Ka diçka që nuk shkon thellësisht në këtë vend
Sot motra ime mori pensionin e muajit, një pension invalid...

Në politikë, por jo vetëm, është bërë zakon që arroganca të shitet si forcë dhe skuthllëku si zgjuarsi.
Njëri ngre zërin, përbuz kundërshtarin, sillet si pronar i së vërtetës dhe pret të quhet lider.
Tjetri dredhon, bën pazare në errësirë, shmang përgjegjësinë, fshihet pas formulave dhe llogarit çdo hap vetëm për interesin e vet, e pret të quhet i zoti.
Në të vërtetë, as njëri e as tjetri nuk kanë lidhje me lidershipin.
Arroganca është ves pushteti, sidomos kur pushteti zgjat aq shumë sa nis e ngatërron veten me shtetin. Është ajo gjendje kur qeverisja nuk e sheh më qytetarin si sovran; kur kritika trajtohet si bezdi, protesta si problem rendi, kundërshtari si armik personal dhe çdo institucion si vegël që duhet të bindet.
Arroganca është kur pushteti nuk kërkon më të bindë, por të poshtërojë. Kur nuk shpjegon, por përqesh. Kur nuk përgjigjet, por sulmon. Kur nuk qeveris, por sillet sikur ka marrë vendin me tapi.
Kur ka maninë për ta paraqitur çdo kundërshtim si komplot, çdo revoltë si manipulim dhe çdo zemërim publik si padije.
Arroganca është shpesh strehë e pasigurisë. Njeriu që nuk bind dot me argument, përpiqet të imponojë me ton dhe me batuta.
Ai që nuk frymëzon dot me ide, kërkon të sundojë me frikë. Ai që nuk fiton respekt, kërkon nënshtrim.
Nënshtrimi nuk është respekt dhe frika nuk është autoritet. Një lider nuk ka nevojë të ulë të tjerët për t’u dukur më i madh. Nuk ka nevojë të bëjë teatër force sa herë që i lëkundet pushteti. Lidershipi matet me sa mban përgjegjësi, me sa drejt dëgjon dhe me sa ndershmëri përballet me të vërtetën, sidomos kur ajo e dëmton.
Po aq i rrezikshëm është edhe skuthllëku, që në vendin tonë shpesh i vihet vula e “mençurisë”.
Ai lloj opozitarizmi që nuk ka as kurajën e përballjes, as pastërtinë e një qëndrimi.
Skuthi nuk ndërton, gërryen. Nuk del përballë, por vjen anash. Nuk mban fjalë, por lë shteg. Nuk mbron parime, por interesa vetjake.
Sot është me ty, nesër kundër teje, pasnesër thotë se s’ka qenë kurrë askund. Që sot thërret “regjim”, nesër negocion për hallin e vet, pasnesër hipën në podiumin e protestës si shpëtimtar dhe në darkë numëron mandatet, pazaret dhe radhën e kamerave. Skuthi politik nuk është strateg. Është parazit i krizës. Jeton nga turbullira, ushqehet me paqartësi dhe lulëzon aty ku njerëzit janë të zemëruar, por jo të organizuar. Skuthllëku është teknika e atyre që duan përfitimin pa koston, pushtetin pa përgjegjësinë.
Është mënyra më e sigurt për të kalbur besimin publik, sepse qytetari mund të falë gabimin, por vështirë se fal mashtrimin e llogaritur.
Që sot thërret “regjim”, nesër negocion për hallin e vet, pasnesër hipën në podiumin e protestës si shpëtimtar dhe në darkë numëron mandatet, pazaret dhe radhën e kamerave. Skuthi politik nuk është strateg. Është parazit i krizës. Jeton nga turbullira, ushqehet me paqartësi dhe lulëzon aty ku njerëzit janë të zemëruar, por jo të organizuar.
Në Shqipërinë e 2026-s, skuthllëku politik është bërë pothuaj institucion. E sheh te ata që për vite kanë qenë pjesë e sistemit dhe papritur zgjohen si revolucionarë, pa dhënë asnjë shpjegim për rolin e tyre në krijimin e llumit që sot denoncojnë. E sheh te deputeti që paradite mallkon parlamentin si farsë, ndërsa pasdite vrapon të ruajë karrigen e vet brenda asaj farse. E sheh te opozitari që e shet veten si zëri i rrugës, por ka frikë nga një protestë që del jashtë kontrollit të partisë së vet. E sheh te të gjithë ata që nuk duan ta rrëzojnë sistemin, por thjesht të zëvendësojnë rojën te dera e tij.
