web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama vizitë në Vlorë/ Finalizohet marrëveshja për prodhimin e anijeve në Pashaliman

30 Qershor 2026, 11:38, Politikë CNA

Rama vizitë në Vlorë/ Finalizohet marrëveshja për

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Vlorë ku po zhvillon një vizitë në Orikum.

Raportohet se në kantierin detar të Pashalimanit është finalizuar marrëveshja mes KAYO dhe Fincantier për prodhimin e anijeve luftarake në Shqipëri.

Ndërkohë marrëveshja parashikon që Shqipëria të prodhojë në bazën e Pashalimanit mjete lundruese, fillimisht për nevojat e Forcave të Armatosura dhe më pas për shtetet e tjera.

Gjithashtu sipas raportimeve, pas finalizimit të kësaj marrëveshjeje, pritet që në shtator të ndryshojë në total baza e Pashalimanit.

Më herët në daljet e tij, kreu i qeverisë është shprehur se kjo marrëveshje nuk është vetëm një investim i ri, por edhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune. /CNA





Lajmet e fundit nga