. Investimi mjaft i rëndësishëm i "Rozafa Fish City" në Maliq, i ka hapur rrugë një kapitulli të ri për zonën. Ky destinacion ka sjellë jo vetëm mundësi të reja punësimi për banorët, por ka kthyer vëmendjen drejt potencialit turistik dhe ekonomik që mbart kjo trevë. Me natyrën, qetësinë, kulinarinë dhe standardet bashkëkohore të shërbimit, "Rozafa Fish City" është kthyer në një pikë referimi për vizitorët vendas dhe të huaj, duke i dhënë Maliqit një tjetër identitet, atë të një zone në rilindje, ku tradita ndërthuret me zhvillimin modern dhe ku po hapet rruga për një të ardhme më premtuese.

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e

CNA TV sjell një reportazh të veçantë nga ky ambient unik, ku ndërthuren gastronomia moderne, natyra, qetësia dhe mikpritja. Përmes bisedës me menaxheren Nora Llapushi, do të mësoni më shumë për këtë kompleks ku çdo gjë është e kuruar deri në detaj dhe shijen e prodhimeve të detit nuk e gjen askund tjetër.

Prej tri vitesh e gjysmë, "Rozafa Fish City" ka krijuar një identitet të fortë në juglindje, duke sjellë për herë të parë kulturën e produkteve të detit në një zonë që tradicionalisht nuk ka qenë e lidhur me këtë lloj kuzhine. Përtej shijes, ajo që bie menjëherë në sy është infrastruktura e menduar deri në detaj. Kompleksi përfshin sallën kryesore, sallën private për evente dhe ambientin relaksues të Bar “Moska”, që gjatë sezonit veror kthehet në një nga hapësirat më të frekuentuara për pushim dhe çlodhje.

“Ne kemi 3 vite e gjysmë këtu. Për ambientet, kemi sallën aktuale dhe sallën private, po ashtu edhe Bar Moskën, që e hapim çdo sezon të verës. Në sallën ku ndodhemi tani janë në total 43 tavolina dhe, siç i shihni, janë tavolina të mëdha, me një kapacitet prej 350 deri në 400 personash”,-tregon menaxherja. 

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e

Një nga pikat më të veçanta të kompleksit mbetet salla private, një hapësirë e krijuar për ata që kërkojnë komoditet dhe privatësi. Këtu organizohen fejesa, ditëlindje dhe evente të ndryshme familjare, në një ambient ku çdo detaj është menduar për t’i ofruar klientit rehati maksimale.

“Në sallën private ne bëjmë evente të ndryshme, për vetë arsyen se është çdo gjë private në realitet. Njerëzit ndihen shumë komodë, qoftë edhe me fëmijët e vegjël, për t’u argëtuar e për të luajtur. Në këtë sallë bëjmë edhe fejesa të vogla, ditëlindje pa fund dhe ndihem vërtet e kënaqur që njerëzit vërtet kënaqen këtu. Këtu është privatësi totale”,-u shpreh menaxherja. 

Sfidë më vete ka qenë afrimi i klientëve me produktet e detit, në një zonë ku kjo traditë mungonte. Por sot, falë cilësisë dhe përkushtimit, klientët jo vetëm që janë ambientuar me këtë lloj kuzhine, por rikthehen vazhdimisht.

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e

“Ju e vini në dyshim që shefi ynë Gjergj Luca të mos bëjë gjëra me detaje? 'Rozafa Fish City' në Maliq ka shumë gjëra të veçanta dhe s’di nga t’ia filloj. Ndihem vërtet shumë mirë kur klientët vijnë, na rikthehen, kënaqen pa fund. Kjo është kënaqësia jonë, më tepër sidomos për zonën e Maliqit, që nuk ka qenë asnjëherë zonë e prodhimeve të detit. Fillimisht ka qenë pak e vështirë për t’i ambientuar klientët me këto prodhime, jo se nuk i dinin, por të mësoheshin me produktet tona. Tani ndihem shumë mirë sepse i shijojnë këto produkte e, në fakt, janë për t’u shijuar”,-thotë ajo. 

"Rozafa Fish City" frekuentohet çdo ditë nga vizitorë të shumtë. Përveç klientëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, një numër i madh vizitorësh vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Greqia, por edhe më gjerë. Në shumë raste, fluksi është aq i madh, sa klientët presin me orë të tëra për të siguruar një tavolinë.

“Vizitorët nga Shqipëria janë nga çdo qytet, 'Rozafa' është shumë e frekuentuar prej tyre. Kemi pjesën e Maqedonisë, prej Shkupit e Preshevës, kemi nga Kosova e nga Greqia. Maqedonia është e pandalur, gjatë gjithë javës, jo vetëm në fundjavë. Ndonjëherë ndihem keq kur rrinë e presin radhën me orë të tëra, por është kënaqësi që nuk largohen për të drekuar apo darkuar këtu te ne”,-shprehet menaxherja. 