Shoqëritë e lodhura nga kriza, nga varfëria morale dhe nga mungesa e institucioneve të forta, si kjo jona kanë prirje t’i ngatërrojnë këto dy vese me virtyte.
Arrogantin e marrin për të fortë, sepse bërtet. Skuthin e marrin për të zgjuar, sepse ia hedh. Por një shoqëri që adhuron arrogancën dhe duartroket skuthllëkun, në fund prodhon pushtetarë që sillen si padronë dhe opozitarë që sillen si tregtarë.
Dhe pastaj revoltohet në kafene e sallonin e shtëpisë pse politika nuk është shërbim, por me pazar; pse debati nuk ngjan me përballje idesh, por me duel egosh; pse institucionet nuk prodhojnë besim, por cinizëm, zhgënjim dhe grabitje.
Lidershipi i vërtetë është krejtësisht tjetër gjë.
Është aftësia për të mbajtur peshën e vendimit pa u dehur nga pushteti. Është guximi për të thënë të vërteta të pakëndshme edhe kur kushtojnë. Është aftësia për të mos e trajtuar kundërshtarin si armik, por si pjesë të domosdoshme të një rendi demokratik. Është forca për të mos u fshehur pas dredhive, por për të dalë me emër, me qëndrim dhe me përgjegjësi.
Prandaj duhet thënë qartë: as arroganca dhe as skuthllëku nuk janë lidership. E para është karikaturë e tij dhe forma më e shëmtuar e një pushteti që ka humbur kontaktin me realitetin. E dyta është forma më e ulët e oportunizmit dhe e mbijetesës së atyre që duan pushtet pa moral, pa kosto dhe pa përgjegjësi.
Njëri e helmon hapur klimën publike, tjetri fshehurazi.
Njëri të sheh në sy dhe të përqesh. Tjetri të buzëqesh dhe të shet.
Të dy bashkë janë arsyeja pse Shqipëria endet ende mes lodhjes, zemërimit dhe mosbesimit.
Por lidershipi nuk janë as ata që sillen sikur mjafton ta urresh kastën për t’u bërë automatikisht alternativë ndaj saj.
Jo! Në politikë, vakumi nuk mbushet me moralizëm të përgjithshëm, por me peshë. Me njerëz që dinë jo vetëm të denoncojnë, por të mbajnë përgjegjësi. Jo vetëm të ndezin turmën, por ta drejtojnë atë drejt një qëllimi. Jo vetëm të prodhojnë parulla, por të imponojnë kushte. Përndryshe, edhe revolta më e drejtë degradohet në festival zemërimi ku të vjetrit mbijetojnë, sepse të rinjtë nuk arrijnë të bëhen ende rrezik real.
Një vend normal nuk ka nevojë as për udhëheqës ulërimtarë, as për minj korridoresh e parazitë moçalesh.
As për ata që pretandojnë se nuk mbajnë erën e mykut të tranzicionit, që godasin kastën e vjetër, por jo domosdoshmërisht mekanizmin e saj.
Ka nevojë për njerëz që dinë të mbajnë fjalën, peshën e përgjegjësisë dhe të dallojnë e respektojnë kufirin mes forcës dhe tolerancës, mes zgjuarsisë dhe poshtërsisë.
Pikërisht aty fillon lidershipi.
Sot motra ime mori pensionin e muajit, një pension invalid...
Edi Rama nuk po rreket të fitojë ndaj protestës, por ndaj ...
Le ta themi troç, sepse shqiptarët janë lodhur nga analiza...
Nuk e mohoj që si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore ’90 t...
Çdo lëvizje e madhe qytetare zhvillon dy beteja paralele. ...
Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, E...
Në filozofinë politike, por edhe në mendimin islam, gjejmë...
Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqipta...
Ka ardhur duke u shtuar në Shqipëri një kategori pronarësh...
Në ditën e 22-të të protestës, mes shumë pikëpyetjesh, dilem...
Në ditët e tij më të mira, në agun e demokracisë, emri i t...
Nuk e dëgjoj podcast-in e Kryeministrit. As nuk më ka mund...
Pamjet e rrokullisjes së një kontejneri në Gjirin e Kakome...
Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë: ...
Rrjetet sociale kanë qënë kali i betejës së k/ministrit to...
"Vox populi, vox Dei, thënë shqip "Zëri i popullit është z...
Për çdo kastë politike vjen një çast që humbet kontaktin m...
Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e ...
Edi Rama foli sot përsëri para deputetëve të tij të ngratë...
Historia e shndërruar në legjendë e 3 motrave që mbajtën n...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...