Kryedemokrati i doli në mbrojtje/ Balla-Shehajt: Dil e sqaroje vetë çështjen e vilës, mos nxirr Saliun
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe promovuese, duke mbledhur përfaqësues të pushtetit vendor, institucioneve qendrore, operatorë turistikë dhe vizitorë nga vendi e rajoni.
Në ceremoninë e organizuar në qytetin liqenor morën pjesë kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, si dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Qyra vlerësoi bashkëpunimin mes dy qyteteve që ndajnë liqenin e Ohrit dhe theksoi rëndësinë e lehtësimit të lëvizjes ndërkufitare.
“Kënaqësi që jam këtu me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit. Sigurisht ju përgëzoj dhe dëshiroj që ky vit të jetë një vit i mbarë në turizëm dhe shpresoj që bashkëpunimi ynë do të sjellë më shumë fryte. Kemi diskutuar për një linjë të përbashkët ujore, por edhe për lehtësimin e procedurave në kufi, pasi vonesat pengojnë lëvizjen mes Pogradecit dhe Strugës. Do të vazhdojmë bisedimet me autoritetet përkatëse që ky problem të marrë zgjidhje. Ne jemi shumë afër, por shpesh dukemi sikur jemi larg. Nëse punojmë së bashku, do të afrohemi edhe më shumë”,-tha Qyra.
Edhe kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, u shpreh optimist për sezonin turistik, duke nënvizuar investimet e kryera dhe projektet që synojnë ta bëjnë qytetin më tërheqës për vizitorët.

“Jemi gati për një turizëm edhe më të mirë se në vitet e kaluara. Prej disa muajsh kemi punuar për përgatitjen e sezonit, ndërsa aktivitetet e kësaj dite zgjasin deri në mesnatë. Një objektiv i përbashkët me Strugën mbetet lundrimi i lirë në liqen dhe besoj se jemi pranë realizimit të tij. Gjithashtu, sot pamë një demonstrim me hidroplan, një projekt që mund të shërbejë si një atraksion i ri turistik dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të qytetit”,-theksoi Xhakolli.
Ministri Gonxhja u shpreh se tha se Pogradeci ka potencial të madh turistik, por ka ende nevojë për më shumë investime dhe koordinim ndërmjet institucioneve dhe aktorëve të tregut.
“Pogradeci ka nevojë për më shumë mbështetje dhe investime. Ka projekte që janë drejt përfundimit dhe të tjera që do të nisin. Një pjesë e sfidave lidhen edhe me statusin e zonës së mbrojtur nga UNESCO, që kërkon kujdes të veçantë në çdo ndërhyrje. Potenciali i qytetit është shumë më i madh se përfitimet që gjenerohen aktualisht nga turizmi dhe për këtë arsye duhet të punojmë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të mirëplanifikuar”,-u shpreh ministri.

Pjesë e aktiviteteve të çeljes së sezonit ishte edhe promovimi i kulinarisë lokale. Nxënësit e shkollës profesionale “Enver Qiraxhi” prezantuan gatime tradicionale dhe moderne, të përgatitura në kuadër të formimit të tyre profesional.
“Nxënësit e degës Hoteleri-Turizëm kanë prezantuar gatime tradicionale pogradecare, por edhe elementë të kuzhinës moderne. Kjo bëhet për të promovuar kulinarinë vendase dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve turistike. Kërkesat për punësimin e nxënësve tanë janë shumë të larta, madje më të mëdha se mundësitë që kemi aktualisht për t’i përmbushur”,-tha Manushaqe Malçellari.
Në stendat e kulinarisë morën pjesë edhe bizneset lokale, të cilat prezantuan produkte tipike të zonës, me fokus të veçantë tek korani i liqenit.

“Kemi sjellë disa gatime të ndryshme si tartar korani, fileto korani dhe sushi me koran. Po mundohemi të ndërthurim traditën me modernen. Vizitorët i pëlqejnë të dyja dhe numri i turistëve, veçanërisht të huajve, po rritet nga viti në vit. Korani mbetet simboli kryesor i kuzhinës pogradecare dhe besoj se do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen”,-tha Kliton Rika nga restoranti “The Change”.
Me projekte të reja infrastrukturore, ide për lidhje më të forta me Strugën dhe përpjekje për të diversifikuar ofertën turistike, Pogradeci synon të tërheqë më shumë vizitorë gjatë këtij sezoni, duke e shndërruar potencialin e vet natyror, kulturor dhe kulinar në një motor më të fortë zhvillimi ekonomik./CNA
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhje...
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në ...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...