Përshtypjet e klientëve mbeten motivimi më i madh për stafin. Mirënjohja dhe rikthimi i tyre i vazhdueshëm janë dëshmia më e mirë e suksesit të këtij destinacioni.

“Përshtypjet e klientëve më kënaqin sepse është një realitet, sepse 'Rozafa' këtu ka bërë një mrekulli në këtë vend. Unë nuk jam nga Maliqi, por e di si ka qenë ky vend dhe si është bërë, lulëzon. Klientët e shohin ndryshimin sapo hyjnë në portat kryesore deri në përfundim të qëndrimit të tyre këtu. Madje, edhe në fluks pune klientët nuk largohen pa përshëndetur dhe pa thënë faleminderit për gjithçka. Të mos kënaqesh këtu nuk ndodh, sepse këtu nuk mungon asgjë. Përkushtimi dhe çdo gjë është perfekte”,-tregon më tej ajo. 

Menuja e pasur është një tjetër arsye që i bën klientët të rikthehen. Nga peshku i freskët dhe frutat e detit, te pastat, zgara e deri te produktet e mishit, çdo shije gjen vendin e saj në këtë destinacion gastronomik.

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e

Një ndër produktet më të kërkuara mbetet sushi, i cili ka surprizuar jo pak klientë.

“Klientët janë shumë të kënaqur me sushin. Ky produkt është shumë i preferuar. Shpeshherë e diskutojmë këtë produkt me njerëzit që e konsumojnë dhe më thonë se si ka mundësi që sushi këtu në Maliq është kaq perfekt. Po të kesh përkushtimin ndaj punës, produktet janë të freskëta dhe normalisht që çdo gjë del e mirë.”

Oferta gastronomike pasurohet vazhdimisht me produkte të reja.

“Kemi një shumëllojshmëri prodhimesh. Njerëzit vijnë, rivijnë dhe kërkojnë të provojnë të gjitha llojet e produkteve tona. Nuk ia gjejmë fundin dot asnjëherë, sepse çdo ditë vijnë edhe produkte të reja, peshq të ndryshëm. Klientët janë shumë kërkues ndaj peshkut, sidomos për atë të detit, sepse e njohin shumë mirë dhe unë e kam kënaqësi ta shërbej atë peshk, sepse është vërtet për t’u shijuar. Kemi edhe shumë lloje produktesh të tjera si pastat, të skuqurat dhe pjesa e skarës. Ndërkohë, ne kemi shtuar edhe dy produkte të tjera mishi, bërxollën e viçit dhe fileton e viçit. I kemi shtuar për vetë arsyen sepse ka njerëz që nuk i konsumojnë fare frutat e detit dhe peshkun. Klientët kërkojnë të provojnë shumëllojshmërinë e produkteve që kemi ne te ‘Rozafa’.”

Përtej restorantit, gjatë verës një tjetër atraksion është Bar “Moska”, një ambient që ndërthur natyrën, qetësinë dhe relaksin.

"Rozafa Fish City" në zemër të Maliqit/ Mrekullia e

“Te kafe ‘Moska’ kemi ambientin e barit, për kafe, pije të ndryshme dhe akulloret me shije që ne i përgatisim vetë. Kemi krijuar mundësinë që gjatë sezonit të verës njerëzit, qoftë edhe në pritje të restorantit, të ulen, të pinë një kafe apo të hanë një akullore gjatë verës. Këtu është një ambient relaksues. Ne për pak e hapim kafe ‘Moska’ dhe e mbajmë deri në kohën që freskohet. Është një vend qetësues, çlodhës, i bën refresh trurit me këtë natyrë e me këtë bukuri. Kjo është ajo që ofron kafe ‘Moska’.”

Sot, "Rozafa Fish City" është një histori suksesi, një transformim i vërtetë për Maliqin dhe një model se si vizioni, përkushtimi dhe cilësia mund të krijojnë një destinacion që tërheq vizitorë nga çdo cep. Ky destinacion përfaqëson jo vetëm një pikë takimi për adhuruesit e gastronomisë, por edhe një hapësirë ku çdo vizitor përjeton mikpritjen, cilësinë dhe atmosferën që e bëjnë të rikthehet sërish. Nga një ide ambicioze, "Rozafa Fish City" është shndërruar në një simbol të zhvillimit lokal, duke i dhënë Maliqit një tjetër identitet dhe duke e vendosur atë në hartën e turizmit gastronomik shqiptar./CNA 





Lajmet e fundit nga